Sevdail Hyseni: Kur satira fryn qirinjtë

21h më parë

Sevdail Hyseni


Satirike


Kur satira fryn qirinjtë


(Për ditëlindjen e satirikut Skënder Demolli)


Sot, nuk është ditëlindje e zakonshme,

edhe qirinjtë kanë hyrë në solemnitet,

sepse s’dinë a duhet të ndriçojnë tortën

apo rrugëtimin e një satiriku të vërtetë.


Skënder Demolli ka bërë që buzëqeshjet

edhe ato të mbajnë syzet me ngjyra.

Sa më larg t’i dallojnë ato në sipërfaqe,

të shohin më mirë ku fshihet marrëzira.


Karikaturistët vizatojnë hundë të gjata,

por Skënderi ua zgjat edhe ndërgjegjen.

Disa qeshin, disa skuqen, disa betohen,

se nuk janë të mishërohen me të keqen.


Në Revistën "HiTHi" ai është redaktor,

njëkohësisht edhe doganieri i humorit:

s’lejon të kalojnë shakatë pa pasaportë

as budallallëk pa vulën e satirës së fortë.


Fabulat e tij i kanë stërlodhur kafshët.

Dhelpra ankohet: -"Na la pa profesion!"

Ujku thotë: -"Po na merr bukën e gojës!"

-"Pse unë personazh?-Gomari proteston!


Skënderi nuk i numëron vitet, por satirat

që ende presin të dalin nga dorëshkrimi.

Sa herë shtohet absurditeti, atij i fabula,

e sa herë pjell premtimi, i mbin tregimi.


Gëzuar ditëlindjen, mjeshtër i humorit!

T’u bëfshin vitet sa premtimet zgjedhore,

me shëndet, penë të mprehtë e mendjen top

dhe buzëqeshjen që nuk plaket kurrë, prore!


(Karikatura marrë nga interneti)