Përparim Hysi: Katër "Ditët e kiametit" të BIDO AJAZIT
Katër "Ditët e kiametit" të BIDO AJAZIT

Nga
Përparim Hysi
Me
Bido Ajazin kemi mbaruar shkollën e
mesne mesviteve '50-të të shekullit
tjetër. Kemi qenë konviktorë dhe,si të thuash,kemi ngrënë nga një thes me kripë
bashkë. Dualëm në jetë dhe,sado në
rrethe të ndryshme, miqësinë e ruajtëm dhe e kemi gjallë dhe sot e kësaj
dite. Tani i kemi kaluar të tetëdhjetat
dhe,kur dolëm në pension (mosha e mësuesëve për meshkujt qe 55-vjeç dhe për
femrat 50-vjeç) qëlloi që të dy me familje zumë Tiranën. Pak nga pak,u vumë në
kërkim dhe gjetëm dhe tri-katër të tjerë që kishin ardhur në Tiranë. Sado që
arritëm të takoheshim së pari,pak nga pak,dikujt i priu rrisku i keq dhe u nda
nga jeta dhe dikush tjetër,për arsye"hiçe",nuk u bë më i gjallë dhe
shkoi e vajti. Se mosha bën të sajën dhe pret me gërshërë reshperi. Dikujt
tensioni ia ka veshur dy këmbët në një këpucë,dikush (këtu përfshihet dhe
zotëria ime) ka bërë nja "dy vdekje klinike" dhe"harro mushkë
VALARENË/se ALI PASHANË e prenë." Po mjaft me sofizma e aluzione. Të dalim
nga deti me aluzione në sterenë ku u
takova me BIDO AJAZIN dhe Katër"Ditët e kiametit" të tij.
*
U
takuam tek "Taivani" dhe,ngaqë gjuha vete atje ku dhëmb
dhëmballa",fillova ta pyesja për një nga bashkëshokët tanë. Më dha një
lajm të keq:Ishte ndarë nga jeta M.B. dhe vazhdoi:
Jorgon
nga HIMARA a e mban mend?
Si
nuk e mbaj,- i thashë. Ai,më duket.me sa
mbaj mend,u martua me ZOICËN,e vetmja konviktore në klasën tonë.
Dhe
qe e bukur. Niaziu që i haheshn më shumë kumbullat për të,një ditë i tha:-Ti
nuk je ZOICA,po GRETA GARBO!!!
BIDO
AJAZI nuk e mbajti të qeshurit dhe shtoi:-Qe apo nuk qe GRETA GARBO, po,në u
nis për NIAZINË sosi tek JORGUA nga Himara. Banojnë afër shkollës së Baletit
dhe,ngaqë jam afër tyre, shkëmbjemë edhe ndonjë kafe ata si çift dhe unë i
vetëm,se imeshoqe vuan nga këmbët e nuk shkon deri atje.
Dje
ZOICËN e gjeta tek një kafe pranë"Liceut ArtistiK". Qe ulur me një
shoqe. U afrova,i përshëndeta dhe,sa do pyesja për Jorgon,Zoica (ajo gjithmonë
brisk ka qenë nga goja) më tha:-Po ti hajde ulu,se nuk të hamë.Vjen apo nuk
vjen JORGOJA,punë e madhe,ne kafeja të na bëjë mirë! U ula dhe,pa zënë vend
mirë,ZOICA më prezantoi "shoqen":kjo është vjehrra ime,mamaja e
JORGOS për të cilin ty,të digjen bajgat.Dhe,ndërsa Zoica e çoi buzën vesh më
vesh,vjehrra nuk foli.
E
shikova me një sy,sikur do t'i merrja masën për t'i qepur një kostum dhe,pa folur
fare,u mbyta nga të qeshurit.
Ore,-
më tha ZOICA,- mos je dehur pa pirë që u shkërrmoqe me të qeshur?
Vjehrrra,të
më falë,por m'u kujtua një ngjarje,andej nga ana jonë ( ti e di që unë jam nga
Skrapari,i thashë ZOICËS).
Hë,po
ç'lidhje ka me ne?
ZOICA,e
di pse qesha? Mend u hodha përpjetë,kur më the kjo ështëVJEHRRA.Aty për aty,u
ndryshova vendet:vjehrra ti dhe nusja-vjehrra! Dhe për të mborjtur veten
time,tregova pse qesha.
-Kishte
ardhur krushku me dhëndërrin tek një lagja jonë për të marrë nusen. Gratë dalin
dhe mundohen të ngrejnë ndonjë këngë shpotitëse për krushqit. U hedhin një sy
të ardhurëve dhe,siç vënë re,krushku qe i mbajtur goxha,kurse dhëndërrin e kish vrarë keqas
puna. Kaq qe dhe ia thanë këngës:"Atje poshtë tek larushku/më i madh
dhëndrri se krushku!!! ZOICA,sado e
sëkëlldisur,nuk e mbajti të qeshurit. Vjehrra nuk u ndje fare,por dhe unë u
pendova që krijova atë situatë qesharake.
Pimë kafet dhe u ndamë. Vjehrra,të them të drejtën,sikur ma shtrëngoi
dorën pak fort.
*
Ka qenë ditë e mërkurë. Një javë pas kafes me
vjehrrën dhe,meqë po shkoja tek shkolla e Baletit, thashë po trokas tek JORGOJA
për kafe (atëherë nuk kish celular) dhe,sa trokita,dera u hap. -Është JORGUA?-
pyeta.
-JORGUA
nuk është,po është JORGJICA,-foli vjehrra. Tani i mora vesh dhe emrin. U futa dhe pashë që Vjehrra i vuri
shulin derës dhe m'u drejtua:- Ç'qenë ato"popla" që vërvite atë ditë?
Si më more erzin para nuses,sikur të njiheshim prej kohësh?
-Kini të
drejtë,ZONJË,por e kam huq,nuk më rrihet pa folur.E zbraz bamp dhe të
dalë ku të dalë. Aha,- më tha,- i ke bërë hesapet,pa e pyetur hanxhinë. Unë po rrija si pulë e lagur. Ajo nuk e
zgjati shumë,por tha:-JORGUA dhe ZOICA sot u nisën për në HIMARË dhe vijnë
ditën e shtunë. Ti,zoti "krushk", tregoi kësaj"nuses" që të
bëri për të qeshur se sa i zoti je. Dhe sakaq,hapi derën e dhomës së gjumit
dhe,duke qeshur e pëqeshur,njëherësh,shpotiti:"Zoti "krushk" ja
tek është"nusja". -Zhvishu kollopan!-urdhëroi. Dhe ashtu si prifti që
kërceu nga belaja,unë fillova atë "betejë dashurie". Në
krevat,"nusja" më kish "avaze të rënda". Aq më tepër që,sado
që i shoqi kish 10-vjet që ish ndarë nga jeta,ajo mbahej aq mirë,sa,po të marrë
hua një peizazh nga fshati,dukej si një"tokë e papunuar". Dalldiste
gjatë seksit dhe,për të mos më lënë gjurmë të tradhtisë, më kërkoi gjuhën.
Nxorra gjuhën,por desh pagova për një thelë,një pelë.Ma kafshoi aq fortë, sa
thashë mos ma këputi.Kur mbaruam,më tha:-Sot është dita e
parë."Dëmin" që bëre do ta paguash për katër ditë me radhë. Nëse nuk
vjen qoftë edhe një ditë,ta dish mirë:- Do t'i them JORGOS E ZOICËS se erdhe
dhe më sulmove.
Koka
ma bëri dhe koka e pësoi: katër ditë qeshë"skllav" i asaj nuseje që
m'u bë si "padrone". A nuk qenë si "ditë kiameti?!!!/
Tiranë, 14 korrik 2026


