Sevdail Hyseni: Kthimi i maskave

25.10.2020, 09:12 AM (GMT+1)

Satirike

Kthimi i maskave

Prapë kthehen maskat

Më fort se dikur...

Kësaj radhe me ethe

Shtatë pashë nën lëkurë!

Deri tani të shkretat

I mbajtëm për s’mbari,

Por, nga sot e tutje

Sa për shpirt gomari!

Në luftë me virusin

Po duket efekti,

Me vdekje njerëzore

U mbush kontinenti!

N’ rrugën me kthesa

Ndodhin befasitë,

Maskat pa fytyrë

Vjedhin pasuritë!

N’shtetin e thesarit

Më të ri në botë,

Vidhen milionat

Me gjithë kasafortë!

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti)