Sevdail Hyseni: Jeta në litar

Satirike
Jeta
në litar
(Bazuar
në një rrëfim të pazakontë)
Te
një burg si në Burrel:
-
“E di kur hyn, s’e di kur del”!
Vuante
dënimin Malësori,
ngase
e deshi “diktatori”!
Muret
i hanin vitet ogur,
heshtja
rrinte mbi çdo gur.
Si
një dëshmitar i heshtur,
gjatë
një kohe të përleshur.
Në
oborr, nën qiellin gri,
qëndronte
trekëmbëshi i zi,
ku
varej i dënuari në litar,
symbyllur
e pa dëshmitarë!
Një
mëngjes ra shi shumë,
rrugët
vërshonin si lum,
kur
i erdhi radha Malësorit,
u
stepën te dera para oborrit.
Me
uniforma dy gardianë,
thanë
njëzëri me ofshamë:
-
Na more në qafë, o qafir!
-
Do të lagemi pa mëshirë!
I
burgosuri i pa në sy të dy,
me
buzëqeshje si për çudi:
-
Hallin te rrobat e keni “jezit”,
kurse
unë te laku në fyt!
Gardiani
me vetullën përpjetë:
-
Po mirë, secili ka hallin e vet!
-
Pikërisht! – tha Malësori gojëtar:
-
Por halli im është jeta në litar!
Dhe
shiu reshte pa pushim,
trekëmbëshi
priste ekzekutim,
njëri
qante uniformën vrastare,
tjetri
rreth qafe litarin si kollare.
Trekëmbëshi
rrinte në mendime,
si
të kishte turp nga ato skenime,
se
aty nuk varej veç njeriu i drejtë,
por,
varej edhe njerëzorja vetë.
Shiu
vazhdonte të binte pingul,
deri
sa gjithçka u lag u bë qull.
Më
shumë se sa rrobat gardiane,
u
lag ndërgjegjja e kësaj hapsane.
Të
nesërmen dielli shkëlqimtar,
uniformat
i teri siç ishin më parë,
mbase
pyetja mbeti e varur disi,
në
trekëmbëshin e burgut famëzi!
(Karikatura marrë nga
interneti)


