Sevdail Hyseni: Iku për lesh!

12.11.2025, 06:50 PM (GMT)

Sevdail Hyseni

Satirike

Iku për lesh!

Bilbordi i politikanit, ngritur në shesh,

Një ditë papritur u zhduk - iku për lesh!

Si dikur ato statuja e përmendore statike,

Ua lëshuan vendin muraleve artistike.

Qyteti ngulfatet me figura portretizimi,

Humb kuptimin e lirë arti, qytetërimi.

Sheshi s’është për pamje të thata, të ngrira,

Por për ide kreative - jo fytyra të zgërdhira!

(Karikatura marrë nga interneti)