Sevdail Hyseni: Gjasimi

04.07.2021, 09:35 AM (GMT+1)

Satirike

Gjasimi

E di se nuk jeni dhi...

Po, nga gjithë kjo egërsirë?

Sy e faqe veshë e brirë!

Këto të fundit s'i ke hak

Në dhi shyte ngjan nga pak!

Këto t'i thashë si kashelashë...

Për shumë vepra të pamira,

E pat puna shkon fytyra!

Keni parë çfarë vlen si rregull

Një e thënë porsi shembull...

Disa njerëz n'kulm t'marrisë

Shpesh i quajmë: "F'tyrë e dhisë"!

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti)