Sabit Idrizi: Në malet e Shalës

16.07.2022, 05:17 PM (GMT+1)

Sabit IDRIZI

NË MALET E SHALËS

Zërin e pyllit po e dëgjoj

Edhe atë të bjeshkës

Të lumit…

Po mungon vetëm zëri im

Që ta këndojmë në kor

Atë këngën e jetës

Që e kemi kënduar përherë

Për t’i mbajtur gjithnjë të zëshme

Këto male të larta

Sa i pashpirt më duket vetja

Kur ngjitem këtu lart

E nuk e them asnjë fjalë të vetme

Për këtë madhështi…

Shalë e Bajgorës, më 11 korrik 2022