Sabile Basha: Gratë dhe Besimi i Sovranit
GRATË DHE BESIMI I SOVRANIT

Që
në fillim të këtij shkrimi dua ta bëj të qartë një gjë: nuk e ndiej veten të
rreshtuar nën flamurin e feminizmit, as të lidhur pas një ideologjie që ndan
njerëzit në kampe të kundërta. Besimi im shkon përtej kufijve të emrave dhe
përkufizimeve, ai mbështetet te barazia si një vlerë njerëzore, e pastër dhe
universale. Për mua, dinjiteti nuk ka gjini, nuk ka anë politike, nuk ka tabor.
Ai lind bashkë me njeriun dhe duhet t’i përkasë secilit në mënyrë të barabartë.
Unë
besoj në një botë ku njeriu matet me zemrën, mendjen dhe veprat e tij, e jo me
etiketat që shoqëria shpesh i vendos mbi supe. Nuk më bind ideja që drejtësia
duhet të favorizojë njërën palë për të dëgjuar tjetrën, përkundrazi, drejtësia
e vërtetë është ajo që i sheh të gjithë me të njëjtën dritë. Gruaja dhe burri,
të ndryshëm në përjetime, por të barabartë në vlerë, ecin nën të njëjtin qiell
dhe bartin të njëjtën etje për respekt, liri dhe mirëkuptim.
Në
thelb, unë jam për një humanizëm që nuk pyet se nga cili tabor vjen dikush, por
çfarë shpirti sjell me vete. Sepse bota është lodhur nga ndarjet, nga muret e
ngritura mes njerëzve, nga zërat që kërkojnë epërsi në vend të harmonisë. Dhe
ndoshta koha kërkon pikërisht këtë, jo luftë mes gjinive, por një urë ku secili
mund të kalojë pa frikë, pa paragjykim dhe pa ndjenjën se duhet të provojë
vlerën e vet.
Barazia,
për mua, nuk është thirrje revolte, por një tregim i heshtur drejtësie — një
besim se çdo njeri meriton të dëgjohet, të respektohet dhe të trajtohet me të
njëjtin dinjitet, pavarësisht nga rruga prej nga vjen apo emri që mban.
Dhe
mbase ia vlen të përmendet një detaj që për mua nuk është aspak i rastësishëm:
në çdo proces zgjedhor, pothuajse në mënyrë instinktive, pena ime ndalet te
gratë në fushatë. Është një tërheqje e heshtur, një ndjesi që lind vetvetiu,
sikur brenda zhurmës së sloganeve dhe premtimeve, unë kërkoj pikërisht zërin e
tyre. Jo sepse i shoh si më të rëndësishme se burrat, por sepse shpesh në
fytyrat dhe rrugëtimin e tyre lexoj një histori më të gjatë përpjekjeje, durimi
dhe guximi.
Gratë
në politikë, sidomos në shoqërinë ton, shpesh hyjnë në garë jo vetëm me
kundërshtarët përballë, por edhe me paragjykimet që ecin pas tyre si hije të
vjetra. Ato duhet të flasin dyfish për t’u dëgjuar, të provojnë veten
pafundësisht për t’u marrë seriozisht, të ruajnë forcën edhe kur mbi to
rëndojnë gjykime që burrat rrallëherë i përjetojnë. Dhe ndoshta pikërisht kjo
më shtyn të shkruaj për to — jo si akt militantizmi, por si një lloj reflektimi
njerëzor ndaj një realiteti që shpesh mbetet në heshtje.
Në
çdo fushatë elektorale, mes tribunave, buzëqeshjeve politike dhe premtimeve që
era i merr shpejt, gratë më duken si një metaforë e qëndresës. Disa prej tyre
mbajnë mbi supe jo vetëm barrën e programit politik, por edhe barrën e
pritshmërive sociale, të familjes, të paragjykimit dhe të nevojës për të
dëshmuar vazhdimisht se meritojnë vendin ku qëndrojnë. Dhe kur shkruaj për to,
unë nuk shkruaj vetëm për individin, por për simbolikën që ato bartin në një
shoqëri ende në kërkim të ekuilibrit të vërtetë.
Ndoshta
kjo ndodh sepse në thellësi besoj se prania e grave në jetën publike sjell një
ndjeshmëri tjetër, një ritëm tjetër të komunikimit dhe një mënyrë tjetër të
përballjes me pushtetin. Jo më të mirë apo më të dobët — thjesht më njerëzore
në shumë raste. Dhe unë, pa e menduar gjatë, shkoj drejt atyre historive që
shpesh kërkojnë më shumë dritë.
Prandaj,
kur shkruaj për gratë në fushatë, nuk e bëj për të ndërtuar ndarje apo për të
favorizuar njërën anë. E bëj sepse aty shoh një copëz të betejës së njeriut për
t’u dëgjuar, për t’u pranuar dhe për të qenë i barabartë në një skenë ku ende
jo të gjithë nisen nga e njëjta vijë.
Nuk
është me rëndësi se cilës parti i përkasin, cilin flamur mbajnë mbi supe apo në
cilën tribunë zgjedhin të ngjiten për të kërkuar besimin e qytetarëve. Ngjyrat
politike shpesh ndryshojnë me kohën, aleancat ndërrojnë drejtim dhe fjalimet
treten në harresën e ditëve, por ajo që mbetet e pandryshueshme është fakti se
gratë, pothuajse në çdo skenë politike, vazhdojnë të jenë minorancë. Dhe ky realitet
flet më shumë sesa çdo statistikë apo slogan elektoral.
Ato
janë pakicë jo vetëm në numër, por shpesh edhe në hapësirën që u jepet për të
dëgjuar zërin e tyre plotësisht. Në sallat ku merren vendime të mëdha, në
debatet ku ndërtohet narrativa e së ardhmes, prania e tyre ende duket si një
përjashtim që duhet vërtetuar, e jo si diçka e natyrshme dhe e barabartë. Dhe
pikërisht këtu qëndron arsyeja pse ato tërheqin vëmendjen time sa herë vjen një
fushatë zgjedhore.
Kur
i shoh nëpër tubime, nëpër studio televizive apo në rrugët ku kërkojnë
mbështetje, nuk shoh vetëm përfaqësuese partish. Shoh gra që ecin në një terren
ku ende duhet të luftojnë më shumë për të zënë të njëjtin vend. Shoh një prani
që shpesh duhet të bëhet më e fortë se paragjykimi, më e zëshme se heshtja dhe
më e qëndrueshme se skepticizmi që i ndjek pas.
Dhe
ndoshta kjo është arsyeja pse nuk më intereson se cilës ideologji i takojnë.
Sepse para se të jenë emra në lista zgjedhore apo fytyra në billborde
elektorale, ato mbeten simbol i një përpjekjeje më të thellë shoqërore, për të
qenë të pranishme aty ku për shumë kohë munguan, për të marrë pjesë aty ku
dikur vetëm vëzhgonin nga larg, për të ndërtuar hapësira ku zëri i tyre të mos
jetë dekor, por pjesë reale e vendimmarrjes.
Në
fund, politika nuk matet vetëm me partitë që fitojnë apo humbin, por edhe me
mënyrën se si një shoqëri arrin t’i japë vend secilit zë. Dhe derisa gratë të
vazhdojnë të mbeten minorancë në skenën politike, çdo prani e tyre mbart në
vetvete jo vetëm ambicie personale, por edhe një lloj sfide të heshtur ndaj një
bote që ende nuk ka arritur ekuilibrin e plotë.
Gjatë
çdo fushate zgjedhore, ajri mbushet me fjalë të mëdha. Politikanët flasin për
barazi, për përkrahje, për fuqizimin e gruas, sikur shoqëria më në fund ka
vendosur t’i hapë dyert pa hezitim. Në podiume dëgjohen premtime për të drejta
të barabarta, për përfaqësim dinjitoz dhe për një të ardhme ku gruaja do të
ketë vendin që meriton. Fjalët rrjedhin lehtë, të stolisura me tone optimizmi
dhe me një ndjenjë gati ceremoniale drejtësie. Të krijohet përshtypja sikur
gjithçka tashmë është arritur dhe se pengesat ekzistojnë vetëm në kujtesën e së
kaluarës.
Por
realiteti, shpesh, flet me një gjuhë tjetër — më të heshtur dhe më të vështirë
për t’u fshehur.
Sepse
mjafton të shohësh tubimet politike për ta kuptuar kontrastin. Në mesin e
turmave, fytyrat e grave shpesh treten si hije të rralla mes shumicës. Në
debatet televizive, aty ku përplasen idetë dhe ndërtohet opinioni publik,
prania e tyre mbetet e kufizuar, sikur zëri i gruas ende të ketë nevojë për
leje për të zënë hapësirë. Ndërsa në terren — aty ku politika prek
drejtpërdrejt jetën e qytetarit — ato shihen edhe më pak, si të ishin lënë në
periferi të një beteje ku flitet shumë në emër të tyre, por rrallëherë me to në
qendër.
Dhe
pikërisht këtu lind paradoksi më i madh i kohës sonë politike, gruaja përmendet
vazhdimisht si simbol progresi, por jo gjithmonë shihet si protagoniste reale e
tij. Emri i saj përdoret në fjalime, në slogane dhe në deklarata publike, por
kur vjen momenti i ndarjes së hapësirës së vërtetë — të mikrofonit, të
vendimmarrjes, të terrenit politik — heshtja fillon të bëhet e dukshme.
Ndonjëherë
duket sikur përkrahja ndaj grave mbetet më shumë një dekor moral i fushatës
sesa një bindje e thellë shoqërore. Si një fjali e bukur që thuhet për të
tingëlluar mirë para publikut, por që rrallë përkthehet në praninë konkrete të
grave aty ku merren vendimet dhe ku ndërtohet pushteti real.
E
megjithatë, mungesa e tyre nuk flet për mungesë aftësie apo vlere. Përkundrazi,
ajo zbulon sa e gjatë vazhdon të jetë rruga drejt një barazie të sinqertë.
Sepse barazia nuk matet me numrin e fjalëve të bukura që shqiptohen gjatë
fushatës, por me hapësirën reale që i jepet gruas për të qenë e dukshme, e
dëgjuar dhe pjesë e pandashme e jetës publike.
Deri
atëherë, çdo slogan për të drejtat e grave mbetet disi i paplotë — një premtim
që kumbon fort nëpër mikrofone, por që ende kërkon të marrë formë në realitetin
e përditshëm.
Dhe
në fund të fundit, a nuk është vetë ligji ai që e ka paraparë qartë se në
listat zgjedhore çdo e treta duhet të jetë grua? A nuk është kjo një dëshmi se
shoqëria, të paktën në letër, e ka pranuar prej kohësh nevojën për përfaqësim
më të drejtë dhe më të barabartë? Ligji ekziston si një përpjekje për të korrigjuar
një mungesë historike, si një urë e ndërtuar mes asaj që duhet të ishte dhe
asaj që ende nuk është arritur plotësisht.
Por
ndonjëherë duket sikur ky rregull mbetet më shumë një detyrim formal sesa një
bindje e vërtetë politike. Emrat e grave vendosen në lista për të plotësuar
kriterin ligjor, ndërsa hapësira reale për to vazhdon të mbetet e kufizuar.
Sikur prania e tyre të pranohet në numra, por jo gjithmonë në ndikim. Dhe
kështu krijohet ai kontrasti i heshtur mes ligjit dhe realitetit, në dokumente barazia
duket e garantuar, ndërsa në jetën politike ajo ende kërkon frymë të plotë.
Sepse
përfaqësimi nuk është vetëm çështje statistikash apo renditjeje emrash në
letër. Nuk mjafton që gruaja të jetë pjesë e listës, nëse zëri i saj mbetet në
periferi të vendimmarrjes. Nuk mjafton që ajo të ekzistojë në kuotë, nëse
mungon në tribunë, në debat, në terren, aty ku politika merr formë dhe ku
ndërtohet besimi i qytetarëve. Ligji mund ta hapë derën, por është shoqëria ajo
që duhet ta bëjë hyrjen e saj të natyrshme dhe të barabartë.
Dhe
ndoshta pikërisht këtu qëndron thelbi i problemit, ne kemi arritur të ndërtojmë
rregulla për praninë e grave, por ende jo një kulturë të plotë që e sheh atë
prani si të domosdoshme. Ende shpesh gruaja trajtohet si plotësim i formulës, e
jo si pjesë organike e jetës politike. Si një kusht që duhet respektuar, e jo
si një zë që duhet dëgjuar.
Megjithatë,
vetë ekzistenca e këtij ligji mbart një simbolikë të rëndësishme. Ajo tregon se
shoqëria e ka kuptuar, qoftë edhe vonë, se demokracia nuk mund të jetë e plotë
kur gjysma e saj mbetet në hije. Dhe ndoshta sfida e vërtetë sot nuk është më
vetëm të shkruhen emra grash në lista zgjedhore, por të krijohet një realitet
ku ato të jenë të pranishme jo për hir të kuotës, por për hir të meritës, aftësisë
dhe të drejtës së natyrshme për të qenë pjesë e barabartë e skenës publike.
“Në
rregull”, do të thosha, sepse çdo hap drejt përfaqësimit është më mirë sesa
heshtja dhe mungesa e plotë. Por megjithatë, nuk mund të mos shtoj se kjo
përqindje duhet ndryshuar me urgjencë. Sepse kur e sheh realitetin përtej
numrave të ftohtë të ligjeve, lind natyrshëm pyetja: si mund të quhet barazi
një përfaqësim që ende e lë gruan në kufij simbolikë të përqindjeve?
Statistikat
flasin qartë — gjysma e popullsisë janë gra. Gjysma e shoqërisë, gjysma e
jetës, gjysma e barrës dhe sakrificës së përditshme. Ato janë të pranishme në
çdo shtyllë të ekzistencës njerëzore: në familje, në arsim, në punë, në
përkujdesje, në kulturë dhe në vetë ritmin e jetës sociale. Dhe megjithatë, kur
vjen momenti i ndarjes së hapësirës politike, duket sikur kjo gjysmë e botës
reduktohet në një përqindje minimale që duhet “rezervuar” me ligj.
Atëherë,
pa dashur të tingëllojë si revoltë, lind pyetja e pashmangshme: kush e shpiku
këtë “barazi” — në thonjëza — kur vetë raporti numerik i shoqërisë flet
ndryshe? Si mund të konsiderohet e drejtë që një gjini që përbën gjysmën e
popullsisë të kënaqet me kuota që mezi arrijnë ta bëjnë të dukshme? Është sikur
shoqëria ende të ketë frikë nga ekuilibri i vërtetë, duke e dhënë barazinë me
masa të kujdesshme, pothuajse të kontrolluara, e jo si një të drejtë të
natyrshme dhe të plotë.
Në
shumë raste, këto përqindje duken më tepër si kompromis sesa si drejtësi. Një
mënyrë për të thënë se “diçka po bëhet”, pa prekur vërtet thelbin e problemit.
Sepse barazia nuk duhet të jetë dekor statistikor dhe as një numër i
mjaftueshëm vetëm për të shpëtuar ndërgjegjen institucionale. Ajo duhet të
reflektojë realitetin e shoqërisë — dhe realiteti është se gratë nuk janë pakicë.
Ndoshta
problemi më i madh qëndron pikërisht këtu: ne ende e trajtojmë përfaqësimin e
grave si favor, e jo si pasqyrim normal të një bote ku ato janë po aq të
pranishme sa burrat. Dhe derisa kjo logjikë të ndryshojë, përqindjet do të
vazhdojnë të duken si kufij të vendosur mbi një gjysmë të njerëzimit, e jo si
shprehje e një barazie të vërtetë.
Prandaj,
ndoshta ka ardhur koha që debati të mos ndalet më vetëm te ekzistenca e
kuotave, por te pyetja më e thellë: pse ende kemi nevojë të negociojmë praninë
e grave në një shoqëri që pa to as nuk do të ekzistonte?
Unë
jam për një ndryshim që në pamje të parë mund të duket i vogël, pothuajse i
padukshëm në mesin e debateve të mëdha politike, por që në përmbajtje do të
kishte peshën e një transformimi të thellë shoqëror. Një ndryshim që nuk do të
ndërtohej mbi ndarje artificiale, kuota të imponuara apo privilegje simbolike,
por mbi një parim shumë më të thjeshtë dhe më të drejtë. Le të garojnë bashkë
gratë dhe burrat, në mënyrë të barabartë, si brenda partive, ashtu edhe brenda
vetë llojit njerëzor, dhe në fund le të vendosë sovrani — qytetari.
Sepse
demokracia, në thelbin e saj më të pastër, nuk duhet të ketë frikë nga
konkurrenca e drejtë. Nuk duhet të ketë nevojë të ndërtojë mure mbrojtëse për
njërin apo tjetrin, por të krijojë një terren ku secili të ecë me dinjitetin
dhe aftësinë e vet. Në një shoqëri të shëndetshme, gruaja nuk duhet të shihet
si një emër që duhet futur patjetër në listë për të plotësuar formulën, por si
një zë që hyn natyrshëm në garë, me të drejtën e plotë për të fituar besimin e
qytetarëve.
Dhe
ndoshta, pikërisht ky është ndryshimi që duket i vogël vetëm në sipërfaqe.
Sepse në thelb ai kërkon një revolucion të mendësisë: të mos e shohim më gruan
si përjashtim që duhet mbështetur nga sistemi, por si pjesë organike të vetë
sistemit. Të mos flasim më për pjesëmarrje të kushtëzuar, por për një hapësirë
ku aftësia, vizioni dhe integriteti të jenë matësi i vetëm.
Le
të garojnë bashkë — pa frikë, pa paragjykim, pa ndarjen e heshtur mes “atyre”
dhe “këtyre”. Le të përballen idetë, karakteri dhe puna, sepse vetëm aty
demokracia merr frymë lirshëm. Dhe në fund, le të vendosë sovrani. Le të flasë
qytetari me votën e tij, sepse ai është arbitri më i drejtë i një shoqërie
demokratike.
Në
fund të fundit, barazia e vërtetë nuk arrihet atëherë kur dikush vendoset në
skenë vetëm për të plotësuar një përqindje, por atëherë kur secili hyn në skenë
me bindjen se ka të njëjtën të drejtë për t’u dëgjuar, për t’u vlerësuar dhe
për të fituar. Dhe ndoshta vetëm atëherë politika do të pushojë së qeni një
arenë e ndarjeve të vjetra, për t’u bërë më në fund një pasqyrë reale e vetë
shoqërisë.
Mbi
të gjitha, në një shoqëri që pretendon të jetë demokratike, është sovrani ai që
duhet të vendosë. Dhe sovrani nuk flet me zë të lartë nëpër tribuna, nuk
imponon vullnetin me forcë dhe as nuk ka nevojë për dekor politik për të
dëshmuar pushtetin e tij. Ai flet qetësisht, por fuqishëm, përmes votës së vet.
Aty jepet fjala e fundit. Aty matet besimi, vlerësimi dhe legjitimiteti i
secilit që kërkon të përfaqësojë popullin. Në fund, çdo emër, çdo figurë
politike dhe çdo premtim kalon nëpër gjykimin e heshtur të qytetarit.
Dhe
nuk kam as më të voglën dilemë se gratë tona janë të zonja në çdo fushë të
jetës. Historia dhe përditshmëria e kanë dëshmuar këtë shumë herë, madje shpesh
në heshtje, pa zhurmë e pa kërkuar duartrokitje. Ato kanë ditur të mbajnë mbi
supe barrën e familjes, të punës, të sakrificës dhe të shoqërisë, duke qëndruar
të forta edhe në kohët më të vështira. Kanë ditur të ndërtojnë, të edukojnë, të
udhëheqin dhe të mbrojnë me një forcë që shpesh nuk shihet menjëherë, por që
mban gjallë vetë shtyllat e jetës.
Gratë
tona janë të pa kompromis ndaj të keqes. Kanë një ndjeshmëri të mprehtë për
padrejtësinë dhe një qëndrueshmëri që nuk thyhet lehtë. Në shumë raste, ato
janë zëri i ndërgjegjes së shoqërisë, ai zë që nuk pranon të heshtë përballë së
gabuarës, qoftë edhe kur rruga bëhet më e vështirë. Dhe ndoshta pikërisht kjo i
bën të forta: fakti që shpesh luftojnë jo vetëm për veten, por për dinjitetin e
gjithë atyre që nuk mund të flasin.
Ato
janë bija të popullit tim — gra që mbajnë në shpirt historinë, vuajtjen,
krenarinë dhe qëndresën e këtij vendi. Janë rritur me mund, me sakrificë dhe me
ndershmëri. Dhe pikërisht për këtë, unë besoj se ato as nuk shiten e as nuk
blihen. Sepse dinjiteti i tyre nuk ka çmim. Ato mund të përballen me
vështirësi, me padrejtësi apo me mungesë mbështetjeje, por mbeten të
palëkundura në atë që janë dhe në atë që përfaqësojnë.
Në
fund, forca e një kombi nuk matet vetëm me burrat që dalin në ballë të historisë,
por edhe me gratë që mbajnë gjallë shpirtin e tij. Dhe populli që ka gra të
tilla nuk duhet të ketë frikë nga e ardhmja, sepse në to jeton jo vetëm urtësia
dhe guximi, por edhe vetë ndërgjegjja e kombit.
Dhe
atëherë, krejt natyrshëm, shtrohet pyetja: pse të mos votohet një grua e tillë?
Pse
të mos i besohet vota një gruaje që ka dëshmuar forcë në heshtje, qëndrueshmëri
në vështirësi dhe dinjitet në çdo sfidë të jetës? Pse të mos mbështetet ajo që
nuk është përkulur para të keqes, që nuk është shitur për interesa të vogla dhe
që e ka ruajtur të pastër fytyrën përballë popullit të vet? Në fund të fundit,
politika nuk duhet të jetë garë zhurmash, por garë karakteresh.
Shpesh
shoqëria jonë ka pasur zakon të kërkojë te liderët forcën, vendosmërinë dhe
përkushtimin. Por kur këto virtyte mishërohen te një grua, për çudi, lindin
dyshime që rrallëherë shtrohen për burrat. Dhe pikërisht këtu nis padrejtësia e
heshtur e mendësisë: jo te mungesa e aftësisë së grave, por te hezitimi për
t’ua besuar atyre hapësirën që e meritojnë.
Sepse
gruaja që ka ditur të përballojë barrën e jetës me dinjitet, që ka mbajtur
familjen, punën dhe shoqërinë mbi supe pa u ankuar, padyshim se di edhe të
mbajë përgjegjësi publike. Gruaja që nuk trembet nga e vërteta dhe që mbetet e
pa kompromis ndaj padrejtësisë, është po aq e aftë të mbrojë interesin qytetar
sa kushdo tjetër — ndoshta në shumë raste edhe më shumë.
Dhe
pse të mos votohet një grua që vjen nga vetë populli, që e njeh dhimbjen,
mundin dhe nevojën e njerëzve? Një grua që nuk e sheh pushtetin si privilegj,
por si përgjegjësi. Një grua që nuk kërkon të sundojë, por të përfaqësojë me
ndershmëri ata që i besojnë votën.
Në
fund, vota nuk duhet të udhëhiqet nga paragjykimi, por nga ndërgjegjja. Nuk
duhet të pyesim nëse kandidati është burrë apo grua, por nëse ai apo ajo ka
integritet, vizion dhe zemër të pastër për t’i shërbyer qytetarit. Dhe kur
përballë kemi një grua të zonjën, të drejtë dhe të pathyeshme në karakter,
atëherë pyetja nuk duhet të jetë “pse ta votojmë?”, por ndoshta “pse jo?”.
Baballarët,
vëllezërit dhe burrat që i njohin nga afër gratë e jetës së tyre, në heshtjen e
ndërgjegjes e dinë një të vërtetë të thjeshtë: sikur gratë të kishin më shumë
hapësirë për të udhëhequr, bota do të kishte një fytyrë tjetër. Ndoshta më të
butë në shpirt, por më të fortë në drejtësi. Më pak të etur për përplasje dhe
më të prirur drejt mirëkuptimit. Një botë më humane, më e begatë dhe më pranë
vetë njeriut.
Sepse
ata kanë parë nga afër mënyrën se si gruaja mban jetën mbi supe pa bërë zhurmë.
Kanë parë si ajo ndërton aty ku të tjerët lodhen duke shkatërruar, si ruan
familjen edhe në kohë të vështira, si gjen forcë për të falur, për të duruar
dhe për të ringritur gjithçka nga fillimi. Dhe ndoshta pikërisht aty fshihet
madhështia e saj — në aftësinë për të sjellë jetë, qetësi dhe ekuilibër në një
botë që shpesh është lodhur nga egoja dhe etja për pushtet.
Baballarët
e dinë se gruaja është zemra që mban familjen gjallë. Vëllezërit e dinë se
shpesh motrat e tyre janë forca morale që nuk lejon rrënimin e vlerave. Burrat
e dinë se pranë një gruaje të fortë, njeriu bëhet më i qëndrueshëm dhe më i
plotë. Dhe kur e sheh këtë forcë në jetën e përditshme, lind natyrshëm bindja
se ajo do të dinte të sillte të njëjtën ndjeshmëri dhe mençuri edhe në drejtimin
e shoqërisë.
Ndoshta
po të kishte më shumë gra në udhëheqje, bota do të ishte më pak e ftohtë dhe më
pak e verbër ndaj dhimbjes njerëzore. Do të kishte më shumë kujdes për jetën,
më shumë drejtësi sociale dhe më shumë ndjenjë përgjegjësie ndaj brezave që vijnë.
Sepse gruaja, nga vetë natyra e saj, është më afër ruajtjes sesa shkatërrimit,
më afër ndërtimit sesa përçarjes.
Kjo
nuk do të thotë se gratë janë të përsosura apo se burrat janë më pak të
vlefshëm. Jo. Por do të thotë se bota ka nevojë për ekuilibrin e munguar, për
atë energji njerëzore që gratë e sjellin natyrshëm në çdo hapësirë ku janë të
pranishme. Dhe ndoshta njerëzit që i njohin më mirë gratë — baballarët,
vëllezërit dhe burrat e tyre — e kuptojnë këtë më shumë se kushdo tjetër.
Sepse
kur sheh sa shumë dashuri, sakrificë, urtësi dhe forcë mbart një grua në
heshtje, bëhet e vështirë të mos mendosh se po të kishin më shumë hapësirë për
të udhëhequr, bota do të ishte jo vetëm më e drejtë, por edhe më njerëzore.
Prandaj,
kur të vijë momenti të qëndrojmë përballë kutive të votimit, në atë çast të
qetë por vendimtar, duhet të mendojmë me kujdes dhe me ndërgjegje të plotë për
zgjedhjen që bëjmë. Sepse vota nuk është vetëm një shenjë e hedhur në letër,
por një përgjegjësi që përcakton drejtimin e përbashkët të shoqërisë sonë.
Nuk
duhet ta shohim kurrë gruan si një figurë që “rrumbullakoset” për hir të
përparësisë gjinore apo si një plotësim formal të një balance të kërkuar me
detyrim. Përkundrazi, ajo duhet parë si një vlerë në vetvete, si një potencial i
plotë njerëzor që nuk ka nevojë për privilegj të sajuar për të dëshmuar
aftësinë e saj. Sepse gruaja nuk është më pak, as më shumë — ajo është e
barabartë në dinjitet dhe shpesh e jashtëzakonshme në përkushtim.
Në
çdo fushë të jetës, nga familja deri te puna, nga përditshmëria deri te
përgjegjësitë më të mëdha shoqërore, gratë kanë dëshmuar se dinë të mbajnë
barrë, të ndërtojnë, të ruajnë dhe të përparojnë. Ato shpesh kanë vepruar në
heshtje, pa kërkuar lavdi, por duke lënë pas vepra që flasin vetë. Dhe pikërisht
kjo vlerë e tyre e bën të domosdoshme që t’u jepet hapësira që meritojnë, jo si
favor, por si njohje e realitetit.
Prandaj,
kur të qëndrojmë para votës, duhet të largohemi nga mendësia e thjeshtë e
përzgjedhjes formale dhe të afrohemi me mendimin e drejtë dhe të thellë: të
vlerësojmë aftësinë, karakterin dhe kontributin, pa paragjykime dhe pa kufizime
të vjetruara. Sepse shoqëria përparon atëherë kur zgjedhja bazohet në vlerë
reale, jo në stereotipe apo zakone të trashëguara.
Dhe
në këtë dritë, gruaja nuk është thjesht një opsion i listës zgjedhore, por një
forcë e vërtetë shoqërore që meriton besim të plotë. Sepse ajo që është e
vyeshme në jetë, në familje dhe në punë, nuk mund të mos jetë e tillë edhe në
drejtimin e përbashkët të së ardhmes sonë.
Në
jetën tonë politike, të cilën shpesh e shohim të trazuar nga interesa të
ndryshme, nga përplasje ambiciesh dhe nga tundime që e vënë në provë karakterin
e secilit, besoj se prania e gruas do të sillte një frymë tjetër — më të
kthjellët, më të sinqertë dhe më pak të prirur ndaj kompromisit me të keqen. Jo
si një idealizim i verbër, por si një vëzhgim që lind nga përvoja e përditshme
dhe nga mënyra se si gratë shpesh e përballojnë jetën dhe përgjegjësinë.
Sepse
gruaja, në shumë raste, është mësuar të ecë përmes vështirësive pa humbur
thelbin e vet moral. Ajo ka ditur të ruajë dinjitetin edhe kur rrethanat e kanë
vënë në provë, të qëndrojë e drejtë edhe kur rruga ka qenë e pabarabartë, dhe
të mos dorëzohet para stuhive që shpesh shkatërrojnë më të fortët në dukje. Kjo
përvojë e përditshme e qëndresës së heshtur e bën atë më të kujdesshme ndaj
tundimeve që mund ta largojnë nga e drejta dhe nga përgjegjësia.
Në
këtë kuptim, prania e saj në jetën politike nuk është thjesht çështje
përfaqësimi, por edhe çështje kulture dhe morali publik. Një zë më i sinqertë,
një qasje më e ndershme dhe një ndjeshmëri më e madhe ndaj pasojave të
vendimeve politike mund të ndikojnë në mënyrën se si ndërtohet besimi mes
qytetarit dhe atyre që e përfaqësojnë. Sepse politika nuk është vetëm garë
pushteti, por edhe marrëdhënie besimi, dhe ky besim kërkon integritet.
Nuk
bëhet fjalë për të idealizuar njërën gjini apo për të mohuar dobësitë njerëzore
që mund të shfaqen kudo, por për të vënë në pah një prirje që shpesh është
vërejtur në jetën shoqërore: se gratë, në shumë raste, mbajnë më fort vijën e
përgjegjësisë morale dhe janë më të ndjeshme ndaj padrejtësisë dhe abuzimit me
pushtetin. Dhe pikërisht kjo ndjeshmëri mund të jetë një mburojë e rëndësishme
përballë stuhive që sjell politika.
Prandaj,
kur flasim për të ardhmen e jetës sonë politike, nuk flasim vetëm për ndarje
rolesh apo numrash, por për cilësinë e saj. Dhe në këtë cilësi, prania e grave
nuk është vetëm e dobishme, por shpesh thelbësore — si një kujtesë e
vazhdueshme se pushteti duhet të mbetet i lidhur me ndërgjegjen dhe se
sinqeriteti nuk duhet të jetë përjashtim, por normë.
Bota,
me kalimin e kohës dhe përmes përvojës së vet të gjatë, do ta kuptojë më thellë
rolin e gruas, sepse ajo shpesh flet me një gjuhë që nuk është thjesht fjalë,
por ndjesi, kujdes dhe përgjegjësi. Është një gjuhë që i ngjan gjuhës së nënës
— asaj gjuhe të butë, por të fortë njëkohësisht, që nuk synon të lëndojë, por
të mbrojë; që nuk kërkon të sundojë, por të ruajë dhe të ndërtojë.
Në
këtë kuptim, gruaja sjell në hapësirën publike dhe shoqërore një mënyrë të të
menduarit që shpesh lidhet me kujdesin për jetën, me ruajtjen e ekuilibrit dhe
me ndjeshmërinë ndaj tjetrit. Si një nënë që e njeh peshën e përgjegjësisë për
çdo fëmijë, ajo shpesh e sheh shoqërinë si një tërësi që duhet mbrojtur, jo si
një fushë përplasjeje ku fitojnë vetëm më të fortët.
Dhe
ndoshta pikërisht kjo e bën zërin e saj të veçantë, mënyra se si ajo ndërton,
qetëson dhe orienton drejt paqes nuk vjen nga dobësia, por nga një forcë e
brendshme që buron nga përvoja e kujdesit dhe e sakrificës. Është një forcë që
nuk kërkon zhurmë për t’u dëgjuar, por që ndihet në mënyrën se si krijon
stabilitet aty ku ka pasur pasiguri dhe mirëkuptim aty ku ka pasur ndarje.
Në
këtë vizion, bota nuk do ta shohë më gruan vetëm si pjesëmarrëse në jetën
shoqërore, por si një bartëse të një fryme më njerëzore, më të qetë dhe më
mbrojtëse ndaj jetës së përbashkët. Sepse aty ku ajo flet me gjuhën e nënës,
shpesh lind një hapësirë më e butë për dialog, për pajtim dhe për ndërtim të së
ardhmes.
Dhe
kështu, prania e saj nuk është vetëm një shtesë në strukturat shoqërore, por
një kujtesë e gjallë se përparimi i vërtetë nuk matet vetëm me forcë apo garë,
por edhe me aftësinë për të krijuar një botë më të qetë, më të drejtë dhe më
njerëzore për popullin e vet.
Bota
njeh shumë gra që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në histori, gra që kanë dalë
përtej kufijve të kohës së tyre dhe janë bërë emra të mëdhenj në kujtesën e
njerëzimit. Ato nuk kanë ardhur gjithmonë nga privilegji apo nga rrugë të
shtruara, por shpesh nga fillime të thjeshta, madje edhe nga kushte të
vështira, ku çdo hap përpara ka kërkuar sakrificë dhe guxim të jashtëzakonshëm.
Dhe
megjithatë, nga ato “hiqe” të dukshme të jetës — nga mungesa e mundësive, nga
paragjykimet, nga varfëria apo përjashtimi — shumë prej tyre kanë arritur të
ngrihen jo vetëm si individë të suksesshëm, por edhe si figura që kanë ndikuar
në fatet e shteteve dhe shoqërive të tëra. Historia është e mbushur me shembuj
grash që kanë udhëhequr, kanë reformuar dhe kanë ndërtuar institucione, duke
dëshmuar se forca nuk vjen vetëm nga kushtet, por edhe nga vullneti dhe
vizioni.
Në
këtë rrugëtim, ato kanë treguar se ngritja nuk është vetëm çështje rrethanash
të favorshme, por mbi të gjitha çështje karakteri, përkushtimi dhe aftësie për
të mos u dorëzuar. Shumë prej tyre kanë filluar nga një pikë e padukshme në
shoqëri dhe kanë përfunduar duke u bërë zëra të rëndësishëm të ndryshimit, duke
ndikuar në mënyrën se si janë ndërtuar politika, institucione dhe vetë vetëdija
shoqërore.
Dhe
pikërisht kjo e bën praninë e gruas në historinë e botës kaq domethënëse: ajo
nuk është thjesht dëshmi e suksesit individual, por edhe provë se barrierat
mund të kapërcehen dhe se kufijtë shoqërorë nuk janë të pandryshueshëm. Nga
hiqi, siç thuhet shpesh në gjuhën e përditshme, ato kanë ditur të ndërtojnë jo
vetëm jetën e tyre, por edhe të ndikojnë në ngritjen e shteteve dhe të
strukturave të tyre.
Kështu,
historia e grave nuk është histori rastësish, por histori këmbënguljeje dhe
transformimi. Është dëshmi se aty ku ekziston vullneti dhe aftësia, edhe
fillimet më të thjeshta mund të shndërrohen në rrugë që ndryshojnë fatet e
shumë njerëzve dhe të vetë shoqërisë.
Në
fund të këtij rrugëtimi mendimesh, mbetet një arsye e fortë për krenari: fakti
që në historinë tonë kemi njohur dhe vazhdojmë të njohim heroina, si në kohë
lufte ashtu edhe në kohë paqeje. Ato gra që kanë ditur të qëndrojnë në vijën e
parë të sakrificës kur atdheu ka pasur nevojë, por edhe të ndërtojnë, të
kujdesen dhe të kontribuojnë në ditët e qeta të zhvillimit shoqëror. Kjo është
një pasuri morale dhe historike që një popull nuk duhet ta harrojë kurrë.
Dhe
për këtë arsye, urimi më i sinqertë është që gjithnjë e më shumë gra të tilla
të gjejnë vend në hapësirat ku vendoset e ardhmja e popullit liridashës. Në ato
vende ku nuk merren vetëm vendime të zakonshme, por ku përcaktohen drejtimet e
jetës së përbashkët, ku formësohet drejtësia, zhvillimi dhe dinjiteti i
shoqërisë. Sepse një popull që ka gra të afta, të guximshme dhe të
përkushtuara, ka në duart e veta një pjesë të rëndësishme të së ardhmes së vet.
Prandaj,
nuk duhet të ketë hezitim kur vjen momenti për t’u dhënë besim grave tona të
mrekullueshme. Sepse besimi nuk është vetëm një akt formal apo një zgjedhje
politike, ai është një njohje e vlerës, një pranim i aftësisë dhe një hap drejt
një shoqërie më të drejtë dhe më të balancuar. T’u japësh hapësirë grave nuk do
të thotë të marrësh nga të tjerët, por të pasurosh vetë shoqërinë me më shumë
zëra, më shumë përvojë dhe më shumë njerëzi.
Dhe
kështu, në vend të hezitimit, duhet të zgjedhim besimin. Në vend të dyshimit,
duhet të zgjedhim njohjen e meritës. Sepse një shoqëri që i beson grave të saj
nuk humb asgjë — përkundrazi, fiton më shumë stabilitet, më shumë drejtësi dhe
më shumë shpresë për të ardhmen.
14 maj 2026
Sandanski-Bullgari












