Rexhep Shahu: Jemi të gjithë vetëm

16.07.2024, 06:21 PM (GMT+1)

Rexhep Shahu

JEMI TË GJITHË VETËM

Jemi të gjithë vetëm në këtë botë

Dhe kemi nevojë për dikë tjetër

Kush ndryshe bën e thotë

Gënjen të gjallë e të vdekur

Shpesh vetmia na bëhet parajsë

Udhëkryqet kanë marramendje

Kërkojmë një palë sy, një sup, një krah

S’i gjejmë e drejtë vetmisë rendim me ëndje.

Jemi të gjithë vetëm në këtë botë

Drurë prej rrufeje shitur,

Pas syve që s’i gjejmë dot më,

Rendim mashtruar…

(Nga libri Lis i vetem ne fushe, Rexhep Shahu)