Përparim Hysi: Në "telashe" më fut prilli
Në "telashe"
më fut prilli
(cikël
me poezi)
Nga
Përparim HYSI
1. Në
"telashe" më fut prilli
Iku
marsi,erdhi prilli
Tek
unë kthehet "bandilli"
Unë
nga sot nuk jam thinjosh
Ja,
më shihni:si "djalosh"!
Jam
djalosh që ç'ke me të
Ndaj
pas po ndjek"Atë"
Unë
i flas,ajo s'më flet
Sado
s'flet,jam"dreqi vet"
S'ndaloi
NJËRA;hop tek "TJETRA"
Më
thonë:- Është ditë për gënjeshtra!
Po
vazhdoj dhe vazhdoj
Epo
njëra do më dojë?
Sot
mbeçë "thatë",por provoj nesër
Se
më kot s'jam"stekë e vjetër"
Vargjet
i sjell për të qeshur
Gjithë
lexuesit:për t'i përshëndetur.
1 prill 2022
2.Në një tjetër kohë
Gjiret
në këmishë si me dridhje fluture
Mornica
në mish dhe po pres një puthje
Sytë
lëshojnë një dritë; një dritë plot shkëndija
M'u
mbytën gjemitë;me sy ma bën mikja.
Lëshon
një buzëqeshje që sikur më ndjellë
Pupu
sa magjepse! Shkova në esfel!
Zë
e "loz" me të: në një"gjatësi vale"
Tash
lemza më zë(lëre ç'punë e madhe!)
Tund
e shkund unë mendjen (në një"tjetër kohë")
Të
tillë e kam gjendjen:rënkoj e bëj"oh"
Oh,me
regëtima,për kohën që iku
Mbytem
me psherëtima: në prill jam "ashiku"
2 prill 2022
3.Sado ardhur pleqëria
Sado
ardhur pleqëria ( ndoshta shtyj ca vite tutje)
Koka
ime plot me thinja, prapë unë mbushur huqe
Se
më vjen prapë"mideja",si në kohë të djalërisë
Ndaj
jam nisur për"beteja"(në beteja dashurisht)
Huqi,-
thonë,- del me shpirtin:është bërë ves a zakon
As
që pyes për covidin dhe nuk dëgjoj se ç'thonë
Pa
zë dhe kapërdisem,si maçoku mu në thekër
Shoh
një zonjë dhe i vardisem dhe harroj që jam i vjetër.
80-bukësh,
po i "ri",por dhe mendja firi-fiu
Dhe
nga mendja axhami( a nuk thash: u kthye
i"riu"?)
Se
ka ardhur,o miq,prilli dhe unë jam"përtërirë"
Tani
unë jam bandilli që"kullot " qelepir".
3 prill 2022
4. Për një mike
Fëmijët
seç u rritën,gati për martesë
Ti
e ruan"karizmën" dhe nuk është sajesë
Syri
i madh,i zi,qepallat me bisht
Pleksur
që i ri,me ty,dashurisht.
Buzët
plot me lëng,të ëmbla qenë mjaltë
Koka
ma bën"tëng",sado jemi larg
I
kujtoj tani dhe dua t'I rrufis
Sado
pleqëri,por prapë i sajdis.
Kujtoj
gjinjtë e bardhë dhe të fortë si gur
Unë,po
flokëbardhë,por bie i sëmurë.
Vite
plot ikën,por ti vjen si dritë
Veç
malli nuk ikën që më mpik në shpirt.
6 prill 2002
5. Kolegia
Eh,moj
kolege,e bukur si drita
Kur
hyje në zyrë,më e plotë drita.
Nga
koka tek këmbët të zbriste një nur
Dukej
e gjithë zyra,veshur me purpur.
Një
ditë m'u afrove, më puthe në faqe
Tani
e gjithë zyra,era manushaqe!
Më
zuri një lëmëz,ghë-ghë në grykë
Të
më ikte lemza,të putha atë ditë.
E
kujtoj që goja m'u mbush çokollatë
Sa
s'më doli"boja" (Ç'ndodhi atë çast?!)
Në
zyrën e punës,ndodh, kur je vetëm,
E
humbet"pusullën"(si unë me kolegen).
7 prill 2022
Tiranë,20 prill 2022









