Neki Lulaj: Kur të vish
Neki Lulaj
Kur
të vish
Kur
të vish
Do
ja sjellësh një det gazi vatrës
Një
fllad pranveror zemra do të nxjerrë.
Ah,
kjo sëmundje të lëkundi si shkuma e valës
Mbi
gozhdën e dashurisë
Sërish
ujëvara e fjalëve të ëmbla do të rrjedhë…
Ti
po i ikën larg, larg dhimbjes e morfiumit
Do
të na kthesh si ylber buzagazin e humbur.
Merri
aromë luleve më shumë se parfumi
Të
zhduken ofshamat e heshtjes gozhdëngulur..
Do
të vish ëmbëltore në odë dhe me pak zhurmë
Jo
si nga Saharaja orientale me sypërgjumur.
Të
presin brigjet, dete e zogjtë nga degët e trungut
T’u
sjellësh gjallëri, se nuk je lulekuqe e këputur.
Ky
fat i zi u këput nga retë si shkëmb i lartë
Ty
të solli dhimbje e ne na dha shumë të liga.
Do
ta bëjmë një meshë për betejën e gjatë
Të
të bekojë me përrenj pastërtia e bamirësia..
Mos
ërsërit fjalën gëzim dhjetra herë
gjej
fjalë të reja gjuhëshqipja ka shumë të tillë









