Nehat Jahiu: O Mete, për vete

13.06.2010, 05:12 PM (GMT+1)

NEHAT JAHIU

 

O Mete, për vete

 

Më quajnë si më quajnë

Nuk e di as vetë

Zemra ma do shumë

Të bëhem deputet

Do të bëhem copë

Nuk do të bëj kurrë gabim

Do të shkrihem për ju

Dhe për barkun tim.

Prandaj, o Milet

I shtrenjti milet

Në doni të dilni

Të gjithë në selamet

Votoni për mua

Votoni për veten

Se unë nuk jam si ca:

“ O Mete, për vete!”