Miradije Gashi: Lirisë i dhe emër

05.03.2014, 08:11 PM (GMT+1)

MIRADIJE GASHI

 

LIRISË I DHE EMËR

 

Kur KOSOVA thonë u nxi

E kur gjëma e mori dheun,

Si shqiponjë na erdhe ti,

Erdhe tok me SKËNDERBEUN.

 

S'mbetet jo, ky truall pa burra

Që dinë t'vdesin në çdo kohë!

S'mposhten dot jo, këto kulla

OSO KUKA rron në to!

 

OSO KUKË E SKËNDERBE

T'hynë në zemër o trim djali,

LIRISË EMËR THONË I DHE

KOMANDANT ADEM JASHARI!