Milazim Zeqiraj: Pas zgjedhjeve, sërish zgjedhje
Pas zgjedhjeve, sërish zgjedhje

Që
nga shkurti i vitit 2025, Kosova po shkon për herë të tretë në zgjedhje për
shkak të pamundësisë për krijimin e institucioneve të reja. Partia fituese e
zgjedhjeve, e udhëhequr nga z. Albin Kurti, nuk arriti të marrë përgjegjësinë
politike për ndërtimin e një shumice funksionale dhe krijimin e institucioneve
përmes dialogut me opozitën.
Mungesa e dialogut
politik
Zhvillimet
e fundit politike janë shqetësuese. Refuzimi i dialogut me opozitën nuk i ka shërbyer vendit. Në një
demokraci parlamentare, fituesi i zgjedhjeve duhet të udhëheqë procesin
politik, por njëkohësisht ka detyrim të ndërtojë marrëveshje me opozitën për
krijimin e stabilitetit institucional.
Kriza institucionale pas
zgjedhjeve
Në
zgjedhjet e fundit, z. Albin Kurti kishte një mbështetje të madhe elektorale,
mbi 51% të votave, por kjo nuk u përkthye domosdoshmërisht në stabilitet
afatgjatë.
Sot
krijohet përshtypja se, edhe sikur opozita ta kishte mbështetur kandidatin e
propozuar, psh z. Glauk Konjufca, një figurë mjaft karizmatike për president,
vendi përsëri do të shkonte në zgjedhje. Kjo tregon se problemi nuk qëndron të
opozita parlamentare, por të mungesa e kulturës së dialogut me opozitën dhe
përgjegjësisë ndaj faktorit ndërkombëtar.
Albin Kurti politikan i
lexuar, orator në fjalim, por i kufizuar në dialog politik
Z.
Albin Kurti është padyshim një politikanë i artikuluar dhe shpesh bindës në
paraqitjet e tij në Kuvend. Megjithatë, në praktikën politike ai ka treguar
mangësi serioze në ndërtimin e konsensusit politik për Kosovën.
Nëse
një kryeministër nuk arrin të komunikojë me opozitën brenda Kuvendit të vetë
atëherë vështirë së mund të këtë sukses në dialogun me bashkësinë
ndërkombëtare.
Marrëveshja e Ohrit,
ngërçi politik dhe nevoja për bashkëpunim
Dialogu
i vetëm i rëndësishëm i kryeministrit Kurti ka qenë ai në Bruksel, që rezultoi
me Marrëveshjen e Ohrit. Ky proces e ka vendosur Kosovën në një pozitë të
vështirë politike.
Nuk
mund të thuhet nëse kjo ka ndodhur me
vetëdije, por si pasojë e paaftësisë për dialog politik në nivele të
larta ndëkombëtare.
Fakti
mbetet, se marrëveshja nuk është nënshkruar formalisht deri më sot. Ajo nuk
duhet të pranohet me çdo kusht, pavarësisht zotimeve politike apo presionit
ndërkombëtar për zbatimin e saj. Koj duhet të vlej edhe për qeverit tjera.
Kjo
marrëveshje konsiderohet e rëndë për vendin dhe do të mbetet barrë edhe për
qeveritë e ardhshme.
Për
tejkalimin e kësaj situate kërkohet bashkëpunim i gjithë spektrit politik, me
qëllim që dialogu të zhvendoset nga Brukseli drejt Uashingtonit.
Z.
Albin Kurti i vetëm nuk ka mundësi ta realizojë këtë.
Kjo
kërkon bashkëpunim të sinqertë politik, sidomos duke pasur parasysh se
kryeministri deri më sot nuk ka arritur të krijojë raporte të qëndrueshme me
administratën amerikane.
Marrëveshja e Ohrit dhe
opozita
Opozita
posaqerisht LDK ështe prononcu se Marrëveshjen e Ohrit si e tillë nuk pranohet
Pasojat
e saj i bart vendi dhe qytetarët.
Opozita,
posaçërisht LDK-ja, fihet edhe në fushatë të pronocohet botërisht kundër
marrëveshjes së Ohrit. Kjo mbetet barrë për çdo qeveri.
Lëvizja politike e znj.
Vjosa Osmani
Lajmi
i fundit që po shihet si shpresë politike është kthimi i znj. Vjosa Osmani në
LDK, me shpresë për rikthimin e dialogut nga Brukseli në Uashingtonin.
Ky
rikthim mund të paraqesë një ringjallje të elektoratit të fjetur të LDK-së, si
dhe të një pjese të votuesve që dikur e kishin mbështetur LVV-në në emër të
saj.
Një
pjesë e madhe e votuesve mbeten besnikë të së majtës, me bindjen se pas vdekjes
së Presidentit Ibrahim Rugova, LDK-ja nuk është e njëjta.
Një
pjesë tjetër është shkrirë në LVV dhe sot janë më të zëshëm edhe se vetë
themeluesit e saj, duke qëndruar aty për interesa politike dhe pozita, ndërkohë
që deklarativisht mbrojnë rugovizmin, edhe pse nga Presidenca u hoq flamuri
Dardan.
Kur
ju thua ja sa e don vizionin e Rugovizmin, përgjigjen se ligji se lejon.
Shpresa të znj. Vjosa
Osmani
Znj.
Vjosa Osmani, gjatë mandatit të saj pesëvjeçar si presidente e vendit, mund të
cilësohet si figura që ka neutralizu politiken agredive ndja bashkësisë
ndërkombëtar,
Ajo
ishte e vetmja figurë politike në Kosovë që kishte kontakte të drejtpërdrejta
me administratën amerikane. Gjatë mandatit të saj, Kosova u përfshi në Bordin e
Paqes, ajo pati takime të ngrohta me Presidentin Trump dhe takime me liderë
botërorë, si dhe siguroi disa njohje të reja për vendin.


