Milazim Zeqiraj: Ne jetojmë në shpresë

2h më parë


Milazim Zeqiraj

Ne jetojmë në shpresë

Kur erdhi,

u mbushëm me shpresë

Premtimet mal:

Zhvillim e progres.

Pa korrupsion,

pa hajnì.

Mendonim:

Do bëhemi mirë,

ndërsa gjysma,

në heshtje dyshonte.

Premtimet,

fjalë e lehtë,

por mbajn pëshën e gurit.

Në fillim,

fjala tingëlluan bukur,

por koha,

solli tjetër përfundim.

Me kohë

iluzionet u zbehen,

e vërteta u pa.

Fjalët si rrushi...

mbetën fjalë në ajër,

pa dritê.

Në fund,

premtimet shtohen ,

realizimi harrohet.

Me shpresë,

në vrap,

për zhvillim të mbarë.

Kur ai votën e kërkon,

prap shumica e voton,

se me shpresë jeton.

Prill 2026