Mihal Gjergji: Lulja dhe vajza

06.09.2025, 05:11 PM (GMT)

Mihal Gjergji

LULJA DHE VAJZA

Shikoj një vajzë, një lule ia merr vjeshtës

E diellit ca rreze ia rrëmbejnë

Të dyja kanë ç'ti japin njera-tjetrës

Arom?n edhe ngjyrat i këmbejnë!

E para shkund petalet pa kuptuar

Të dytën do ta vyshk një tjetër stinë

Oh, mjerë ai, që jetën s'ka jetuar

Dhe pret më kot e ëndërron rininë!

Janinë, Shtator 2017