Mihal Gjergji: Do vij

30.09.2023, 06:30 PM (GMT+1)

Mihal Gjergji

DO VIJ

(Motrës time, Trëndelinës)

Rrëgjuar e lodhur nga pritja e gjatë

T'u thinjën; dhe malli dhe gjum' i trazuar

Patjetër do vij e do gdhihem një natë

Karroca rënkon e dhimbja rri zgjuar

Do vij për Krishtlindje, do pimë për Mesinë

Në kupat e verës t'a mbytim trishtimin

E di se ç'më tha hanxhiu tek mbushte tagjinë?

-Me kuajt gërdallë vështirë ta arrish Perëndimin…

Në vdeksha, e di që do bësh ulërimë!

Tiranë, Shtator 2018