Mihal Gjergji: Djepi i Perëndive

15.07.2024, 05:45 PM (GMT+1)

Mihal Gjergji

DJEPI I PERËNDIVE

Populli im, më i fismi i dheut

Do të ngrihesh e s’mundesh,

pret të kapesh diku!

Kush të mpaku,

kush t'a shteri guximin,

kush të thinji kështu?

Mbete muhaxhir i përjetshëm,

duargrisuri im!

S’të lanë t’i plugoje bokërrimat e tua

S’të patën duk miqësitë

Mos e braktis Tomorrin,

tempullin tënd

Të kthehen Perënditë!

Tiranë, Qershor 2016