Mark Palnikaj: Kontributi i Skënderbeut për formimin e shtetit shqiptar

KONTRIBUTI I SKENDËRBEUT PËR FORMIMIN E SHTETIT SHQIPTAR

Abstract:
The Albanian people have fought for centuries to defend their homeland. The most glorious period of the resistance of the Albanian people in the Middle Ages is the period of the resistance of Gjergj Kastrioti. He tried to strengthen alliances with the states of Western Europe. He had the closest ties with the Kingdom of Naples and the Papal State of the Vatican. During the 25 years of resistance against the Ottoman hordes, he did not lose a single battle but won all of them. Albania still uses the flag of Skanderbeg today and he is our national hero.
Të
nderuar zonja dhe zotërinj!
Kam
kënaqësinë të jem i pranishëm për të ju përshëndetur për pjesëmarrjen tuaj dhe
për të falenderuar organizatorët e këtij takimi në shërbim të njohjes dhe
kujtimit të kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti i njohur në botë si
Skendërbeu.
Shqipëria
është një vend i vogël, por me një histori të lashtë dhe të lavdishme.
Populli
shqiptar ka luftuar gjatë njëzet shekujve kundër pushtuesve të ndryshëm të
cilët në shumë raste kanë ushtruar edhe genocid ndaj popullsisë paqësore të
kombit tonë.
Në
historinë e dy mijë viteve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast që
populli shqiptar të ketë sulmuar ose pushtuar shtetet fqinje ose kudo në botë.
Nga
kjo tribunë e fjalës së lirë ju tërheq vemendjen studjuesve dhe institucineve
më të larta të shkencës së historisë shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë që në
asnjë rast nuk e kanë ngritur zërin për njohjen e genocidit të ushtruar nga
pushtuesi turk ndaj popullit shqiptar megjithse janë të njohura dhe të
dokumentuara masakrat mizore të ushtruara nga ky pushtues gjatë gjith kohës së
pushtimit.
Sot,
populli shqiptar përveç një popullsie që quhet diasporë që banon në shtete të
tjera ku janë asimilue pothuajse plotësisht, pjesa e mbetur së bashku me
territoret, janë në ndara në pesë shtete duke e bërë Shqipërinë vendin e vetëm
në botë që gjatë gjith kufirit të sajë rreth e qark, të jetë e kufizuar me
popullsi dhe terrene nga trojet e veta.
Kjo
i dedikohet pushtuesit turk i cili në vitet e fundit të pushtimit, i përdori
trojet shqiptare si plaçkë tregu për të përmbushur orekset e shteteve
ballkanike të mbështetura nga Perandoria Ruse dhe e braktisur nga aleatët tanë
natyral, shtetet europiane. Këta të fundit gjatë copëtimit të trojeve kombëtare
shqiptare, në mënyrë mjaft të padrejtë, miratuan me vendime zyrtare copëtimin e
trojeve shqiptare.
Periudha
më e lavdishme e popullit tonë mbetet qendresa antiosmane gjatë njëzet e pesë
viteve të udhëhequra nga Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skendërbeu.
Gjergj
Kastrioti, heroi ynë kombëtar, ka të vendosur qindra buste në më shumë se
njëzet shtete të botës duke ja kaluar të gjithë udhëheqësve politikë dhe
ushtarakë nga e gjith bota për numrin e busteve dhe vendeve ku janë vendosur.
Ky
fakt i njohur ndërkombëtarisht e ka spjegimin e vet krejtësisht të qartë.
Skendërbeu, udhëheqës i Arbërisë dhe gjeneral ushtarak i njohur nga e gjithë
Europa si “Kalorësi i Krishtërimit”, gjatë gjithë karrierës së tij ushtarake
luftoi për mbrojtjen e vendit të tij dhe të vendeve të tjera europiane nga
invazorët osmanë që donin të pushtonin Shqipërinë dhe Europën.
Ai
zhvilloi vetëm beteja mbrojtëse dhe asnjëherë nuk sulmoi ndonjë vend tjetër.
Kjo është arsyeja që ai është kampion i ushtarakut që ka luftuar për liri dhe
pavarësi.
Kombi
shqiptar ka patur në shekuj sjellje korrekte dhe paqësore me fqinjët e tij në
lindje dhe në perëndim, në jug dhe në veri të vet.
Kanë
qenë popujt e tjerë që e kanë sulmuar dhe djegur e shkatërruar ekonominë dhe
kulturën e popullsisë arbërore në trojet e veta.
Në
zonat e Arbërisë dhe Dardanisë, pushtuesi turk, sipas dokumenteve të publikuara
dhe të pakundërshtueshme organizoi një terror dhe negocid të pa parë më parë në
këto troje.
Për
ti shpëtuar kësaj dhune dhe këtij genocidi, popullsia e këtyre zonave u largue
në masë në vende të tjera si Italia e Veriut dhe e Jugut por edhe drejt vendeve
të tjera si Kroacia, Austrohungaria dhe deri në Transilvani.
Popullsia
e këtyre trojeve, u zvogëlue shumë dhe vendi pësoi një shkretim të pa njohur më
parë.
Sipas
statistikave të popullsisë të publikuara në botimet e fundit, vetëm mbas dyqind
vitesh Arbëria dhe Dardania e arritën numrin e popullsië që kishin para
pushtimit turk.
Popullsitë
e larguara nga trojet tona u asimiluan në vendet pritëse duke humbur gjuhën dhe
kombësinë.
Vetëm
popullsitë që u vendosën në viset jugore të Italisë që sot quhen arbëresh,
arritën të ruanin gjuhën, kulturën, veshjet, fenë dhe kombësinë e tyre të pa
dhunuar nga mikpritësit e tyre.
Janë
këta arbëresh që kanë hapur shkollat e para shqipe, që kanë shkruar shkrimet e
para dhe librat shqip duke kontribuar në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar.
Në
këtë pritje vëllazërore të bashkëkombasve të tij ka hisen e vet edhe vepra dhe
lidhjet që krijoi në të gjallë të tij heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti.
Në
qytetet italiane ka mbi njëzet sheshe me emrin e Skendërbeut dhe më shumë se 50
buste të vendosura në sheshe publike dhe institucione në shtetin Italian.
Për
Skendërbeun buste dhe shtatore janë vendosur në sheshe dhe vende publike edhe
në Argjentinë, SHBA, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë, Francë,
Portugali, Spanjë, Zvicër, Austri, Kroaci, Poloni, Rumani, Bullgari, Maqedoni,
Kosovë, Shqipëri dhe në shumë vende të tjera duke e bërë heroin tonë kombëtar
figurën më të njohur të luftës çlirimtare për një pjesë të rëndësishme të
popullsive të të gjithë globit tokësor.
Ne,
por edhe të gjithë bashkëkombasit tanë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi
dhe në të gjitha vendet ku punojnë dhe jetojnë shqiptar festojmë dhe nderojmë
kujtimin e heroit tonë kombëtar me një krenari të ligjëshme që populli shqiptar
i ka dhënë botës një gjeneral ushtarak që nga gjithë bota njifet si “Atleti i
Krishtit” për kauzën e drejtë dhe për betejat që udhëhoqi njëzet e pesë vjet si
prijës i popullit shqiptar.
Ajo
që dua të vë në dukje në këtë shkrim është se sa ka qenë i rëndësishëm
kontributi i Gjergj Kastriotit për formimin e identitetit dhe shtetit shqiptar.
Në
shekullin e pesëmbëdhjetë kur jetoi Gjergj Kastrioti, në shumicën e vendeve në
kontinentin europian, shtetet ishin të ndara në principata. Edhe popullsia
shqipfolëse e asaj kohe e cila shtrihej në dyqindmijë kilometra katrore në
gadishullin e Ballkanit, ishte e ndarë në principata dhe udhëhiqeshin nga
princërit e tyre.
Me
datë 28 nëntor 1443, Gjergj Kastrioti i cili ishte në moshën rreth 38 vjeçare,
me anë të një veprimi më shumë politik se sa ushtarak, merr në zotërim
principatën e trashëguar nga babai i tij Gjon Kastrioti e cila ishte e pushtuar
nga pushtuesit Osmanë. Qendra e principatës në zotërim të tij ishte qyteti i
Krujës i quajtur nga shqiptarët Krua për shkak të burimeve të ujit që buronin
në afërsi dhe në gjuhën e shqiptarëve këto burime quheshin kroje.
Mbas
tre muaj dhe katër ditëve nga marrja në pronësi të principatës së tij, me datë
2 mars 1444, Gjergj Kastrioti organizon në qytetin e Lezhës një mbledhje që në
histori njifet si “Beslidhja e Lezhës”.
Në
këtë mbledhje, Gjergj Kastrioti ftoi të gjithë princërit e principatave me
popullsi shqiptare. Aty ai ftoi edhe përfaqësues nga vende të tjera si
Venediku, Vatikani, Napoli etj.
Është
i njohur dhe i konfirmuar mirë fakti që jo të gjithë princërit e principatave
erdhën në këtë takim.
Sipas
dokumenteve të ruajtura në arkivat Veneciane dhe arkivave të tjera italiane dhe
sipas librit të Marin Barletit “Historia e Skendërbeut” botuar në vitin 1510,
në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues nga katrëmbëdhjetë krahina dhe
principata të popullsive shqipfolëse.
Në
këtë mbledhje të organizuar nga vetë ai, Gjergj Kastrioti ju bëri thirrje të
gjith princave që të bashkoheshin në një njësi dhe nën një komandë për të
luftuar kundra pushtuesve osmanë për lirimin e krejt trojeve shqiptare, madje
edhe të popujve të tjerë të gadishullit ballkanik.
Kjo
konsiderohet veprimi i parë i njohur për të realizuar bashkimin e principatave
në një njësi të vetme. Ky veprim i tij, nëse do të ishte realizuar, do të ishte
themelimi shtetit nacional të shqiptarëve
Princërit,
siç ndodhë pothuajse gjithmonë me shqiptarët, jo të gjithë ishin dakort me të
gjitha propozimet që bëri Gjergj Kastrioti.
Ata
në parim ranë dakort për luftë kundër pushtuesve por kur erdhi fjala për
pozicionin që do të kishte Gjergj Kastrioti në këtë luftë, nuk ishin dakort që
ai të ishte prijësi absolut i kësaj nisme por Gjergjin e emëruan sipas
dokumenteve të dërguara në Venedik nga përfaqësuesit e këtij shteti “Primus
Interpare”. Përkthimi saktësisht i këtij titulli nga gjuha latine në gjuhën e
sotme është i diskutueshëm por nga të gjithë studiuesit pranohet se ky titull
ka kuptimin “I barabartë midis të barabartëve”. Nëse e spjegojmë me fjalë të
tjera, kjo kishte kuptimin që pjesëmarrësit nuk pranonin të hynin nën komandën
e Gjergj Kastriotit por, ishin dakort të gjithë të ishin aleatë në luftën për
çlirim.
Nëse
e analizojmë këtë qëndrim të princërve shqiptarë në këtë takim pa paragjykime,
pa qëllime të këqia në favor të kundërshtarëve tanë, por në mënyrë llogjike,
atëherë ky qëndrim ka një farë të drejte dhe kuptimi llogjik se përse u mbajt.
Kur
u bë kjo lidhje, me 2 mars 1444, Gjergj Kastrioti ishte rreth 38 vjeç, beqar, i
shkolluar në Perandorinë Osmane, nuk kishte zhvilluar asnjë betejë kundra
turqve.
Llogjika
të çon në mendimin se pjesëmarrësit nuk kishin arsye ti jepnin besimin absolut
këtij pinjolli të familjes së Kastriotëve për të qenë udhëheqës absolut i të
gjithëve.
Është
e vërtetë se Gjergj Kastrioti e vazhdoi luftën për njëzet e pesë vjet dhe nuk
humbi asnjë betejë në përballjen me fuqinë ushtarake të perandorisë Osmane që
në atë kohë ishte perandoria më e fuqishme në botë.
Gjergj
Kastrioti ka humbur vetëm betejën e Beratit ku pati kundërshtar jo turqit por
një ushtri turke të përbërë me ushtar qind për qind shqiptar.
Për
kontributin e tij në luftë kundër invazorëve të perandorisë otomane dhe për
fitoret e korrura, Papa Kalisti i tretë i dha Gjergj Kastriotit titullin
“Atleti i Krishtit”.
Për
faktin se Gjergj Kastrioti formoi një shtet të formësuar si i tillë dhe nuk
ishte thjeshtë një kaçak rebel në krye të një çete rebelësh siç shkruajnë në
shkrimet e tyre dashakeqe dhe pa asnjë bazë disa kundërshtar të çdo vlere
shqiptare, duke u munduar t’i përvehtësojnë këto vlera në dobi të kombeve të
tjera, tregojnë dokumenta dhe shkrimet e ruajtura në arkivat perëndimore në
Itali, Francë, Spanjë, Austri dhe vende të tjera.
Deri
tani, letërkëmbimet e Gjergj Kastriotit me principatat dhe shtetet europiane,
kanë të konfirmuara më shumë se 400 letra të dërguara nga Gjergj Kastrioti ose
që i janë dërguar atij nga të tjerë ose që flasin për rolin e tij në teatrin e
luftës antiosmane.
Ne
kemi publikuar disa nga këto letra të përkthyera në gjuhën shqipe por shumica
absolute e tyre ose është publikuar nga studiuesit e huaj në gjuhë latine dhe
gjuhë të tjera ose ruhen akoma në dorëshkrim dhe nuk janë publikuar asnjëherë.
Institucionet
zyrtare në Shqipëri dhe në Kosovë duhet të marrin masat e nevojshme dhe ti
botojnë këto letra në mënyrë kronologjike sipas datave kur janë shkruar dhe të
përkthyera në gjuhën shqipe.
Letra
e Gjergj Kastriotit e shkruar me datën 29 mars 1463 nga kepi i Rodonit për Papa
Piu II, ku bëhet fjalë për caktimin e Martin Muzakës si ambasador të shtetit të
administruar nga Gjergj Kastrioti në Vatikan, tregon për një shtet të
organizuar me përfaqësi edhe diplomatike në shtete të tjera.
Dokumenta
e ruajtura në arkivat e Dubrovnikut dhe të Venecias, që bëjnë fjalë për
veprimtarinë diplomatike të ambasadorit të Gjergj Kastriotit në Republikën e
Venedikut, Gjergj Pelini nga Artana (Novobërda) e Kosovës, flasin për një
aktivitet të zgjeruar të këtij diplomati në ndihmë të Gjergj Kastriotit.
Një
dokument i ruajtur që flet për jetën dhe veprën e Gjergj Pelinit.
Dokumentat
e ruajtura flasin për një aktivitet të zgjeruar diplomatik të Gjergj Kastriotit
me kanceleritë europiane në shërbim të qëndresës antiosmane.
Kjo
është prova më e mirë se ai kishte organizuar një shtet, natyrisht jo me
konfigurimin që ka sot një shtet modern por të ngjajshëm me shtetet e kohës së
tij.
Edhe
aleancat me vende të tjera europiane tregojnë për fuqinë e tij ushtarake dhe
identifikimin e tij dhe të vendit që përfaqësonte si një shtet potencial në
luftën antiosmane.
Shkuarja
e Gjergj Kastriotit për afër një vit në ndihmë të mbretit të Napolit me
ushtrinë e tij në ndihmë për ruajtur të pandarë këtë mbretëri tregon se sa i
rëndësishëm ishte kjo ndihmë për mbijetesën e asajë mbretërie.
Marin
Barleti në librin e tij për Gjergj Kastriotin thotë qartas se ai ka kërkuar
dokumente autentike për historikun e këtyre zhvillimeve dhe betejave të
zhvilluara nga Gjergj Kastrioti në gadishullin Apenin dhe nuk ka gjetur asgjë.
Mundësitë teknike dhe transporti për të lëvizur nga një krahinë apo shtet në
një tjetër në atë kohë kanë qenë të kufizuara. Për këtë shkak, Barleti mund të
mos ketë arritur të kryej kërkimet e duhura por në shekullin tonë janë gjetur
dhe publikuar shumë dokumente që hedhin dritë mbi ato ngjarje.
Ekzistenca
e stemës së dinastisë Kastrioti dhe e flamurit me shqiponjën dykrenare që
përdoret edhe sot nga kombi shqiptar, janë një provë e fortë për një organizim
të një shteti serioz dhe të pavarur.
Gjatë
qeverisjes së tij Gjergj Kastrioti disa herë u tradhëtue nga bashkëpunëtorët e
tij si nipi i tij Hamzai dhe disa gjeneralë të tij.
Edhe
disa nga principatat shqiptare patën mosmarrëveshje me shtetin e Arbrit dhe
disa herë u përdorën edhe armët kundër njëri tjetrit. Kjo ka ndodhur me Danjën,
me principatën e Dukagjinit dhe të Spanëve. Në vitet e fundit të jetës së tij,
princët e Dukagjinit dhe të Spanëve u pajtuan me Gjergj Kastriotin dhe luftuan
së bashku kundë turqve pushtues.
Madje
princi Lek Dukagjini, u mërzit shumë nga vdekja e parakohëshme e Gjergj
Kastriotit dhe e qajti në mënyrë legjendare vdekjen e tij. Ai mbas vdekjes së
Gjergj Kastriotit e vazhdoi edhe dhjetë vjet luftën kundra pushtuesve turq.
Edhe
ky fakt tregon për një shtet të konsoliduar të Gjergj Kastriotit. Në vitin
1482, djali i tij Gjon Kastrioti, u kthye në tokat arbërore për ta vazhduar
luftën e të jatit por nuk pati sukses.
Mbas
shpalljes së pavarësisë nga Perandoria Otomane më 28 nëntor 1912 që nga
shqiptarët u quajt nëntori i dytë në kujtim të hyrjes në Krujë me 28 nëntor
1443 të Gjergj Kastriotit dhe stema dhe flamuri u soll nga diaspora dhe u
rivendos ai që kishte qenë 450 vjet më parë.
Qeveritë
tona në Shqipëri dhe në Kosovë duhet të nxjerrin ligje që ndalojnë sharjet dhe
shpifjet kundra Gjergj Kastriotit Skendërbue dhe kundra historisë së kombit
tonë. Sa më vonë të ndalohet kjo masakër historike aq më të mëdha do të jenë
dëmet që i shkaktohen historisë dhe kombit tonë.
Ju
faleminderit
Mark Palnikaj, Tiranë më
7 qershor 2025.










