Qazim Namani: Autoktonia e shqiptarëve të Malësisë së Galabit, sipas burimeve shkencore dhe rezultateve të testeve gjenetike

44m më parë

Autoktonia e shqiptarëve të Malësisë së Galabit, sipas burimeve shkencore dhe rezultateve të testeve gjenetike

Nga Dr. Qazim Namani

Malësia e Galabit, kjo trevë pasur me minerale, shtrihet në pjesën qendrore të mbretërisë së Dardanisë. Nga burimet e autorëve antik, kemi trashëguar kemi trashëguar të dhëna, për fisin e lashtë dardan Galabrët, për të cilët besohet se jetonin, pranë minierave në malësinë e Galabit, në Dardaninë qendrore. Bazuar në këto burime, besohet se edhe emri i kësaj malësie, është ruajtur deri në ditët e tonë, natyrisht duke pësuar ndryshime nga pushtuesit, e këtyre tokave, me emra që u e përshtatën sipas gjuhës zyrtare të tyre.

Shtrirja gjeografike e kësaj malësie, fillon që nga lumi Moravë, prej Grykës së Konuçlit, e deri te fusha e Prokuplës e Leskocit.


Hata që tregojnë shtrirjen e fisit të lashtë dardan Galabri në Malasin e sotme të Galabit

Kjo malësi me një pozitë shumë të rëndësishme gjeostrategjike, në mes të Fushës së Kosovës dhe Fushës së Nishit, në pjesën qendrore të mbretërisë së Dardanisë, u bë qendër e zhvillimit administrativ, në periudhën e antikitetit. Si trevë me kodrina të ulëta, e të pasura me minerale, kjo trevë luante rol të rëndësishëm, në zhvillimin ekonomik e kulturorë të dardanëve, në kohën e mbretërisë së Dardanisë. Sic shihet nga shumë burime, Galabrët, ishin fisi më i rëndësishëm, që banonin në pjesën qendrore, dhe veri-lindore të Dardanisë antike.

Studiuesit e lidhin emrin e këtyre maleve, me rajonin e sotëm gjeografik të Gollakut (Malësia e Gallabit), që i ndanë kufiri i sotëm në mes të Kosovës dhe Serbisë së sotme jugore, ku mbi gjysma e territorit të kësaj malësie, mbetet brenda kufijve të Serbisë së sotme.

Galabrët (latinisht: Galabri) ishin një fis i rëndësishëm ilir, që bënte pjesë në Mbretërinë e Dardanisë. Sipas gjeografit të lashtë antik Straboni, popullsia e Dardanisë antike, ndahej në disa fise, por më kryesore ishin dy fise: Galabrët dhe Thunatë, për të cilat kanë shkruar edhe autorët antik, para erës sonë si Straboni etj.

Straboni shkruan: Dardan janë edhe Galabrët, tek të cilët..., është një qytet i vjetër.[1] Mendoj se këtë qytet duhet kërkuar rreth qytetit të Nishit, Kushumlisë së sotme ose në malësinë e Galabit të sotëm.

Disa nga studiuesit e  më vonshëm, kanë shkruar se: Galabrët ishin një fis i romanizuar trako-ilir i Dardanisë, së bashku me Thunatët. Ata zotëronin treva në një rajon të rëndësishëm, të Kosovës Lindore, Serbisë Jugore dhe Maqedonisë Veriore, me qytetin "Vendenae". Straboni shkruan se ata janë një "popull i Dardanëve, në tokën e të cilëve ndodhet një qytet i lashtë". Fisi Galabroi, nga disa studiues është lidhur, me Kalabrinë në Italinë jugore.[2]

Lëvizja e fiseve dardane, dhe elementëve të tjerë etno-kulturore, nga veriu në jug, diskutohet gjithashtu nga shumë studiues, ngjashmëria e toponimisë në Itali dhe Iliri, Peloponez dhe Azinë e Vogël, ka zgjuar interesim për tu studiuar. Për shembull, që nga antikiteti në Dardani, autori antik Straboni (Str. VII.5.7 - PAPAZOGLU 1969: 439, D 81) përmend dy fise dardane, përkatësisht Galabrët dhe Thunatet, dhe analogjia e të cilëve edhe sot, gjendet edhe në Italinë jugore: Galabri, nga e cila mori edhe Kalabria e sotme[3]

Galabrët janë përmendur si një fis dardan, një grup që ndante karakteristika kulturore dhe gjuhësore, me fiset e tjera të Dardanisë. Dardanët, siç e përmend Straboni, ishin një nga tre fiset, më të fuqishme ilire, së bashku me Ardianët dhe Autariatët.

Kjo tregon për dardanët se ishin një shoqëri e organizuar, dhe e zhvilluar në këtë rajon. Edhe pse informacionet për Galabrit janë të kufizuara, përmendja e tyre nga Straboni, tregon për praninë e një popullsie të organizuar dhe të zhvilluar në Dardani gjatë periudhës së antikitetit.

Lidhjet e mundshme e Galabrëve, me emrin “Calabri” dhe toponimin “Gallapi i sotëm” sugjerojnë një vazhdimësi kulturore dhe etnike në rajon, duke kontribuar në mozaikun e pasur të popujve të Ballkanit gjatë antikitetit.[4]

Zef Mirdita e citon Gerka Novakun i cili ka shkruar se Straboni është autori i parë i cili dardanët i konsideron ilirë.[5]

Dardanët kanë qenë të organizuar si në jetën politike, ekonomike, sociale, dhe si duket polisi i vjeter Arhaia, ka qenë një qendër e rtëndësishme e fisit dardan të njohur me emrin Galabroi, të cilin pa një përcaktim preciz e lokalizon Karl Paçi.[6]

Emri fisnor Galabri/Galabrioi, ka qenë i lidhur me emrin Mesapik (mesapët), fis i lashtë ilir në Kalabri (Calabrioi), në Pulia (Italia juglindore). Më tej është lidhur edhe me toponimin shqip Gallapi në Kosovën e sotme verilindore (Artanë).[7]

Johan Georg von Hahn, kur  i vizitoj trevat e Llapit dhe Gallapit shkruan se: Këta arnaut (shqiptar), quhen edhe Lapë e Gulap, dhe se toka që sot banojnë shqiptarët, ka qenë një pjesë integrale e Dardanisë së vjetër, dhe dardanët, pa dyshim kanë qenë ilirë. Galabrët janë më të egrit se gjithë popujt tjerë. Ky emër na e rikujton emrin e fisit dardan Galabroi, ku Galabereja i thonë lules së çelmë në shpat.[8]

Gjatë shekullit të XIX, nga autorët e shumtë sllav, është shkruar dhe punuar shumë në terren, për ndryshimin e toponimeve, dhe përvetësimin e objekteve të kultit, dhe trashëgimisë dardane, në Evropën Juglindore.

Të shikojmë disa nga autorët serbë, të cilët pas gjysmës së dytë të shekullit XIX, vepruan në terren, për ndryshimin e toponimeve, dhe përvetësimin e kulturës materiale dardane.

Sipas Milos S. Milojevicit, kuptojmë se emri i kësaj malësie nga Galab, tentohet të quhet Golube, madje me ketë emër në gjysmën e shekullit XIX, vendosin ta quajnë Vrajën, por M. S. Milojevic, pasi i viziton këto male shkruan, që nga sot këto male do të quhet Golak (Malësi e zhveshur pa pyje). Milojevic toponimet, dhe burimet e mbledhura nëpër trevat shqiptare, me qëllim për ti falsifikuar dhe sllavizuar i ka botuar në tri fletoret e tij, në vitin 1871 dhe1872.[9]


Emërtimi i kësaj malësie me emrin Gollak, nga M. S. Milojevic.[10]

Autori tjetër serbë, Mita Rakic, i cili vizitoj trevat shqiptare të Galabit, pas pushtimit të këtyre viseve nga Serbia,  në librin e tin “Iz Hove Serbije”, citon librin e Johan George von Hahn, se si ai i përshkruante viset në Malësinë e Galabit, por ky bënë përpjekje, për ta arsyetuar kinse emrin e më hershëm të kësaj malësie Golubac, sipas shkrimeve të M.S. Milojevicit, dhe politikave ditore të shumë autorëve sllav, për sllavizmin e toponimeve në trevat shqiptare.


Mita Rakic, përshkrim nga libri i Hanit për Galabrët.[11]

Mita Rakic, e përshkruan Kështjellën e Vrajës dhe qytetin, me emrin Golubac[12], ku vërehet qartë misioni i tij, për ta mohuar emrin e vjetër të fisit Galabroi dhe Malësisë së Galabit.


Mita Rakic shkruan se qyteti i Vrajës në kohë më të hershme quhej Golubac[13]

Duke e shfletuar librin e Mita Rakicit, kuptojmë se popullata e kësaj malësie, duke e përfshirë edhe Toplicen, e tëra ishte popullatë shqiptare, por këtu vërejmë ndryshimet e emrave, në shumë vendbanime. Në rastin konkret vërehet se emrin e fshatit Buka, e shndërron në Buca, me siguri nga ndonjë hartë perëndimore, ku germa “K”, është shkruar me germën “C”.

Nëse analizojmë emërtimet e vendbanimeve, të Malësisë së Galabit, prej Fushës së Nishit e deri në Fushën e Kosovës, vërejmë se emërtimi bazë i vendbanimeve në këto anë, ishin në gjuhën shqipe.

Nga disa autor serb si Mita Rakic, mësojmë se kjo malësi deri në vitin 1878, ishte etnikisht e banuar vetëm me shqiptar etnik, madje për Kushumlinë shkruan, se ishte fole e shqiptarëve, dhe se aty jetojnë shqiptar të pastër etnik.[14]

Me rëndësi për ne është se në shumë harta, dhe nga shumë autorë perëndimorë, që hulumtuan apo bënë përshkrimin e vendbanimeve të trevave shqiptare, kanë lënë shënime, se dikur kjo treve quhej Dardani, dhe në pjesën qendrore të Dardanisë, është përshkruar edhe emri i fisit dhe malësisë Galabi.


Harta e pare e Dardanisë qe shihet këtu, është e vitit 1865, krijuar nga Justhus Perthes (Ref. 1)
Harta e dyte e lëvizjes se fiseve autoktone, që shihet në pjesën tjetër, është e vitit 1961, krijuar nga Zacharie Mayani

Gjurmët e qytetërimit në këtë trevë janë të dukshme, mjafton të veçojmë Justiniana Prima, Justiniana Sekondën, Vendenisin dhe kështjellën e Artanës, si vazhdimësi të qytetërimit në mes të këtyre qyteteve urbane të antikitetit. Përveç qyteteve urbane, kjo trevë karakterizohet me shumë fortifikime, dhe objekte sakrale (fetare), që dëshmojnë për një civilizim të zhvilluar, në të gjitha periudhat e historisë.

Shikuar në aspektin arkeologjikë, ky territor i përket trevës veri-lindore të kështjellës së Artanës, zonë shumë e pasur minerare, dhe me gjurmë të shumta të galerive dhe skorieve, që kanë mbetur në sipërfaqe të tokës, gjatë përpunimit të mineraleve. Në vitin 1996, në Rapuhën e Krilevës, kam gjetur Pukë dore nga guri, copë qeramike të përhimët, e punuar me dorë, punim i vrazhdë, që besohet se i përket periudhës së neolitit të vonë, dhe gjurmë të një vendbanimi të lasht.

Në Rrapushe po ashtu ka sasi të madhe të skorieve, që kane mbetur nga përpunimi i metaleve. Përgjatë rrugës në anën lindore që prej Rapuhe, shkon te lokaliteti i quajtur Bara, në lagjen e sipërme të Krilevës, janë zbuluar mbetje njerëzore, popullata e Krilevës atë vend e quajnë “Varrezat e Ilirëve”.

Prej Rapuhës, kodrina që ngritët në anën perëndimore, quhet Gjyteti i Marecit-Krilevës, lokalitet arkeologjik ku janë bërë gërmime arkeologjike, dhe është vërtetuar se kemi të bëjmë me një kështjellë, që ka pamje të mirë më Kështjellën e Artanës, Kështjellën e Strezocit dhe kështjellat tjera për rreth.

Rapuhën e ndanë vetëm një kodrinë me Gjytetin e Gllogovicës, një lokalitet arkeologjikë, që nga gjetjet e rastit, është vërtetuar se kemi të bëjmë, me një vendbanim të rëndësishëm nga periudha e antikitetit.

Mbi Rapuhë rreth 300 m përgjatë përroit, që vjen nga fshati Prapashticë, pikërisht në përroin që vjen nga Kodra e Litecit ( Lutesh e quajtur në mesjetë), është lokaliteti ku janë varret e Gjytetit. Prej varreve të Gjytetit e deri te mali “Straka” në fshatin Prapashticë, nga të moshuarit, e kam regjistruar se për gjatë përroit, kishte themele të objekteve, dhe vendi quhej Stanet e Rimit.

Te Roga e verdhë, pikërisht aty ku sot bashkohen kufijtë e fshatrave Prapashticë, Marec, Krilevë e Gllogovicë, gjenden skorie të shumta, nga përpunimi i xeheve.

Mbi Rogën e verdhë, në malin Straka, janë gërmadhave një objekti që nga kohët e lashta. Objekti vërehet se është punuar me teknikë të thatë të murimit. Nga banorët kam regjistruar, se aty janë gjetur ene të punuara nga guri, dhe është gjetur një guri me figurën e dorës të skalitur në gurë.

Në kufijtë mes lagjes së Bala të sotëm, në fshatin Prapashticë dhe lagjes së Canajve të fshatit Marec, janë gjurmët e një vendbanimi të vjetër që quhet Selishtë. Në këtë lokalitet ka gjurme të themeleve, dhe është hasur në qeramikë, gjatë aktiviteteve bujqësore. Në këtë vend deri me sot, janë të ruajtura themelet e kishës së Demës. Mbi kishën e Demës, një kodrinë e vogël quhet Quka. Mbi këtë Qukë ngritët Quka tjetër që sot njihet si Kodra e Madhe, që e ka një pamje shumë të mirë, me të gjitha fortifikimet e zonës për rreth.

Në mes të këtyre dy Qukave, kalon rruga e vjetër e antikitetit, që e lidhte Justiniana Primën te Lebana e Leskocit, me Justiniana Sekondën te Ulpiana pranë Prishtinës.

Nder toponimet më të rëndësishme, që me shekuj janë trashëguar në lagjen Bala janë: Kodra e Flurit-Florit, Bërskovica, Rusolia, Gomuri, Kodra e Madhe, Lugu i Pjetrit, Bregu i Matës, të ruajtura në kujtesën e banorëve autokton.

Nga burimet e shkruara, tani më është vërtetuar, se që nga shekulli XV, hasim toponime dhe emra të banorëve, që e dëshmojnë përkatësinë etnike shqiptare, ndërsa nga rezultatet e testeve të ADN, të banorëve të kësaj lagjeje kuptojmë se kemi të bëjmë me një popullatë autoktone dardane, që nga epokat e hershme të historisë, që jetuan në territorin e Dardanisë qendrore.


Rruga antike që e lidhte Justiniana Primën me Justiniana Sekondën

Kodra e Madhe në fshatin Prapashticë ka një afërsi prej rreth 300 m, me Kodrën e Litecit (Lutesh në fshatin Marec), në perëndim të Kodrës së Litecit, është Gradishta e fshatit Marec. Në Gradinë, kemi hasur shumë gjurme arkeologjike nga antikiteti, dhe gjurme nga përpunimi i xeheve, në lagjen e Bulajve, Metohit, Simojt ku vërehen aktivitete xehetarie përgjatë gjithë Prroit të Zi , afër Qukës së Qelnasit dhe Gurit të Bletës.

Në lagjen e Simojve janë themelet e një kishe. Mbi Prroin e zi në kufijtë e sotëm të fshatrave Marec, Prapashticë e Keqekollë, ngritët fortifikata tjetër që quhet Makica, që mendoj se në kohët më të hershme, kjo fortifikat ishte vendbanim i Makollëve në fshatin Marec.

Ne lagjen e Bala të fshatit Prapashticë, në lokalitetin e quajtur Nekshur, janë gjetur mbetje te objekteve te vjetra të banimit, dhe varrezat në formë tumulave, që quhen Gomuri. Po në këtë lagje, janë zbuluar themelet e një kishe, dhe disa ene qeramikë dhe dy pitosa. Në lindje të lagjes së Balaj, është Roga e Konaçeve, që mendohet për një objekt kulti, dhe një fortifikim që sot quhet te konaku i Bilallit. Mendojë se këtu ishte kështjella, që dikur jetonin banoret e lagjes kalaja të fshatit Dabishec.

Sipas burimeve shkencore, dhe gjurmëve e hulumtimeve të terrenit, kuptojmë se popullata dërmuese e këtyre fshatrave, është popullatë autoktone dardane me, rrënjë të lashta të qytetërimit para dardan.

Vendbanimi Bibal, sot lagjja Bala në fshatin Prapashticë

Bazuar në burimet e shkruara që nga shekulli XV, regjistrimet e popullatës, dhe toponimet, kam ardhur në përfundim, se pjesa më e madhe e popullatës së këtij fshati, është popullatë autoktone shqiptare, që me shekuj ruajti gjuhën, traditën, kulturën, dhe toponimet burimore në gjuhën shqipe. Nga kjo kuptojmë se popullata e Gallapit të sotëm, në përgjithësi ishte shqiptare, ishte autoktone që nga kohërat e lashta, dhe ishte bartëse e zhvillimit ekonomik, administrative dhe ushtarak në mbretërinë e Dardanisë.

Sipas regjistrimit të popullatës së Kosovës, në fund të shekullit XV, në defterin osman, që përfshinte arealin e Novobërdës, e gjejmë fshatin Prapashticë, të regjistruar në nahijen e Treboshnicës, me emrin Prapatinça. Ky defter është gjetur në arkivin e kryeministrisë së Turqisë në Stamboll, në vitin 1986.[15] Në këtë defter katundin Berkovica, e hasim me katundet tjera si: Maroje-fc ( që mendoj se është Mareci i sotëm), Manastir (ende i pa publikuar, por ka gjasa që të jetë Roga e Konaçeve, te Lugu i Manastirit afër Llapsides, në fshatin Gllogovicë), Kolla e Gjergjit (mundë të bëhet fjalë për Keqekollën e sotme), Zllash (Zllashi i sotëm), Katundi Gradishta (mendoj se bëhet fjalë për Gradinën në fshatin Marec), katundi Lutesh (mendoj se këtë duhet ubikuar me Kodrën e Litecit, në lagjen e Canajve të fshatit Marec, që është ngjitur me Kodrën e Madhe dhe Lugjet në fshatin Prapashticë). Vërehet se Berskova, e shënuar në këtë defter, është ruajtur e renditur si toponim deri më sot, nga popullata autoktone shqiptare në fshatin Prapashticë, së bashku me toponimet tjera për rreth. Bazuar në të dhëna nga terreni, vërehet se studiuesit në fjalë, nuk kanë bërë fare hulumtime, për ta bërë ubikimin e lokalitetit të Bërskovës. Në bazë të disa të dhënave, ka gjasë që ky lokalitet të jetë Breskovica në fsatin Prapashticë, ku në lagjen e Balave të këtij fshati, ende ruhet ky toponim. Të dhëna tjera bindëse, janë edhe vendndodhjet e më shumë se pesë kishave katolike, të shtrira pothuaj në të gjitha lagjet e Prapashticës.

Në dokumentet e shkruara ky vendbanim, me emrin Prapatinza, është i regjistruar në regjistrin e borxhlive, të tregtarit Mikel Llukarit në gjysmën e parë të shekullit XV. Në defterin kadastre të kazasë së Artanës të vitit 1498, është i regjistruar vendbanimi Prapatinca, me 36 kryefamiljarë dhe bashtina. Më vonë shënohet me emirin Papratincë, në defterin kadastre të sanxhakut të Vushtrrisë, të vitit 1566-74 me 17 shtëpi dhe 5 beqarë. Me emrin Grapasnica është i regjistruar në një hartë austriake, hartuar në bazë të shënimeve të vitit 1689.[16]

Në defterin osman në fund të shekullit XV, të zbuluar në arkivin e Kryeministrisë së Turqisë, në vitin 1986 i gjejmë shumë kryefamiljarë, që dëshmojnë përkatësinë etnike kombëtare shqiptare si: Niksa Rajini, Stepa Marko, Raja Lisiç (mendoj Lisi-Lisica e sotme), Leshjana e vejë, Bashtina Tusha në dor të Papasit, bashtina vogla (bashtina e vogël). Në këtë defter, Brekovicën e hasim si katund në vete, me këta familjarë, që po ashtu dëshmojnë përkatësinë etnike shqiptare si: Nikolla Dimitri, Raja i biri Dimitrit, Stepan Dimitri, Marko Dimitri, Peja Milushi, Milush Marki, bashtina Bogdani etj.[17]

Në regjistrimin gjatë kohës së sulltan Selimit të II, në shekullin XVI, në Prapashticë e gjejmë si kryefamiljarë Marko Matin, kurse edhe sot në lagjen e Balave, e gjejmë mikro toponimin Bregu i Matës, pastaj Lugu i Pjetrit (Sot Lugu i Selimit) etj. [18] Po në  Prapashticë i hasim edhe këta kryefamiljarë tjerë si: Lleshko Dane, Lleshko Dimja, Lleshko Rajko, Gjuro Lleshko etj. Me të cilët dëshmohet etnogjeneza shqiptare e këtyre kryefamiljarëve.[19]

Në punimet e Dr. Rexhep Doçit në librin “Antroponimia e shqiptarëve të Kosovës” hasim në rrethinën e Artanës antroponimin Balich dhe Baran që përmenden në vitin 1438.[20] Mendoj se afërsia në mes lagjes së Balave dhe antroponimit Bara në fshatin Krilevë mundësojnë lidhjen me këto emërtime kur të kemi parasysh se distanca në mes këtyre antroponimeve dhe Artanës sillet diku rreth 15 km. Në mes të Balajve dhe Barës së fshatit Krilevë, sot shtrihet vendbanimi Rapuha.


Harta e punuar sipas regjistrimit dhe shënimeve osmane të shekullit XV e XVI, fshatrat qe i përkisnin Kazasë së Artanës.

Bazuar në këtë hartë të paraqitur më lartë, lagjja e Bala në fshatin Prapashticë, del të jetë regjistruar me emrin Bibal. Territori i kësaj lagjeje, edhe sot kufizohet me lagjen e sotme të Canajve, në fshatin Marec, dhe me Rapuhen e fshatit Krilevë, (shih hartën lart (Marojefc dhe Rapushina), dhe bëre krahasimin me territorin e këtyre vendbanimeve të paraqitura dhe të shënuara në foton e më poshtme.


Harta Malësia e Galabit, në pjesën e Dardanisë qendrore, Rapuha në fshatin Krilevë, fshati Marec dhe lagjëja Bala në fshatin Prapashticë


Lagjja e sotme e Balave në fshatin Prapashticë, pikërisht ana jug-lindore ku kufizohet me fshatin Marec dhe me Rapuhen në fshatin Krilevë

Analizat e ADN, kohëve të fundit, po e dëshmojnë se në ketë trevë, që nga koha e bronzit, jetuan popullata dardane, kryesisht me hoplogrupin J2b-L283.

Kjo është vërtetuar edhe me analiza laboratorike dhe testet e bëra nga shumë banorë të këtyre lagjeve dhe fshatrave tjera për rreth.

Njëri nga banorët e kësaj treve, dhe lagjes Bala në fshatin Prapashticë, jam edhe unë, që e kam bërë testin gjenetik, para 10 viteve në Sh. B. A, së bashku me kolegun tim arkeologun Luan Gashi nga fshati Mramuer, dhe që të dytë dolëm, të jemi banorë autokton, në këto kodrina. Po ashtu testin gjenetik, që e bëri më vonë vëllai im Ismeti, doli të jetë i njëjtë me testin tim.

Rezultatet e testeve tona, dëshmuan se kemi origjinë autoktone, paloeballkanike (iliro-arbërore-shqiptare), në këto treva gjeografike.

Rezultate e testeve tona, dëshmojnë për një popullatë autoktone dardane, të paktën që nga epoka e bronzit. Nga disa informata, ka kohë që e kam kuptuar, se ka edhe disa nga banorët e lagjes Bala, që e kane bërë testin gjenetik, dhe e dëshmojnë një rezultat të tillë, por rezultatet e tyre, më mungojnë për ti publikuar.

Rezultatet e këtyre testeve gjenetike, te banoret e kësaj lagjeje e largojnë hamendjen, nga shumë rrëfime e legjenda, që u nguliten në kokën e shume banorëve, se janë të ardhur nga ndonjë, vend tjetër në këto treva.

Në vijim unë po ofroj, Rezultati i testit tim gjenetik të bërë në U. S. A, në vitin 2015.


Rezultati i testit tim gjenetik, të bërë në U. S. A

Për të dëshmuar autoktoninë e popullatës shqiptare, në trevat ilire është interes kombëtar, i çdo qytetari që ta bëjë testin e ADN, ti publikoj rezultatet e testit, në mënyrë që ta kemi, një pasqyrë më të qartë, rreth autoktonisë dhe zhvillimit të qytetërimit, që nga lashtësia e deri në ditët tona në Dardani.

Rezultatet e gjertanishme, janë të kënaqshme, dhe vërtetojnë se bartës, të qytetërimit, në këto troje, jemi ne shqiptarët e sotëm.

Për ta parë, përqindjen dhe pastërtinë e testeve tona gjenetike, unë po e publikoj rezultatin e testit të vëllait tim Ismetit, që e ka bërë në Gjermani. Pasi që testi i tij, zgjoi interesim te instituti gjerman, për tu thelluar më shumë në studimin e gjeneve familjare, do ti publikoj grafikët e rezultateve.


Rezultatet e testit gjenetik të vëllait ti Ismetit, që dëshmon për përhapjen e këtij hoplogrupi, nga Dardania qendrore, në Kostandinopojë, Kretë, Italinë e Jugut, Spanjë dhe Angli

Banor të lagjes Balaj, dhe banor të lagjeve tjera, në fshatrat tjera, duhet ta krijoni bindjen dhe besimin, se jeni autokton në këto treva, jeni pasardhës të dardanëve të vërtet, që latë gjurmë të qytetërimit e civilizimit në këto troje, që nga epoka e gurit, e deri në ditët e sotme.


Rezultatet e testit gjenetik të vëllait ti Ismetit, që dëshmon për përhapjen e këtij hoplogrupi, nga Dardania qendrore, në Kostandinopojë, Kretë dhe në Italinë e Jugut.


Rezultatet e testit gjenetik të vëllait ti Ismetit, që dëshmon përkatësinë dardane dhe për përhapjen e këtij hoplogrupi në trevat fqinjë

Migrimet e fisit Galabroi në trevat veriore të Ilirisë, në jugun e Shqipërisë së sotme dhe në Itali.


Fanula Papazoglu, burime të shkruara që dëshmojnë për Galabrët dhe Daunët që migruan para erës sonë në Itali[21]


Rezultatet e testit gjenetik të vëllait ti Ismetit, që dëshmon për përhapjen e këtij hoplogrupi në fiset veriore tjera ilire dhe në Italinë e jugut

Haplogrupi E3b (dhe një haplogrupi shoqërues tjetër, J2) në Britani

Origjina familjare, kohët e mbërritjes dhe rrugët e mundshme të migrimit të haplogrupit E3b1 në Britani, kanë qenë temë debati, midis ekspertëve të gjenetikës të popullatave të ndryshme, për disa vite. Në librin e tij, Origjina e Britanikëve, Stephen Oppenheimer (2006), paraqiti një teori të një periudhe kohore neolitike, për mbërritjen e E3b (dhe një haplogrupi shoqërues tjetër, J2) në Britani, që korrespondon me periudhën nga 6.5-5.5 (mijëra vjet më parë), dhe me origjinë që kishin ardhur nga Gadishulli i Ballkanit.[22]

Haplogrupe me E3b?M35 dhe J2?M172 në studimin e Capelli-t.

Adresa për korrespondencë: stevenbird1000@hotmail.com Pranuar: 1 korrik 2007; pranuar: 15 shtator 2007. trajtoi përhapjen e haplogrupeve E3b dhe J, në Evropën perëndimore, gjatë epokës neolitike, por nuk përfshiu asnjë të dhënë nga ishulli i Britanisë, në mënyrë specifike, dhe mbi punën e mëparshme të Ammerman dhe Cavalli-Sforza (1984), në lidhje me modelin e "difuzionit demik", në të cilin kultura Linearbandkeramik, ose LBK u ngrit pas tranzicionit neolitik (me kulturat Star?eves-Körös-Çris), rreth vitit 6000 p.e.s. ose 8 kya.[23]

Semino et al. (2004) e konsideruan E3b1a-M78, nga të cilat E3b1a2 është deri tani, hoplogrupi më i zakonshme në Evropë, si një tregues të përhapjes së njerëzve nga Ballkani (së bashku me një hoplogrup tjetër "shoqëruese", J2b1-M12/M102) dhe për këtë arsye është trashëguar, gjenetika e përhapjes së këtyre hoplogrupeve, që nga koha e neolitit.

Cruciani et al. (2007) e kanë vënë në pikëpyetje supozimin e datimit neolitik, megjithatë, me datimin e tyre të rishikuar të zgjerimit të E-V13 dhe J-M12, nga Ballkani në pjesën tjetër të Evropës, në një periudhë jo më të hershme së Epoka e Bronzit të Hershëm ("EBA")8.[24]

Bazuar në hulumtimet e gjerë tanishme, është vërtetuar përqindje e vogël e hoplogrupit J2b, në Spanjë dhe Angli.

Është me rëndësi të theksohet dhe siç po shihet edhe nga rezultatet e testeve gjenetike, linjat gjenetike të shumë banorëve autokton në Dardaninë qendrore, nuk janë linja sllave, dhe nuk janë prekur nga pushtimi osman pese qindvjeçar.


Rezultatet e testit gjenetik të vëllait ti Ismetit, që dëshmon për përhapjen e këtij hoplogrupi në Angli dhe në Spanjë

Disa nga rezultatet e testeve gjenetike, të hoplogrupit J2b-L283, nga shumë qytetar, të fshatrave të ndryshme, në trevat e Galabit


Në tabelën në vijim janë përfshirë një numër i vogël i qytetarëve dhe familjeve nga disa fshatra të Malësisë së Galabit, që i përkasin hoplogrupit:

J2b-L283>Z1296>PH2967>PH3120>PH1751



Përfundim:

Autoktonia e popullatës shqiptare në Malësinë e Galabit (Gollakut të sotëm), është e dokumentuar shkencërisht, përmes vazhdimësisë së toponimisë para sllave, dhe regjistrimeve të hershme osmane të popullsisë, të cilat hedhin poshtë tezat e historiografisë serbe, se kjo popullsi ka ardhur vonë, në shekullin XVIII.

Kjo trevë malore, që shtrihet mes Fushës së Kosovës dhe Fushës së Nishit e Prokuplës, ishte etnikisht e banuar me popullatë autoktone dardane, që nga periudha e bronzit.

Si popullatë autoktone me mijëra vite nën pushtimin e popujve të ndryshëm, duke përjetuar vrasje, dëbime, asimilime, ndërrim të toponimeve, dhe tkurrjeje në territore, me vështirësi ruajti vlerat burimore të etnosit dhe kulturës dardane.

Autoktonia e popullatës së sotme shqiptare, nga Malësia e Galabit, është vërtetuar edhe përmes testeve të ADN-së (analizë gjenetike), ku rezultatet ofrojnë një pasqyrë të detajuar, të lashtësisë së kësaj popullate, në këto treva, që nga epoka e gurit. Kodi gjenetik i ADN, nga rezultatet e testeve te shumë banorë të kësaj ane, zbuluan prejardhjen e përbashkët familjare, dhe lidhjet biologjike midis popujve fqinjë dhe evropian, që argumentojnë qartë linja gjenetike autoktone, dhe argumentojnë se këta banorë të sotëm janë, pasardhës të një popullate të lashtë  në Gadishullin tonë ilirik.

Siç shihet nga burimet historike, dhe rezultatet e gjertanishme të testeve gjenetike, vërtetohet se bartës të qytetërimit në këto troje, jemi ne shqiptarët e sotëm, që jetojmë në këtë trevë të pasur me minerale, dhe gjurmë të lashta të qytetërimit.



[1] Ilirët dhe Iliria te Autorët Antik, Straboni, Rilinja 1979, Prishtinë, fq. 155

[3] Z. MIRDITA: O problemu etni~kog podrijetla Dardanaca, VAMZ, 3.s., XLII 357–386 (2009)

[6] Mirëdita, Studime Dardane, Rilindja 1979, Prishtinë, fq. 97

[8] Johan Georg von Hahn, Reise von Belgrad nach Salanik, Ëien 1848, fq. 45: Studime shqiptare, e përkthyer nga gjermanishtja nga Veniamin Dashi, dhe Afrim Koci

[9][9] M.S. Milojevic, Putopis, Dela Prave stare Serbije, II sveska, Beograd 1872, fq.3

[10] Po aty, fq.3

[11] Mita Rakic, “IZ Nove Serbije”, Leskovac, 1987, fq. 90

[13] Mita Rakic, “IZ Nove Serbije”, Leskovac, 1987, fq. 90

[14] Mira Rakic, Iz Nove Serbije, Leskovac 1987, faqe. 16

[15] Dr. Ilaz Rexha, “Vjetari” XXVII-XXVIII fq.77 Prishtinë 2004.

[16] Dr. Jusuf Osmani “Vendbanimet e Kosovës 1” fq.172  Prishtinë 2003.

[17] Dr. Ilaz Rexha “Vjetari” XXVII-XXVIII fq.103, 77, Prishtinë 2004

[18] Qazim Namani, Lashtësia Iliro-shqiptare në Malësinë e Gallapit, Vjetari i Arkivit të Kosovës XXIX-XXX, Prishtinë 2003, fq.55

[19] Muhamet Tërnava, Popullësia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI, Instituti Albanologjik Prishtinë 1995, fq.63

[20] Rexhep Doçi, Antroponimia e Shqiptarëve të Kosovës, Instituti Albanologjik, Prishtinë 1990

[21] Akademija Nauka I Umetnosti Bosne I hercegovine, Djela Knjiga XXX, Fanula Papazoglu, Srednjabalkanska Plemena u Predrimskog Doba, Sarajevo 1969, fq. 103