Qazim Namani: Rusia dhe ndikimi i saj në trojet shqiptare
Rusia dhe ndikimi i saj në trojet shqiptare
Intervista
ime dhënë Tv Dukagjinit

Për shekuj me radhë, territoret shqiptare kanë qenë në qendër të
interesave të fuqive të mëdha. Pozicioni gjeografik, dalja në Adriatik dhe
rrugët që lidhin Ballkanin me Mesdheun e bëjnë hapësirën shqiptare një pikë të
rëndësishme në përplasjet politike dhe strategjike të Evropës. Ndër këto fuqi
ishte edhe Rusia. Interesi rus në Ballkan u forcua veçanërisht gjatë shekullit
të 18 e19-të, në një kohë kur Perandoria Ruse kërkonte të zgjeronte ndikimin e
saj drejt jugut, të dobësonte Perandorinë Osmane dhe të fitonte një pozicion më
të fortë në Ballkan dhe drejt ngushticave dhe detare në ujerat e nxehta deri në
Detin Adriatikut. Në këtë politikë,
Rusia mbështetej shumë në lidhjet me popujt sllavë dhe aleatët e saj në
Ballkan, veçanërisht Serbinë dhe Malin e Zi.
Në fund të shekullit të 19-të, kjo politikë do të binte ndesh
drejtpërdrejt me interesat e shqiptarëve. Viti 1878 shënon një pikë kthese. Pas
Luftës Ruso-Otomane të viteve 1877-78, Rusia imponoi Traktatin e Shën Stefanit.
Në projektin e ri territorial të Ballkanit, territoret e banuara nga shqiptarët
parashikoheshin t'i transferoheshin Malit të Zi, Serbisë dhe Bullgarisë. Në
këtë moment, Rusia nuk shfaqet më vetëm si një fuqi e largët që kërkon ndikim
në Ballkan. Politika e saj fillon të ndikojë drejtpërdrejt në fatin e tokave
shqiptare. Megjithatë, rritja e Rusisë filloi edhe më herët. Do të kisha
filluar nga rënia e Kostandinopojës dhe ndikimi i Rusisë, domethënë në rajon.
Në fakt, do të hyjmë në pika të shkurtra, por le të shohim në përgjithësi se sa
kohë u desh që Rusia të shfaqej në rajonin tonë si një fuqi ushtarake dhe
politike, për ta kuptuar ndikimin e saj që ishte mjaft i madh. Me rënien e
Kostandinopojës, Rusia, me fjalë të tjera, e shpalli veten si pasardhëse
trashëgimore e Perandorisë Romake Lindore. Në fund të shekullit të 15-të, ajo
nxori një ligj mbi centralizimin e vendit.
Nga fundi i shekullit 15, Rusia fillon mbledhja e literaturës
nga Perandoria Bizantine dhe të gjithë ata studiues që dinin të përkthenin
veprat e Bizantit me shumë përkushtim. Një nga studiuesit që shkoi në Rusi në
fillim të shekullit të 19-të është Mihail Trivoli ose Artioti i cili ishte nga
Shqipëria e Jugut që pasi u shkollua në Itali, shkoi në Rusi dhe përfundoi atje
deri në vdekjen e tij, si përkthyes i veprave të bizantinëve. Në fakt ata që
shkuan për të punuar në Rusi nuk u kthyen, ndaj tyre u përdor një diktaturë
mjaft të madhe.
Rusia zgjeroi ndikimin e saj në territor, dhe më vonë zgjeroi
ndikimin e saj në vendet e tjera të rajonit, kështu që filloi ngadalë, me u zgjerua,
duke zbatuar në administratë të gjitha mësimet nga Perandoria Bizantine për t'i
zbatuar ato në politik.
Është e rëndësishme të theksohet se në kohën kur Sulejman Kanuni
ose ligjvënësi arriti rezultatet më të mëdha në zgjerimin e Perandorisë Osmane,
ndikimi i Rusisë ishte mjaft i madh me agjenturat dhe misionar që kishin
ndërhyrë madje edhe në oborrin e sulltanit.
Në këtë periudhë kemi edhe Mehmet Pashë Sokolovicin i cili ishte
një misionar sllav. që kishte ndikim mjaft të madh në oborrin dhe në udhëheqjen
e Sulltan Sulejman Kanunit. Ne e dimë që kjo ka të bëjë edhe me Kosovën sepse
në vitin 1557 ai shpalli njësi patriarkale për herë të parë Patriarkalen e
Pejës, dhe solli vëllain e tij Makarijen si patriark të parë në patriarkatin e
Pejës. Sokolovici i mori në mbrojtje edhe disa kisha të tjera në Kosovë, që
ngadalë filluan të përhapnin ndikimin sllav përmes klerit të krishterë dhe misionarëve të
tjerë.
Përpara se Rusia të shfaqej si faktor i drejtpërdrejtë në
çështjen shqiptare gjatë krizave të shekullit të 16-të, ajo kishte filluar të
kërkonte aleatë në territorin e Perandorisë Osmane, sepse dobësimi i kësaj të
fundit ishte një nga objektivat kryesore të politikës së jashtme ruse. Për këtë
arsye, Moska filloi të krijonte lidhje me komunitetet e krishtera dhe grupet
lokale që mund të ngriheshin kundër administratës osmane. Himara dhe Suli u
përfshinë gjithashtu në këtë strategji. Himarjotet kishin një traditë të gjatë
autonomie dhe përplasjesh me autoritetet osmane, dhe Suljotët kishin ndërtuar
një rezistencë të fortë ndaj ekspeditave osmane. Kjo i bëri ata partnerë
potencialë për politikën ruse në Ballkan. Gjithashtu në shekullin e 16-të,
Rusia mbështet me mjete financiare, dhe me armë himarjotët dhe suljotët kundër
Perandorisë Osmane. Roli i Rusisë shfaqet kryesisht në paqen e Karlovcit të
vitit 1699 ku ajo del në skenën politike si një faktor ushtarak.
Pas luftërave austro-turke në fillim të shekullit të 18-të Rusia
shfaqet qartë me ndikimin e saj, pasi ajo tashmë fillon të inkurajojë popullsinë
e krishterë të ngrihet në kryengritje kundër Perandorisë Osmane dhe në fillim të
shekullit 18, mbështet Princin Danilo në Mal të Zi. Kur bëhet fjalë për Danilon,
rreth vitit 1712, i cili arrin të shkojë në Rusi për të marrë gjithashtu ndihmë
financiare, por edhe udhëzime të tjera për t'u ngritur në kryengritje, pasi
turqit tashmë e kishin pushtuar qytetin e Cetinjës dhe kishin shkatërruar
kishën. Në ketë kohë fillon një kryengritje e malazezëve vazhdimisht nën
mbikëqyrjen dhe kontrollin e Rusisë.
Në shtetet evropiane, Iluminizmi po shfaqej dhe përhapej në
Evropë, një epokë e re mendimi që përqendrohej te arsyeja, dija, liria dhe të
drejtat individuale, kur Ballkani vazhdoi të mbetej nën sundimin e Perandorisë
Osmane. Është e rëndësishme të theksohet se ajo periudhë lëvizjesh që filloi në
Evropën Perëndimore ishin rrymat që dolën nga Iluminizmi që për ne është e
rëndësishme të dihet se Evropa në atë kohë kishte një zhvillim shumë të madh
kulturor dhe qytetërues dhe, veçanërisht në Paris e përgjithësi në Francë,
ishin mbledhur mjaft njerëz të artit e kulturës, filozofë të ndryshëm, njerëz që kishin kaluar
për të jetuar në Francë nga Poloni, Prusi dhe vende të tjera evropiane, ishin
përqendruar dhe kishin filluar të organizoheshin në sallone që drejtoheshin nga
gratë dhe kjo lëvizje quhej Republika e Letrave.
Në fakt, ishte një komunikim i kohës i bazuar në letra, një komunikim postar që
shpreheshin ide të ndryshme për zhvillimin e shoqërisë, kulturës, por edhe për
formimin e shteteve të reja, dhe për dëbimin e Perandorisë Osmane. Duket se ne
shqiptarët në atë periudhë nuk kishim asnjë intelektual të atij kalibri që të
ishte aktiv në Evropën Perëndimore, por nga Ballkani dhe popujt e tjerë kishte.
Shqiptarë në atë periudhë kishin filluan
të forconin pashallëqet e tyre. Ne e dimë se ato pashallëqe nuk kishin ndonjë
projekt të rëndësishëm kombëtar, dhe nuk kishin mosmarrëveshje midis tyre dhe
ndonjëherë punonin, sipas udhëzimeve të Perandorisë Osmane, ndonjëherë ishin në
kryengritje, por nuk kishin ndonjë projekt për ta realizuar me sukses
pavarësinë e tyre.
Është e rëndësishme të theksohet se në këtë periudhë lindin edhe
idetë e para për të kthimit të vëmendjes në antikitet. Në ketë kohë shfaqet
teoria e Wickelman që fillon të dalë me teoritë e artit. Ai bën dallime midis
shtyllave të arkitekturës, stilit të ndërtimit të artit grek, artit romak.
Jovan Raici ishte një klerik dhe intelektual sllav që veproi në
atë kohë. Jovan Raici lindi në Karlooqin të Mitrovicave të Sremit. Ai u shkollua
në Hungari në kolegjin protestant dhe më vonë shkoi në Rusi, por duket se ka
pasur një korrespondencë të vazhdueshme me intelektualet tjerë që vepronin në
Evropë sepse kjo duket edhe me idetë e tij për Ballkanin u botuan në një libër
në vitin 1793. Në atë libër ai parashikoi formimin e mbretërive sllave në tokat
ilire të Sllovenisë, Bosnjës dhe Serbisë. Është e rëndësishme të theksohet kur
flasim për këtë libër, se ky libër u kritikua më vonë nga një historian serb,
Ilarion Rovaraci, për të cilin libër Rovarac theksoi se ishte me plot
gënjeshtra, dhe me falsifikime. Gjatë shekullit të 18-të dhe veçanërisht të
shekullit të 19-të në Evropë, u zhvilluan romantizmi dhe nacionalizmi, ndërsa
popujt filluan të shikonin nga e kaluara për argumente për identitetin,
territoret dhe të drejtat e tyre politike. Ishte pikërisht në këtë klimë që popujt
sipas të drejtës historike u formuan, sistematizuan dhe politizuan, të cilat më
vonë do të përdoreshin për të mbështetur projekte kombëtare dhe territoriale.
Një nga shembujt më të rëndësishëm është miti i Kosovës në historiografinë dhe
kulturën politike serbe. Është një periudhë kur krijohen mite, për shembull,
miti për Kosovën, thuhet se kanë fillimin e tyre pikërisht në këtë organizim të
elitës intelektuale në perëndim, më vonë edhe në Klubin e Vjenës që vepronte në
Vjenë ku u përqendrua një numër i madh refugjatësh nga territoret e gadishullit
tonë që ishin kryesisht nën misionin e Rusisë. Njëri prej tyre që mund ta
përmend për shembull ishte Vuk Karagjiqi i cili punoi për interesat e Rusisë,
ashtu edhe me Karagjorgje Petroviçin. Karagjorgje Petroviçi u inkurajua për
kryengritje të armatosur dhe gjithashtu u mbështet nga Rusia.
Rusia në fakt forcohet veçanërisht pas luftës turk-ruse së vitin 1768 -1774, gjatë kohës së Katerinës,
dhe pas kësaj në traktatin e paqes së Kajnakxhës, Rusia fiton disa të drejta,
pasi e pushton i njihet e drejta e Krimesë, pastaj i njihet e drejta për të
marrë nën mbrojtje të gjithë të krishterët ortodoksë të gadishullit tonë, ose
të Evropës Juglindore, i njihet edhe e drejta e lëvizjes së lirë në ujërat e
nxehta.
Pas këtij traktati, Rusia fitoj të drejtën për t'u organizuar,
shpërndau para dhe klerik në terren, por edhe në kishën e Karlovcit. Rusia
kryengritjen e ortodoksëve, pas kwtij traktati e fillon me Karagjorgje
Petroviçin. Karagjorgje Petroviç në atë periudhë kishte filluar disa plaçkitje
dhe u akuzua për vrasjen e katër tregtarëve turq, kur së bashku me Fazli Bashën.
Kryengritja filloj të zgjerohet për tu organizuar edhe kryengritja e vitit
1804. Rusia përveç parave, e mbështeti atë edhe me forca ushtarake, siç kemi rastin
në pushtimin e Kralevës, ku përshkruhet, se kishte 3,000 ushtar rusë që e
ndihmuan Karagjorgje Petroviçin të merrte Kralevën, për të marrë më pas Jagodinën
dhe shumë qytete të tjera të cilat banoheshin kryesisht nga shqiptarët. Sulmet
vazhduan në Beograd, pastaj kemi marrjen e Beogradit. Në vitin 1811, ushtarët
rusë, ishin gjithashtu shumë aktivë, dhe e mbështetën kryengritjen deri në
vitin 1812, kur u arrit paqja e Bukureshtit, dhe Karagjorgje Petroviçi u
detyrua të largohej në Vjen. Rusia në atë kohë ishte në krye të fuqisë, pavarësisht
faktit se kishte, përpjekje që gjuha serbe të ketë më shumë ndikimin polak, por
ndikimi i Rusisë ishte dukshëm më i
fuqishëm se sa ndikimi polak, ndikimi sllovak, dhe anëtarët e klubit të cilët
vepronin në klubin të Vjenës. Për formimin e gjuhës serbe në ketë kohë u
angazhuan shume Jerinej Kopitari nga Sllovenia dhe Shafariku nga Sllovakia.
Për Rusinë, e cila gjatë kësaj periudhe kërkonte të zgjeronte
ndikimin e saj në Ballkan ishte me interes Aleanca e shenjt 1814, në mes të
fuqive evropiane për të kontrolluar kryengritjet e popujve evropian. Në
projektin e interesave pansllaviste rëndësia e Shkodrës lidhej me pozicionin e
saj, për të dal në ujërat e detit Adriatik, duke i përfshirë dhe me territoret
shqiptare që kufizoheshin me Malin e Zi. Sa më shumë që Rusia forconte
marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Serbinë, aq më shumë territore shqiptare
hynte në ndikimin dhe kontrollin e saj. Për shembull, ku është libri ku
paraqiten kufijtë e shtrirjes së ndikimit të Rusisë ku përmendet edhe Shkodra. Ketë
libër e kam përmendur edhe më parë në shkrimet e mia, kur Oto Budislavi i familjes
së Habsburgeve i viziton trevat e gadishullit tonë që ishin në pushtimin osman.
Libri është botuar dhe shkruar në vitin 1829. Ky ishte ushtarak nga familja
Hsburgeve, një familje ushtarake, e cila bën një udhëtim, domethënë, të
rajoneve ballkanike pasi kërkon të hyjë në luftë kundër Perandorisë Osmane, por
nuk i lejohet. Dhe ky libër përshkruan planet e shtrirjes së kufijve pansllaviste
ruse deri në Shkodër.
Në fakt, vihet re se siç thashë më parë, në të gjitha ato
projekte që hartohen në atë periudhë, përmendet, kufiri, deri te Shkodra. Me
rëndësi që të dimë është, për shembull, se në vitin 1814 Vuk Karagjiqi, botoi
gramatikën e parë në gjuhën serbe, e cila njihet edhe si fillimi i letërsisë
serbe, një tjetër çështje është se serbet u përpoqën të hidhnin themelet e
letërsisë deri në shekullin 11 e 12, por e vërteta është kjo se abetarja 1814
dhe fjalori që ai botoi në vitin 1818, janë hapat e
parë të letërsisë serbe.
Mbështetësit e Vuk Karaxhiçit, për formimin e gjuhës serbe ishin
Jerinej Kopitari, ishte një slloven që mbështeti vazhdimisht formimin e gjuhës
serbe. Pastaj ishte Shafarik, ishte Simo Sarajlia dhe në fakt anëtarët tjerë
nga klubi i Vjenës. Në ketë periudhë me projektet e tyre pansllaviste për ta
fituar autonominë në mbrojtje të serbëve, si agjent rusë kishin dal në pah edhe
projektet e Zahut, Cartkovskit dhe Danilevskit, që ju paraprin projekteve të
Nacertanjës së Grashaninin, Megaloidesë greke dhe Otocenstvos bullgare të vitit
1844.
Nga klubi i Vjenës, Simo Sarajlia dërgohet në Mal të Zi dhe për
herë të parë përmendet emri serb atje, dhe për ne është veçanërisht e
rëndësishme të dimë se në atë periudhë shfaqet edhe Miti për Kosovën dhe për
Milosh Obilicin, i cili është i rëndësishëm të dihet, se deri në atë periudhë
nga të gjitha burimet nuk e kemi emrin Milosh Obilici, por përmendet me emra
tjerë.
Unë kam edhe librin e Konstantin Mihajlit për ta prezantuar këtu.
Konstantin Mihajli ishte një shqiptar ortodoks nga rrethi i Artanës, që ai pati
një fat të ngjashëm me Skënderbeun kur Artana u pushtua. Ai u mor nga
Perandoria Osmane, u mobilizua në ushtrinë osmane dhe e shfrytëzoj rastin të
dezertoi. Pastaj ai shkoi në Çeki Sosllovaki dhe Poloni. Për ne është e
rëndësishme të dihet, se ai ishte ndër studiuesit e parë që kanë shkruar për
heroin tonë Skënderbeun. për heroin tonë Gjergj Kastriotin - Skënderbeun
autorët e parë që kanë shkruar janë Konstantin
Mihajlin dhe Martin Segorin nga Artana. Më vonë Barleti dhe studiuesit tjerë
morën shënime nga këta dy autor për të shkruar libra për Skënderbeun.
Librin e Konstantin Mihajlit e përkthen Shafariku dhe botohet në
vitin 1865, ku dhe ai kur e përkthen librin shkruan librin e Konstantin Mihalit,
shkruan në fusnotë se është një gabim te emri i Milosh Obiliqit, që kuptohet se
ai përmendet me emir tjetër.
Një pikë kthese e rëndësishme në zgjerimin e ndikimit rus në
Ballkan erdhi në fillim të shekullit të 19-të me kryengritjen serbe dhe fitimin
gradual të autonomisë serbe në vitin 1833 nga Perandoria Osmane. Në këtë
proces, Rusia luajti një rol të rëndësishëm diplomatik dhe ushtarak. Për
Moskën, krijimi i një entiteti autonom serb brenda Perandorisë Osmane ishte një
mundësi për të forcuar praninë dhe ndikimin e saj në Ballkan. Ngadalë, me
fitimin e autonomisë serbe në vitin 1833, Rusia filloi të vepronte me politiken
e saj më shumë të shtoj ndikim me këto territore. Kemi një shkollë që hapet në
vitin 1836, së pari në Prizren. Pastaj vijmë në vitin 1856 ku hapet konsullata
e parë ruse në qytetin e Shkodrës. Pra, kemi të bëjmë me një konsullatë që
vepronte në Shkodër dhe ndikimi i saj ishte mjaft i madh saqë sipas mendimit
tim arriti të përvetësonte si njerëz ashtu edhe objekte kulti dhe të asimilonte
një numër të popullsisë, dhe të zhvillonte propagandë. Krijimi i kësaj
konsullate nuk mund të shihet i shkëputur nga zhvillimet e kohës. Shkodra ishte
qendra politike dhe tregtare e Shqipërisë veriore, një qytet me lidhje të
rëndësishme me Malin e Zi, Kosovën, Adriatikun dhe zona të tjera shqiptare të
Ballkanit. Për një fuqi si Rusia, prania diplomatike në Shkodër krijoi një
mundësi për të mbledhur informacione, për të ndjekur zhvillimet politike dhe
shoqërore dhe për të zgjeruar kontaktet me popullatën. Një emër tjetër i lidhur
ngushtë me këtë aktivitet në Prizren e Shkodër është Ivan Stepanovi Jastrebov,
që veproi në fillim të krizës lindore e viteve 1870. Kam edhe librin e tij që po
e prezantoj për shikues. Ja ky libër nga Astrebovi si konsull rus që vepron në
Prizren. Megjithatë, edhe pse vepron në Prizren, ai ishte shumë i pranishëm në
Shkodër dhe në Malësi, i cili me propagandën e tij vepronte në terren për të
asimiluar popullatën ortodokse dhe për falsifikimin e objekteve të kultit.
Pastaj kemi konsullin tjetër rusë që u vra në vitin 1903 në qytetin e
Mitrovicës dhe siç e shohim, kjo do të thotë se Rusia kishte ndikimin kryesor
në luftëra dhe në krizën lindore dhe pas saj në territoret shqiptare. Ka
argumente dhe fakte, ka dëshmi dhe burime të shkruara për rolin e Rusisë në
asimilimin e popullit tonë. Është në këtë libër këtu, për shembull, se si aleatët
rusë të Ballkanit dhe disa ushtar rusë marrin pjesë në krizën lindore në
pushtimin e tokave shqiptare.
Pastaj kemi diplomatë rusë, si Ghilferdingun që vepronte nw
Sarajevë dhe Ignjatevin që vepronte si ambasador në Perandorinë Osmane, i cili
është gjithashtu hartuesi i planit të parë të Traktatit të Shën Stefanit. Pra,
Rusia kishte një ndikim shumë të madh, veçanërisht në atë periudhë, ndikimi i
saj luhej kryesisht nëpërmjet klerikëve. Është e rëndësishme të dihet se ata që
dezertuan nga ushtria osmane ose shkuan në Rusi, atje u shkolluan për administratë,
kuadro ushtarak lufte dhe për klerik dhe më vonë u dërguan në territoret
shqiptare.
Ne ishim shumë të përçamë pas reformave të Tanzimatit të vitit
1839. Në vitin 1844, në fakt kur u pushtua Vranja dhe u largua Hysen Pasha, por
u pushtua edhe Prishtina, Malësia e Prishtinës dhe kur territoret tjera shqiptare
ishin në kryengritje, nuk kishin kurrfarë përkrahje nga asnjë aleat.
Megjithatë, në këto rrethana kryengritësit shqiptar u detyruan të dorëzoheshin
sepse Perandoria Osmane kishte dërguar Omer Pashë Latasin, i cili ishte një
sllavofolës nga Ogolini i Kroacisë. Në fakt, Rusia ndikoi vazhdimisht në
Perandorinë Osmane dhe dërgoi njerëz, që ata flisnin gjuhë sllave ose kishin të
bënin me sllavët, dhe në këtë periudhë, në fakt, popullsia e Malësisë sw
Prishtinas dhe viseve tjera u detyruan të pranonin islamizimin. Unë mendoj se ne,
megjithëse kemi hulumtuar shumë në terren dhe në literaturë, islamizimi në
fshatra nuk është më i hershëm. Kemi
familje të regjistruara me emra mysliman, por në praktikë kjo do të thotë se
nuk kishte myslimanë në malësitë e Shqipërisë veriore nëpër fshatra të thella
larg vendbanimeve urbane. Familje shqiptare myslimane kishte në qytete urbane
dhe u detyruan të pranonin myslimanizmin më herët. Në fshatra të malësisë edhe pse e pranuan
myslimanizmin, nuk e praktikuan deri në Krizën Lindore. Pas Krizës Lindore,
filluan të ndërtoheshin xhamitë e para nëpër këto fshatra. Tani ka disa
falsifikime që i kthejnë ato xhami një ose dy shekuj prapa, por me veprime të
tilla, ato vetëm dëmtojnë çështjen kombëtare, historinë tonë, dhe nuk ndriçojnë
asgjë.
Gjatë këtyre shekujve ndikimi rus, nuk u kufizua vetëm në
Shkodër dhe në territoret tjera të Shqipërisë Veriore e jugore. Në gjysmën e
dytë të shekullit të 19-të, Kosova hyri gjithnjë e më shumë në fushën e
interesave të fuqive të mëdha dhe Rusia ishte ndër aktorët që kërkonin të
forconin sa më shumë praninë e tyre në këtë hapësirë. Që nga viti 1860, Rusia kishte një projekt për ta bërë
Bullgarinë të madhe dhe më agjenturat e saj, kishte arritur ta shtrinte
ndikimin në tokat shqiptare, kjo vihet re edhe në territorin e Kosovës. Ndikimi
i politikes ruse edhe sot vërehet në rajonin e Opojës, e deri në rajonin e
Rahovecit, duke sjell klerikë si misionarë, pastaj i përdori dhe pamiket që jetonin në Bullgari. Rusia e
ndryshoj planin e saj në krizën lindore
kur panë suksesin që u arrit me disa fusha dhe veprime në terren, me kuadrot që
Rusia i kishte edukuar, sepse kishte mjaft nga rajonet e Shqipërisë jugore dhe
nga Kosova që shkuan në Rusi dhe atje u shkolluan. Ndikimi i Rusisë ishte i
vazhdueshëm, veçanërisht në aspektin fetar. Kisha Ruse kishte gjithçka nën
kontroll. Pastaj, në krizën lindor, për shembull, në vitet 1876, në fakt kishim
600 vullnetarë ushtarakë nga Mali i Zi, që luftonin për zhvendosjen e
shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe të gjithë ata mbetën në tokat shqiptare
kur u dërguan, por sollën edhe kolonë të rinj, sollën familje të tëra nga Mali
i Zi për të kolonizuar ato toka.
Shqiptarët ortodoks dhe të tjerët që shkuan në Rusi, u
përgatitën dhe morën pjesë në luftën kundër shqiptarëve për të pushtuar dhe
dëbuar popullatën autoktone shqiptare nga sanxhaku i Nishit. Mendoj se dhe veprimet
e ushtrisë serbo-ruse në terren, shihet qartë se u krijua edhe ideja për planin
e patkoit, të cilin unë e shoh se u realizua në shekullin e 20-të, në vitin
1912 me luftërat ballkanike, sepse kjo vërehet se Rusia me mbështetjen
ushtarake që kishte arritur të pushtonte Sanxhakun e Nishit, do ta dëbojë popullatën
shqiptare rreth Vardarit dhe në vitin
1912 merr Shkupin, Manastirin deri në Debër, dhe në vitin 1914 ata hynë në
territorin e Shqipërisë nga të gjitha anët, kaluan nëpër Shqipëri, kryen vrasje
dhe ne nuk i morëm seriozisht, domethënë, ato plane që ishin mjaft të vjetra, ishin
shumë mirë të përgatitura si projekte gjeostrategjike që ishin shumë të
dobishme për ta, dhe shumë të dëmshme për ne, gjë që mendoj se e njëjta situatë
është ende rasti sot. Edhe sot, për shembull, kur shohim ndikimin e policisë
serbe dhe agjenturat serbo-ruse në Maqedoni, shohim policinë e përbashkët në Ohër, midis policisë
serbe dhe policisë maqedonase dhe në qytetet kufitare në Dibër, shohim se në
fakt është e njëjta politikë që ishte zbatuar dhe gjatë luftërave ballkanike të
viteve 1912-1913. Ndikimi rus në Ballkan u manifestua përmes mbështetjes
politike dhe diplomatike për aleancën e shteteve ballkanike, veçanërisht ndaj
Serbisë dhe Malit të Zi, Rusia synonte dobësimin e Perandorisë Osmane dhe
forcimin e saj në Ballkan, ndërsa zgjerimi i Serbisë dhe Malit të Zi ndikoi
drejtpërdrejt në territoret shqiptare. Është e rëndësishme të dihet kjo, për
shembull, se edhe Nikola Pashiqi ishte një agjent rus, i cili në Luftën
Ballkanike udhëhiqte ekspedita ushtarake që shkuan, për shembull, drejt Shkupit.
Në ketë rrugëtim të ushtrisë serbe, kishte disa vagonë me armë në një tren rusë.
Rusia me ndihmën kinse humanitare, por
vagonët ishin edhe me armatim dhe ndihma tjera. Për ne është e rëndësishme të
dihet se Rusia mbështet edhe organizatën terroriste Cerna Ruken, e cila u
themelua në Shkup në vitin 1901. Kemi argumente. Dua të them, të gjitha këto
ishin organizata që u themeluan, me iniciativa dhe ndihma nga Rusia, por duhet
të themi, se ne ishim me shqiptarë ortodoksë dhe vëllezër, dua të them, ata po
vrisnin njëri-tjetrin dhe ne nuk kishim mundësi, ishim në një situatë shumë të
vështirë në atë kohë dhe jemi edhe sot. Dhe sot, nuk kemi asnjë projekt, asnjë
strategji, nuk kemi asnjë studim të vërtetë për gjenocidin kulturor që po ndodhi
në Sanxhakun e Nishit apo në Sanxhak. Shumë pak dihet për këto gjëra. Në fakt,
ne jemi gjithashtu fajtorë që sot nuk studiojmë këto vise shqiptare, pas që e kemi
krijuar një bazë që në shekullin e 20-të për t'u marrë më seriozisht me këto
tema të rëndësishme.
Një kanal tjetër përmes të cilit Rusia kërkonte të zgjeronte
ndikimin e saj në Ballkan ishte kisha dhe kleri ortodoks. Kleri dhe
përfaqësuesit fetarë rusë u dërguan në zonat ballkanike, ndërsa përmes kishave,
shkollave fetare dhe ndihmës financiare, u krijuan lidhje më të forta me
komunitetet ortodokse, veçanërisht me ato sllave. E vërteta ruse është se në
atë periudhë në të gjitha kishat kur u pushtuan tokat shqiptare u vendosën nga
klerik rus, dhe i gjithë personeli rus. për të dëshmuar ketë që po e them, unë
e kam sjellë këtë libër për të parë si falsifikohet historia. Dua të them se në Leskoc në kishën e këtij qyteti, kur
është e pushtuar kemi argumente të plota për të gjitha ato krime që ata bënë
dhe prishën shkrimin e vjetër, dhe nga autori i librit shtrohet pyetja është
pse u prish shkrimi i vitit 1693. Pastaj kemi për shembull falsifikime të
shumta, kemi emra, kemi vendosjen e kryqeve, kryqeve ruse nëpër kisha. Këtu
kemi hulumtime brenda territorit të Kosovës, kur kemi vizituar disa kisha në
disa objekte kishtare të rretheve të
Moravës. Do të thotë se vihet re se kishat ishte plotësisht në duart e klerikëve
rusë, dhe kjo ndodhi dhe midis dy luftërave botërore serbët nuk kishin ndikim
të madh në kisha. Do të thotë se në kisha, ishte kryesisht një frymë ruse, që u
zhvillua në tokat e pushtuara shqiptare. Është gjithashtu e rëndësishme në këtë
libër, për shembull, që përmenda për popullsinë e që vetë autori serb, kur
përshkruan udhëtimet e Georg Von Hannit që viziton
këto zona, në mesin e shekullit të 19-të, i cili
udhëtoi nga Leskovci, pastaj vazhdon në Medvegjë, qëndron atje për dy ose tre
javë, viziton Artën dhe disa zona shqiptare. Për ne është e rëndësishme, që Hahni
për shtëpinë e Ismail Pashës në Leskoc, kur shkruan edhe Mahmud Pashë Begolli
në Pejë, bën krahasime. Georg Von Hanni shkruan se ato shtëpi ishin ndër shtëpitë më të bukura në
të gjithë Shqipërinë, dhe rëndësia qëndron në faktin se ato janë të shkruara
edhe nga vet autorët serb. Nga burime të
tjera nga vetë autorët Serb, që mund të gjenden dhe ka mjaft burime për
shembull, mjafton të kërkoni librin: Udhëtime nëpër Serbinë e re tw Mita Rakiqit kur ai i viziton tokat e pushtuara menjëherë
pas Krizës Lindore në vitin 1880 dhe boton këtë libër. Më vonë ky libër u
ribotua në Leskovc dhe këtu nëse lexoni me kujdes do të thotë se paraqitet edhe
në Toplicë dhe në të gjitha zonat e banuara shkruan se banorët janë etnikisht
shqiptarë, madje edhe për Kushumlinë shkruan se ishte fole e shqiptarëve.
Në një libër tjetër me të dhëna interesante e ndryshimeve
territoriale në Ballkan gjendet në librin Balkan
Sketches e artistit amerikan Hornb të botuar në Boston në vitin 1927. Në
fillim të librit ndodhet një hartë me titullin e Mbretërisë Serbo-Kroatëve
Sllovene, që u themelua pas Luftës së Parë Botërore, e cila tregon sipërfaqen e
këtij shteti pas ndryshimeve të mëdha territoriale të fillimit të shekullit të
20-të. Harta është veçanërisht domethënëse për të parë se si Kosova dhe
territoret e tjera shqiptare u përfshinë brenda kufijve të mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene.
Por ajo që është e rëndësishme për ne, nga i gjithë ky projekt që përmendëm,
unë kam një libër që është botuar në vitin 1927, botuar nga një artist amerikan
që viziton këto trevat e Ballkanit. Ky libër mua më erdhi si dhuratë nga një
mik i imi Sabedin Gashi, nga Amerika, i cili ma solli dhuratë, dhe vihet re se libri është botuar në Boston.
Autori përshkruan të gjitha zonat e Mbretërisë së ish-Jugosllavisë, por është e
rëndësishme se në këtë libër, në faqen e parë,
paraqitet Mbretëria Serbo-Sllovene, e cila bazohet kryesisht në atë që
përmenda, në ato aktivitete tw
iluministëve te Republika të Letrave, kur e ceka edhe Jovan Raiqin, dhe librin
e tij të botuar në vitin 1793, i cili u botua në Vjen. Ai libër është botuar,
dhe askush prej nesh nuk e ka kundërshtuar, dhe ne lejojmë që ky libër të
merret si libri i parë i historisë moderne serbe, që në fakt kundërshtohet nga
vetë serbët. Autori i librit Balkan Sketches e ka publikuar një hartë që
botohet më 12 maj të vitin 1794 në Londër. Vet ky autor amerikan, parmes kësaj
harte, nënkupton formimin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, si një projekt,
që e ka iniciativën nga idetë e Jovan Raicit, në atë shoqëri që vepronte në
klubin e Vjenës, dhe që përmenda nënkupton edhe lëvizjet kulturore në Francë
dhe vende të tjera. Për këtë arsye duhet të bëjmë kërkime për ta kuptuar të
vërtetën tonë historike. Ne ende nuk kemi ndonjë projekt kombëtar tonin, për të
bashkuar këtë popull rreth gjuhës dhe kulturës. Shohim se si kohët e fundit
kanë dalë në pah rrymat e ndryshme fetare, të cilat janë mjaft të rrezikshme në
funksionimin e shoqërisë tonë. Me këto fushata fetare e kulturore ne nuk i shërbejmë
popullit tonë, përveç këtyre projekteve, dhe këtyre armiqve që na kanë sjellë
në këtë gjendje.
Për këtë arsye është mirë, që këto argumente të hyjnë edhe në
programe shkencore, sepse dua të them, unë kam përfunduar, nivelin më të lartë
të studimeve, por nuk i kam mësuar kurrë këto fakte, derisa më është dashur të
blej literaturë, të mbledh literaturë, të konsultoj literaturë, të shkoj në hulumtime
në terren, andaj këto burime duhet të merren seriozisht, sepse kjo për mua tregon
shumë. pikërisht tregon projektin, qëllimet e para, të një projekti pan-sllav
për krijimin e mbretërive sllave në tokat shqiptare.
Historia e ndikimit rus në territoret shqiptare dëshmon se
Ballkani ka qenë për shekuj me radhë një hapësirë ??përplasjesh midis fuqive
të mëdha, nacionalizuarve dhe projekteve territoriale ruse. Këto projekte duke
filluar nga shekulli 18, duke ndikuar në ndryshimet që sollën pastrimin dhe
pushtimin e tokave shqiptare në krizën lindore, në luftërat ballkanike, rezultoi
me krijimin e një harte të re politike në rajon. Një histori që vazhdon të lërë
gjurmë në kujtesën dhe realitetin e Ballkanit edhe sot.


