“Lidhje kulturore Rumani-Shqipëri: Ciprian Porumbescu dhe Voskopoja”
16.09.2022, 07:45 PM (GMT+1)

Instituti Kulturor Rumun, nëpërmjet Departamentit të Komuniteteve Historike pranë Drejtorisë së Përgjithshme “Përfaqësime jashtë vendit dhe në komunitete historike”, organizon në Tiranë (Shqipëri), më 21 shtator 2022, në amfiteatrin e Katedrales Ortodokse, veprimtarinë kulturore "Lidhje kulturore Rumani-Shqipëri: Ciprian Porumbescu dhe Voskopoja", e cila do të përfshijë:
- -mbajtjen e një recitali me kompozime nga Ciprian Porumbescu, George
Enescu, Thoma Gaqi nga kuarteti i Dhomës Mbretërore [i përbërë nga
Radu-Teodor Chi?u, Irina Nanushi, Iulia Goian? dhe Mircea-Alexandru
Marian, shoqëruar në piano nga Verona Maier dhe me zë nga Ornela Liçi] dhe
gjashtë këngë arumune të kompozitorit Ion Dumitrescu;
- -një leksion për Ciprian Porumbescu mbajtur nga prof. dr. Stanca
Scholz-Cionca, pasardhës i familjes Porumbescu;
- -mbajtjen e një leksioni për Voskopojën dhe lidhjet kulturore midis
Rumanisë dhe Shqipërisë nga dr. Ardian Muhaj; ekspozitën fotografike
"Voskopoja - trashëgimi kulturore e rumunëve ballkanikë",
realizuar në vitin 2020 nga Dr. Emil ?îrcomnicu dhe Dr. C?t?lin Alexa.
Veprimtaria
i kushtohet si kompozitorit rumun Ciprian Porumbescu, ashtu edhe qytetit të
arumunëve, Voskopojës, qendrës më të rëndësishme kulturore dhe tregtare të
arumunëve në Gadishullin Ballkanik në shekullin XVIII.
Të Tjera
Në Fokus









