Këze Kozeta Zylo: Të vallëzosh me yjet

Të vallëzosh me yjet
Nga Këze Kozeta Zylo
Të vallëzosh me yjet është ndër shfaqjet (show) më të njohura në Amerikë dhe në shumë shtete jashtë saj. Një ftesë e ardhur nga Dukagjini Production, me pronare z.Gjergj Tonaj, dhe z.Tom, në të cilën ishte shkruar se do të këndonin këngëtarët e mirënjohur shqiptarë Shpat Kasapi dhe Poni nga Vlora na tundoi shpirtin, në veçanti bashkëshortit tim për të dëgjuar Ponin, i cili shpesh kur udhëton me makinë vendos këngë të zgjedhura nga repertori i Ponit.
Ekzaltuese është se këto këngë iu pëlqejnë shumë dhe miqve tanë amerikanë, që iu kemi dhuruar këto CD.
Në Manhattan në zemër të botës u mblodhën qindra të rinj shqiptarë në klubin “Touch night”. Kjo natë kishe përpirë me zërat e magjishëm të rinjtë shiqptarë që kërcenin me aq elegancë vallet e bukura tradicionale dhe moderne.
C’bukuri kishin vajzat dhe djelmoshat shqiptarë, veçanërisht kur vallëzonin dhe këndonin nën tingullin më të ëmbël muzikor në botë, tingullin shqiptar.
Nën ritmin e kësaj muzike papritur në skenë ngjitet superstari i vallëzimit botëror shqiptari Toni Dovolani.
Salla shpërthen në duartrokitje të zjarrta, duke thirrur: Toni, Toni…!
Ai i përshëndet shqiptarët të cilët ishin elektrizuar nga prezenca e tij dhe i falënderon ata me mirënjohje të pakufishme për votën që i kanë dhënë në Shown: “Dancing with the Stars”, show që realizohet në kanalin më të njohur televiziv në Amerikë, “ABC”.
Toni shqiptari që vallëzon veshur kuq e zi me shqiponjën dykrenore në skenat amerikane, ka rrëmbyer zemrat jo vetëm të shqiptarëve, por dhe të miliona e miliona amerikanëve.
Veshja e tij me shqiponjën e zezë ka bërë kurreshtarë mjaft amerikanë, të cilët vazhdimisht na kanë pyetur se pse shqiponja juaj është me dy kokë?
Me brezin e ri që po edukohet në nivelet më të larta në Perëndim, dhe që po ia ngrenë lart emrin Shqipërisë, ne ndjehemi më shumë krenar dhe më shumë atdhetarë.
Me mjaft emocion u prit dhe këngëtari i mirënjohur Shpat Kasapi i cili ishte një mjeshtër i interpretimit dhe këngëve nga shumë krahina të Shqipërisë.
Zëri i tij në këngën me tekst “Hidhe vallen lulja ime, hidhe vallen ti, valle shqiptare…valle kosovare, pushtoi sallën dhe rinia e shoqëronte si me duartrokitje ashtu dhe me vallëzime dorë për dorë së bashku.
Më vonë ai lajmëroi se jemi duke pritur Ponin, prandaj të gjithë le të brohorasim: Poni, Poni, Poni!
Nën brohorimat e sallës, ngjitet Poni në skenë, një këngëtare lozonjare dhe duke përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit filloi të këndojë këngë të ndryshme nga Jugu, këngë labe, por dhe këngë nga të gjitha trevat e Shqipërisë.
Zëri i ëmbël dhe i ngrohtë i saj vinte si një puthje Shqipërie, me mall ngarkuar në degë shpirti, që preknin qindra zemra emigrantësh. Refreni i këngës Labëri moj Labëri, s’ka si ty, moj s’ka si ty, kush të thotë moj je e ashpër, je e larë me flori, ishte shumë mbresëlënëse.
Ndërsa Shpati dhe Poni këndonin, ylli i vallëzimit Toni Dovolani herë kërcente në skenë së bashku me bashkëshorten e tij simpatike dhe elegante Trëndelinën, herë bashkohej me sallën dhe kërcente valle popullore, valle ku ai mësoi hapat e para të kërcimit.
Ishte një mbrëmje veshur me diell dhe hënë, ku frynte flladi i mëmëdheut nga këngët me të blertat fjalë, larë në vesë dashurie. Ishte një mbrëmje duke vallëzuar me yjet!
Mbrëmja u filmua nga TV Kultura Shqiptare me producent z.A Belliu dhe TV Alba Life me producent z.Q.Zylo.


















