Albert Zholi: Margarita Xhepa një shekull në skenën e shpirtit shqiptar
Margarita Xhepa një shekull në skenën e shpirtit shqiptar

Njëzet
e një intervista, njëzet e një dritare,
Mbi
jetën e artistes së madhe shqiptare,
Dhe
prapë mbetet deti i kujtimeve pa fund,
Se
arti i Margaritës nuk matet me askënd.
Në
skenë si mbretëreshë, në jetë e thjeshtë grua,
Me
zërin që drithwron aty ku zemra më prek
mua,
Ajo
i dha teatrit shpirtin e saj të artë,
Dhe
çdo rol e ngriti në një piedestal të lartë.
Sa
nëna, sa gra, sa fate ka jetuar,
Sa
lot e sa buzëqeshje publikut i ka dhuruar,
Një
jetë e tërë në shërbim të bukurisë njerëzore,
Një
yll që s'u zbeh kurrë në qiellin skenor.
Breza
aktorësh mësuan nga urtësia e saj,
Nga
përkushtimi fisnik që nuk njeh kurrë skaj,
Sepse
Margarita nuk luante thjesht një rol,
Ajo
bëhej vetë jeta, vetë dhimbja, vetë dielli në oborr.
Në
historinë e artit emri i saj rri lart,
Si
një monument kulture, si një flamur i artë,
Dhe
sa të ketë teatër, skenë, duartrokitje e dritë,
Margarita
Xhepa do të mbetet përjetësisht.
Nderim
për aktoren që u bë vetë epokë,
Që
me talent e dinjitet lartësoi këtë tokë,
Dhe
në çdo intervistë, në çdo kujtim që mbetet,
Shqipëria
sheh Margaritën dhe te Margarita veten.
(Kjo poezi zuri çmim të
parë në konkursin mbarë shqiptar mes 102 poetëve organizuar nga
Jehona Shqiptare)



