Kasam Shaqirvela: Emri çam

03.08.2022, 05:36 PM (GMT+1)

Kasam Shaqirvela

EMRI ÇAM

Ka një emër që s'harrohet dot

Se me te na lidh gjaku

Çamëri bota i thot’

Në gjysmështizë i rri bajraku.

I rri flamuri në gjysmëzhtizë

Kërkon çami ta ngrejë lart

Si dikur në të lashtën Thesproti

Kur Pirro Epiroti e bëri të artë.