Jusuf Zenunaj: O Edi!

14.05.2022, 06:47 PM (GMT+1)

Rama për raportet me serbët: Duhet të rritemi dhe t’i harrojmë rrëmujat e së shkuares

O EDI

S'ishin bretkoca që krrokasin në ujë,

as kuaj në lëmë, që barin e bëjnë rrëmujë !

Ishin vrastarë me rrënjë nga Karpatet,

dhunën e poshtërimet s'na i ndalen ditën , as natën.

Jetën na e masnin në shpata e hangjarë,

hijet na i bënin një bashkë me zjarr !

E  dinë toka, qielli edhe deti,

luftëra  ishin, jo rrëmuja, o Edi !

J.Z. ,  maj 2020