Jusuf Zenunaj: Me çarçaf të gjelbërt

26.01.2020, 12:21 PM (GMT+1)

Jusuf Zenunaj

ME ÇARÇAF TË GJELBËRT

Tërë jetën flet shqip,

uron , shan e mallkon

e kur jetë ndërron,

deri në varr

çarçafi i gjelbërt "e shoqëron"

me shkrime në arabisht,

veç imami di

s'i do të shkruheshin shqip!?