Jusuf Zenunaj: Kulaçi i gatuesëve

05.05.2019, 10:22 AM (GMT+1)

Jusuf Zenunaj

KULAÇI I GATUESËVE

Rama, Batoni e Thaçi

bashkë gataujnë kulaçin,

me tharem Shumadije

me vaj Mogherini,

nê tepsi të Vuçiqit

që s'e la as Dini !

Saçi në Berlin

s' u bëri punë pa prush,

gjalpi i përzier u ngeli në grusht.

Vuçiqi kulaçin s' e gatuan dot vetëm,

gatuesit s'heqin dorë nga receti i vjetër !! ?

J.Z. , më 3 maj 2019