Jusuf Zenunaj: Fëmijët e Hanko Hallës
17.06.2010, 06:06 PM (GMT+1)
FËMIJËT E HANKO HALLËS
Në ditëlindjen që ka kushtetuta,
halla ju flet dy-tri fjalë të buta;
çuditem në këto vjet e mia
vendin e atdheut jua zuri partia?!
Njësoj si plaku thotë edhe fëmija,
si thesi n'peshore nuk vihet liria
as mollë e egër as dardha të buta
nuk janë kufiri e kushtetuta.
Karrika pa meritë si brumi pa ujë
mos gatuani në magje të huaj
Erërat e perëndimit nuk sjellin veç shi,
në vend të diellit , dimri mund t’na ngrijë.
Kussh na ndau dje, njësoj bën edhe nesër,
nën sqetull ruan hartën e vjetër,
Fëmijët e hallës, djem e çika,
shpresat tek ju i ka Mitrovica…
Jusuf Zenunaj, qershor 2010
Të Tjera
Në Fokus








