Jusuf Zenunaj: Drita e lirisë

05.03.2020, 06:31 PM (GMT+1)

Jusuf Zenunaj

DRITA E LIRISË

Dritën e lirisë deshën ta shuajnë ,

ajo si ari në zjarr flakêroi,

një faqe të historisë shndëriti,

dhimbjen e pikëllimin i pushtoi!

Hijenat iu gëzuan dritës "së shuar,"

daulleve u bien kot,

ylli i lirisë dritëron,

rreze lëshon përjetë e mot.