Jusuf Zenunaj: Dekorata e tituj nderi

16.06.2019, 08:56 AM (GMT+1)

Jusuf Zenunaj

DEKORATA E TITUJ NDERI

Tek shqiptarët na u rrit tefteri

dekorata e tituj nderi,

si n’Tiranë ashtu n’ Prishtinë,

as n’ Tetovë mbrapa nuk rrinë,

atdheut tonë faqen ia nxinë !?

Ngrisni n’qiell njëri-tjetrin

me marritë që s’ua lanë deti,

në to u zhyt dhe presidenti,

pa zbardhë dita e ngrys nata

shpërndan tituj e dekorata,

sikur t’ishin çokollata.