Jahja Drançolli: Disa relike muzikore të Universitetit të Durresit (Studium Generale) zbulohen në Split të Kroacisë!
Disa relike muzikore të Universitetit të Durresit (Studium Generale) zbulohen në Split të Kroacisë!
Nga
Jahja Drançolli
Në
fillim të viteve 1990, në shtypin e përditshëm të Kosovës, si dhe në revistën
“Buletini” të Fakultetit të Filozofisë (1993), u botua një studim i imi me
titull “Universiteti i Durresit” (me literaturë referuese), i cili ishte
rezultat i një pune të gjatë kërkimore jo vetëm në arkivat publike italiane dhe
kroate, por edhe në arkivat kishtare të urdhrit dominikan, urdhri që themeloi
Universitetin e Durresit rreth vitit 1380.
Ka
dy arsye pse po e rikthehem çështjen në fjalë, e cila tani është përqafuar nga
shkenca më serioze evropiane, veçanërisht shkenca kroate dhe ajo kosovare.
Gjatë
zhvillimit të tij historik, Universiteti i Durresit (rreth vitit 1380), për
shkak të sulmeve osmane, u detyrua të tërhiqej përmes Raguzës, Splitit dhe
qendrave të tjera dalmate për të arritur në Zarë dhe për të themeluar këtu
Studium Generale ose Universitetin e Zarës me Rektorin e Parë, Gjonin e
Durresit (1396).
Ka
dy arsye pse po e rishqyrtoj çështjen në fjalë, e cila tashmë është përqafuar
nga shumica e shkencës serioze europiane, veçanërisht shkenca kroate dhe ajo
kosovare.
Arsyeja
e parë është se në vitet në vijim dita-ditës po dalin rezultate të reja, siç
është rasti i relikteve muzikore të zbuluara në Split, duke hedhur dritë mbi
këtë qendër të rëndësishme universitare. Arsyeja tjetër është se Universiteti i
Zarës, pak kohë më parë, në faqen e internetit të universitetit (në anglisht
dhe kroatisht), postoi historinë e universitetit, e cila përputhet plotësisht
me rezultatet shkencore që vërtetojnë fuqimisht ekzistencën e Universitetit të
Durrsit si i pari i këtij lloji në Ballkan.















