Idriz Zeqiraj: Rebelimi i Vjosa Osmanit kundër ndalimit të debatit dhe të votës së fshehtë në Kuvend
REBELIMI I VJOSË OSMANIT KUNDËR NDALIMIT TË DEBATIT DHE TË VOTËS SË FSHEHTÊ NË KUVEND

Ishte fatkeqësi e madhe se disa
eksponentë të LPK-së ishin rekrutuar nga UDB-a, për të përcjellur
emigracionin shqiptar të Kosovës në botë.
Shërbimi Informativ francez i lidhur
fort me Shërbimin serb BIA, dërgoi agjentin e saj Arnaud Danjear, dhëndër i
Serbisë, kinse, për të mësuar gjuhën gjermane në Zyrih të Zvicrës. Për çudë,
rastisi të ishte në një kurs mësimor me Hashimin tonë! "Rekruti i ri
mjafton ta dijë se ka një dosje për atë", - rrëfen shefi i Shërbimit
Qendror francez, në TV Canal+, Pierre Siramy. (Shih në You Tube).
Sigurimi Shqiptar, me
diplomatët-Sigurimsa të monizmit enverist, i nxiti hafijet e tij nga LPK-ja, të
përçajnë Mërgatën e Kosovës. Nga Tirana dërguan gazetarë profesionistë, kuadro
partiakë, deri sekretarë partie të rrethit.
Tirana zyrtare social-komuniste, nxiti
hafijet e saj të rinj, për të shkarkuar Kryesinë e vjetër të LPK-së, e cila, me
gjithë fajet që kishte, të paktën, ishte për bashkimin e faktorit ushtarak të
Kosovës. Zyrtarët e lartë social-komunistë të Shqipërisë, kushtëzuan Kryesinë e
re puçiste të LPK-së më këto kushte: marrja në dorëzim të LPK-së në Diasporë
dhe Kosovë, nga Kryesia puçiste, me kryetar nga Shqipëria; marrja e fletushkës
"Zëri i Kosovës"; marrja e dhunshme e Fondit "Vendlindja
thërret" kudo në botë.
Kryesinë e vjetër të LPK-së e akuzuan
për tradhti. Disa nga Kryesia e vjetër tradhtuan shokët dhe iu bashkuan
Kryesisë së re, bandë puçiste, si: Xhasvit Haliti, Ali Ahmeti, Emrush Xhemajli,
Adem Grabovci dhe disa të tjerë. Më vonë ky numër u shtua, disa vullnetarë dhe
ca të tjerë me shantazh.
"Pushteti merret me grykën e
pushkës", - ishte sllogani i agjentit jugosllav Enver Hoxha, i zgjedhur
shef i PKSH, nga kolonët serbë dhe malazezë, në Vitomiricë të Pejës! Kushtrimi
ishte luftë të hapur nacionalistëve, atdhetarëve shqiptarë anti-komunistë.
Historia dëshmon se ushtria e Enver Hoxhës nuk ka bërë asnjë betejë kundër
pushtuesëve italianë dhe gjermanë. Ndërsa janë dhjetëra-beteja të partizanëve
të Enver Hoxhës kundër Ballit Kombëtar dhe të Legalitetit.
Një seminar i organizuar në Durrës, nga
historiani amerikano-kanadez, doktoruar me temën e LDB, kryesisht, në Shqipëri,
Roberts, me pjesëmarrjen e të gjithë studiuesve të historisë për këtë luftë, me
të vetmen temë: "A bëri Shqipëria luftë çlirimtare apo civile,
qytetare?". Pas shumë debatesh dy ditore profesionale, pro dhe kundra,
organizatori i seminarit, bëri pyetjen shtesë: "Ju lutem, ma dëshmoni,
qoftë edhe një betejë të bërë nga partizanët e Enver Hoxhës, kundër pushtuesve
italianë dhe gjermanë?" Pason heshtja! Dhe as Paskal dallaverja (Milo),
nuk bindi njëri.
Historiani Roberts theu heshtjen:
"Atëherë dëgjoni, unë jua numëroj shumë dhjetëra beteja të partizanëve të
Enver Hoxhës, të bëra kundër Ballit Kombëtar dhe Legalitetit. Andaj rezulton se
Shqipëria nuk bëri luftë çlirimtare, por e konvertoi në luftë civile. Dhe, për
këtë arsye është i vetmi shtet, nga Aleanca fitimtare e LDB, i cili nuk gëzoi
reparacionet, dëmshpërblimin nga lufta"!
Enver Hoxha filloi ekzekutimet e
kundërshtarëve politikë, kryesisht, nacionalistë, por, edhe brenda llojit, pra,
komunistë, të cilët i konsideronte si rivalë të mundshëm pas çlirimit. Në
"liri" filloi me gjyqe ekzekutive-vrastare, tipike staliniste-fashiste,
duke filluar nga grupi i deputetëve demokratë, të ushtarakëve mbretërorë dhe të
atdhetarëve të dëshmuar shqiptarë.
E bëra këtë parantezë, ekspoze të
historisë të errët shqiptare, nga më kriminalët e të gjitha kohërave ndër
shqiptare, për të dëshmuar se krimi u bart nga Shqipëria në Kosovë.
Krejt e njëjta gjë ndodhi në Kosovën e
pas luftës. Me të vetmin dallim, se prania e ndërkombëtarëve i pamundësonte
gjyqet në sallat e gjykatave. "Komandantët" pa ushtarë, të
strehuar në Hotel "Rogner" dhe në vilat e Bllokut të Zi" të
Tiranës, të instruktuar me të njëjtat metoda komuniste-staliniste dhe
fashiste-vrastare, pa gjyq të kundërshtarëve politikë. Qëllimi ishte i qartë:
Uzurpimi dhe mbajtja e pushtetit përdhunshëm dhe përgjakshëm.
Qeveria e Përkohshme e Kosovës u krijua
nga zyrtarët e lartë social-komunistë të PSSH, me kryeministrin Hashim Thaçin,
tashmë, agjentë të trefishtë: të Shqipërisë, Francës dhe Serbisë.
SHTAB-i i vetëquajtur të UÇK-së, me
qendër në Tiranë, në koordinim me komandantët lokalë, hartonin listat vrastare
dhe skuadrat ekzekutive shenjestronin ushtarakët luftëtarë të Forcave të
Armatosura të Republikës të Kosovës, (FARK), të krijuara nga Dr. Ibrahim
Rugova; kuadrot, veprimtarët dhe aktivistët e LDK-së; gazetarët korrespondentë
të luftës, kryesisht, të "Bota sot"; kryetarë ose kandidatë në
perspektivë të komunave të Kosovës.
SHTAB-i i UÇK-së, më saktë, i LPK-së, i
futi në listën vdektare edhe disa nga veprimtarët të LPK-së të kahershëm, tani
luftëtarë, i ekzekutoi, duke ia faturuar vrasjet, falsifikueshëm, pushtuesit,
për t`i humbur gjurmët e krimeve!
Rrjedhimisht, Kosova po përgjakej. Në
garë pushtuesi dhe disa "komandantë" pa ushtarë, por me banda të
bollshme. Kufomat e shqiptarëve "notonin" në Liqenin e Radoniqit, me
qëllim të shantazhimit dhe të terrorizimit të popullit të Kosovës, për t`i
nënshtruar. Pra, krejt njësoj, siç bënin komunistët-fashistë, përgjatë gjysmë
shekulli në Shqipëri. Dhe po të mos ishin ndërkombëtarët, Kosova do të
fashistizohej, njësoj si Shqipëria fashiste e monizmit hoxhist!
- V i j o n -


