Halit Bogaj: Haxhi Zeka

28.03.2010, 09:36 PM (GMT+1)

HAXHI ZEKA

 

Nga Halit Bogaj

 

Adem Zajmin atë vrastar

Fort e nemte çdo shqiptar

Që e vrau atë burrë kreshnik

Me atë shpirt aq heroik

 

2

 

Haxhi Zeka kishte thënë

Ne Anglinë e kemi nënë

Atë rrezik e pa Serbia

Prandaj ndodhi tragjedia

 

3

 

Adem Zajmin  atë tradhëtar

E dënoi Kosova mbarë

Nuk i jepnin për të ngrënë

Për të vdekur e kanë lënë

 

4

 

Kafshatë buke ai kërkonte

Nëpër plehra tek gjurmonte

Në mjerim ai kishte rënë

Një mallëkim e kishte zënë