Gjon Keka: Urime 250 vjetori i pavarësisë mikja jonë e bekuar ShBA

Urime 250 vjetori i pavarësisë mikja jonë e bekuar ShBA

Sot
kur po urojmë përvjetorin e 250 të Pavarësisë së ShBA-së, na kujtohet një nga
personalitet mbikohore të saj i cili ishte edhe në fakt autor kryesor i
Dekaratës së Pavarësisë, ky gjeni ishte Thomas Jefferson, në atë kohë ai ishte
30 vjeç por me stilolapsin e tij ai shkroi Deklaratën e pavarësisë së atdheut
të tij, Deklaratë kjo që u bë shembull për gjithë botën demokratike dhe të
civilizuar. Që në vegjëli gjatë shkollimit të tij ai mori një reputacion të
mirë si njeriu më i arsimuar dhe i urtë i kohës së tij. Ai ishte një
matematikan i mirë, por jo orator, dora e tij që mbante stilolapsin si një
shkrimtar i lidhur me kokën gjeniale të tij ishte më e talentuar se goja e tij,
prandaj ai hyri në histori si gjeniu dhe autori kryesor i Deklaratës së
Pavarësisë që sot po e kujtojmë dhe urojmë miken tonë ShBA-n. Thomas Jefferson
arriti më shumë me stilolapsin e tij sesa të tjerët me talentin më të shkëlqyer
oratorik e retorik. Jefferson njihte gjuhët italiane, spanjolle, frënge,
italiane, greke dhe shqipe. Ai mbështeti me forcë dhe vendosmëri ndarjen e
kishës nga shteti. Ai mbështeti fuqimisht dhe me vendosmëri ndarjen e kishës
nga shteti. Shtetet e Bashkuara i detyrohen atij sistemin elegant të monedhës
së tyre etj.
Kur,
gjatë rrjedhës së ngjarjeve, një komb detyrohet të shpërndajë lidhjet politike
që e bashkonin atë me një tjetër dhe të marrë midis fuqive të tokës pozicionin
e veçantë dhe të barabartë që i takon nga dekretet e natyrës dhe Krijuesit të
saj, respekti i duhur për mendimet e njerëzve kërkon që ai të deklarojë
publikisht shkaqet që sollën një ndarje të tillë. Në kuadër të kësaj dite të
madhe për mikun tonë të madh ShBA dhe për ne si popull po e ndaj një pjesë të
Deklaratës së Pavarësisë së saj të shkruar nga dora gjeniale dhe stilolapsi i
tij magjik Thomas Jefferson, Deklarata e Pavarësisë e shkruan nga i është
gjallë edhe sot dhe prek shumë popuj liridashës që duan të jetojnë të lirë dhe
të pavarur në atdheun e tyre:
„Ne
i konsiderojmë të vërtetat e mëposhtme si të vetëkuptueshme: se të gjithë
njerëzit lindin të barabartë; se ata janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me të
drejta të caktuara të patjetërsueshme, se midis tyre janë jeta, liria dhe
kërkimi i lumturisë; se, për të siguruar këto të drejta, qeveritë vendosen
midis njerëzve, pushtetet e drejta të të cilave rrjedhin nga pëlqimi i të
qeverisurve; se sa herë që ndonjë formë qeverisjeje ndërhyn në mënyrë
shkatërruese me këto qëllime, populli ka të drejtë të ndryshojë ose shfuqizojë
atë qeveri, të krijojë një qeveri të re dhe ta bazojë atë në themele të tilla,
dhe të rregullojë pushtetet e saj në atë formë që u duket më e nevojshme për
sigurinë dhe lumturinë e tyre.
Maturia,
me të vërtetë, dikton që qeveritë e vendosura prej kohësh nuk duhet të
ndryshohen për shkaqe të lehta ose të përkohshme; dhe në përputhje me
rrethanat, e gjithë përvoja ka treguar se njerëzit janë më të prirur të durojnë
vuajtje për sa kohë që ato janë të durueshme sesa të përpiqen të fitojnë
drejtësi për veten e tyre duke shkatërruar format me të cilat dikur janë
mësuar.
Por
kur një seri e gjatë abuzimesh dhe shkeljesh të paligjshme, që ndjekin pa
ndryshim të njëjtin qëllim, vërteton qëllimin e nënshtrimit të popullit ndaj
despotizmit absolut, atëherë populli ka të drejtë, në fakt është detyra e tij,
të përmbysë një qeveri të tillë dhe të krijojë mbrojtje të reja për sigurinë e
tij në të ardhmen. I këtij lloji ishte pranimi i heshtur i këtyre kolonive, dhe
e këtij lloji është tani domosdoshmëria që i detyron ata të ndryshojnë sistemin
e mëparshëm të qeverisjes...Si provë e kësaj, le t'i paraqiten këto faktet
botës së paanshme."( C. L.J, 1893)
Kështu
më 3 korrik ishte mjaft e qartë se kjo Deklaratë e Pavarësisë me autor kryesor
Thomas Jefferson do të triumfonte. Mëngjesin e 4 korrikut 1776, u debatua
Deklarata e Pavarësisë, e paraqitur nga komiteti. Pati në fakt disa debate.
Por, më në fund, rreth orës 14:00 të 4 korrikut 1776, Deklarata u miratua
unanimisht dhe u nënshkrua nga delegatët e tyre. John Hancock, Kryetari i
Kongresit, nënshkroi i pari, i ndjekur nga John Adams, Samuel Adams dhe pastaj
të tjerët.
Fëmijët
ishin caktuar si lajmëtar të kësaj dite të madhe dhe vraponin lart pa frymë
duke shpërnda lajmin e madh të pavarësisë. Dhe kështu pasi ushtarët e vjetër me
tinguj më të fuqishëm se kurrë më parë i dërguan popullit tingullin e lirisë
dhe pavarësisë, në shtëpi, në rrugë e kudo u dëgjua ai tingull dhe të gjithë e
njohën kuptimin e saj dhe iu përgjigj me duartrokitje të zjarrta e gëzim të
madhë.
Këtu
po e ndaj edhe një Letër kur u emërua Babai i kombit amerikan George Washington
si komandant i përgjithshëm:
"Delegatët
e Kolonive të Bashkuara...:
Për
George Washington!
"Ne,
duke parë besim të veçantë në patriotizmin, udhëheqjen dhe besnikërinë tuaj, me
anë të kësaj ju emërojmë dhe ju shohim si Komandant të Përgjithshëm të Ushtrisë
së Kolonive të Bashkuara dhe të gjitha forcave të armatosura që ajo ka ngritur
ose do të krijojë, dhe të gjithë ata që bashkohen vullnetarisht me Ushtrinë,
për mbrojtjen e lirisë amerikane dhe sprapsjen e të gjitha sulmeve armike
kundër saj; dhe me anë të kësaj ju jepet e drejta dhe autoriteti për të bërë
gjëra që mendoni se janë më të mirat për mirëqenien e vendit. Gjithashtu, me
anë të kësaj kërkojmë që të gjithë oficerët dhe ushtarët të jenë të bindur ndaj
urdhrave tuaja dhe të zellshëm në kryerjen e detyrave të tyre.
Ju
këshillojmë dhe ju nxisim të tregoni kujdes në përdorimin e pushtetit që ju
është besuar dhe të siguroheni që në kamp të mbizotërojë disiplina dhe rendi i
rreptë dhe që ushtarët të stërviten rregullisht dhe të pajisen me të gjitha
furnizimet e nevojshme.
Ju
duhet të silleni në çdo aspekt sipas ligjeve dhe rregullave të luftës (siç janë
bashkëngjitur këtu) dhe t'u bindeni menjëherë të gjitha urdhrave që mund të
merrni herë pas here nga Kongresi aktual ose çdo Kongres i mëvonshëm i Kolonive
të Bashkuara.
Ky
autorizim do të mbetet në fuqi derisa të revokohet nga Kongresi aktual ose çdo
Kongres i mëvonshëm.
Me
urdhër të Kongresit.
John
Hancock, President i Kongresit.
Filadelfi,
19 qershor 1775.
Charles
Thomson, Sekretar i Kongresit."( C. L.J, 1893)
Në
këtë ditë ne si popull jo vetëm duhet festuar sëbashku me miken tonë të madhe,
shpëtimtaren tonë, ndihmëtaren tonë, kontribuesen më të madhe të lirisë,
pavarësisë së Dardanisë(Kosovës), pastaj shtetndërtimit dhe njohjes
ndërkombëtare të Republikës së Kosovës etj; dorës ndihmtare që na kapi kur
ishim në rrezik dhe vuajtje, përqafueses së fatit tonë që u bë edhe fati i saj
etj, por, edhe t'i forcojmë edhe më shumë lidhjet dhe të ecim përgjithmonë
bashkë dhe si në kohë paqe ashtu edhe në kohërat e vështira dhe sfiduese.
Sot,
të gjithë duhet ta kuptojnë se pa ShBA-n ne kurrë nuk do të ishim të çliruar,
të lirë, të pavarur dhe më prezencë ndërkombëtare të NATO/KFOR në Kosovë që e
ruan paqen, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot, në këtë ditë nuk mund të mos
përmendet edhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës dr.Ibrahim Rugova i cili e
lidhi miqësinë dhe aleancën me ShBA dhe Dardaninë(Kosovën) për të mos u
zgjidhur kurrë më, pra si një lidhje miqësore përgjithmonë dhe e bekuar, sepse
ai e dinte se në dorë të ShBA-s ,shteti dhe populli i Kosovës është i sigurtë
dhe me të ardhme të qartë europiane.
Prandaj,
sot si kurrë më parë pushtetarët dhe kushdo që tenton t'ia lëshojë dorën e
bekuar që na ka kap, dhe përqafimit që na ka dhënë në gjirin e saj mikja jonë
ShBA, ai bënë mallkim ndaj vetes, populit, dëshmorëve dhe heronjëve por edhe të
ardhmes së brezave të vendit dhe shtetit të Kosovës.
Ne
jo vetëm që duhet të qëndrojmë në dorën e bekuar të ShBA, por edhe të ecim
bashkë me të dhe të punojmë, zhvillohemi e ndërtohemi sëbashku kah dinamikës së
saj dhe me mbështetjen e mësimet e saj, ashtu që një ditë Republika e Kosovës
të bëhet anëtar i denjë i botës demokratike, i NATO-s,dhe i integruar plotësisht
në familjen europiane, respektivisht në Bashkimin Europian.
Urimë
250 vjetori mikja jonë e bekuar ShBA
Urime
popullit Amerikan kjo ditë e bekuar
Urime edhe për popullin
tonë kjo ditë që na bashkon në gëzimin e mikes sonë
Zoti e bekoftë ShBA-n
Zoti e bekoftë
presidentin Donald J.Trump
Zoti e bekoftë popullin
mik Amerikan
Zoti e bekoftë
Dardaninë(Kosovën)
Happy 250th Independence
Day, America.
God bless the U.S.A.



