Gjon Keka: Ramon d’Ortafa ai që bëri monedhat tregëtare të Shtetit të Arbërit me autorizim të Gjergj Kastriotit
Ramon d’Ortafa ai që bëri monedhat tregëtare të Shtetit të Arbërit me autorizim të Gjergj Kastriotit
Nga
Gjon Keka
Një
nga emrat që shumë pak është shkruar e folur për të është ai i Ramon d’Ortafa i
dërguari nga mbreti i Aragonit për ta mbështetur Gjergj Kastriotin.Ai u dërgua
me një flotë të Arbërisë dhe disa ushtarë të armatosur bashkë me të për t’i
ndihmuar dhe shërbyer Gjergj Kastriotit.
Duke
qenë aleat besnik i mbretit të Aragonit ai dërgoi Ramon de Ortafá, i cili i
bëri shërbime shumë të mira në luftë Gjergj Kastriotit, duke e ndihmuar dhe shoqëruar në ekspeditat e tij më të
guximshme si dhe ndërmarrjet e rrezikshme.
Dihet
pak për këtë peronalitet të shkëlqyer që i qëndroi në krah Gjergj Kastriotit
,por nga ajo që dim dhe që ka rëndësi është se ai në vitin 1454 u emërua
mëkëmbës i Mbretit të Arbërisë dhe u autorizua nga Gjergj Kastrioti për të
prerë monedha tregëtare të Shtetit të Arbërit,duke gdhendur në to kryqin e Shën
Gjergjit.









