Gjon Keka: Kur do të shfaqet një Skënderbe i dytë, që do ta ringjall e bëjë me famë si dikur Arbërinë?

10.05.2022, 07:00 PM (GMT+1)

Kur do të shfaqet një Skënderbe i dytë, që do ta ringjall e bëjë me famë si dikur Arbërinë?

Nga Gjon Keka

Ushtria e Gjergj Kastriotit u bë model për ushtritë europiane të asaj kohe, shteti i Gjergjit të Madh ishte shtet model për monarkët e Europës.

Ndërsa sot, nuk mund të gjejë fjalët më të përshtatshme se ato që i thoshte një udhëpërshkues austriak:

“Arbëria e vjetër e Skënderbeut, Arbëria e vjetër me lavdinë e saj, me shkëlqimin e saj nuk është më.

Por, kur do të zgjohet nga gjumi,nga letargjia e saj kur do të shfaqet një Skënderbe i dytë, i cili do ta udhëheqë popullin e tij drejt ringjalljes, e të luftojë kundër tiranëve dhe t'i bëjë të mëdhenj e të lirë, si dikur?”