Gjon Keka: Fishta, Gjeçovi dhe Curri ishin dekoruar me urdhëra të ndryshëm perandorak të Austrisë

Fishta, Gjeçovi dhe Curri ishin dekoruar me urdhëra të ndryshëm perandorak të Austrisë
Nga
Gjon Keka
Poeti
ynë kombëtar Gjergj Fishta i cili u bë figura mbizotëruese dhe referenca e
shumë albanologëve europian ishte i nderuar edhe nga Austria perandorake e asja
kohe me urdhërinë e Kryqit të Kalorësit.

Poashtu
edhe arekologu dhe atdhetari i madh Shtjefën Gjeçovi i cili nxorri Kanunin e
Lekës dhe u bë referenca e shumë autorëve europian, ishte i vlerësuar dhe
nderuar me urdhërin perandorak Kryqi i Kalorësit, dekoracion lufte.

Figura
tjetër atdhetare e kombit tonë që e nderuar me urdhër perndorak ishte Bajram
Curri, i cili u nderua me urdhërin e Perandorit Franc Jozef, dekoracion lufte.
Të
dekoruarit tjerë më urdhëra të ndryshëm janë edhe Luigj Gurakuqi dhe shumë
figura tjera atdhetare shqiptare.
Dokumentet
studiuesi dhe autori Gjon Keka i ka gjetë në arkivin shtetëror të Vjenës në
kuadër të hulumtimeve të tij mbi figurën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe
historinë e kombit tonë.









