Gjon Keka: Epoka e Gjergj Kastriotit duhet ta mbajë emrin e veçantë "Historia e Shpëtimit"

16.12.2024, 07:15 PM (GMT+1)

Epoka e Gjergj Kastriotit duhet ta mbajë emrin e veçantë "Historia e Shpëtimit"

Nga Gjon Keka

Mendoj se epokës apo historisë së Gjergj Kastriotit duhet t'ia japim një emër të veçantë, si "Historia e Shpëtimit" të identitetit dhe qenjes sonë dardano-arbërore europiane.

Duhet ditur se kjo epokë apo kjo histori e shpëtimit është e vetmja që na mbanë të lidhur ngushtë me familjen europiane, aq ngushtë sa Gjergj Kastrioti ynë u emërua prijës i ushtrisë së përbashkët europiane të asaj kohe dhe u bë mburoja e civilizimit të përbashkët të familjes europiane.