Gjon Keka: Emri i Gjergj Kastriotit është gdhendur përgjithmonë në historinë botërore
Emri i Gjergj Kastriotit është gdhendur përgjithmonë në historinë botërore

Në
kohën sa qeverisi apo mbretëroi Gjergj Kastrioti, vetëdija kombëtare ishte më e
fortë se kurrë më parë.
Pikërisht
në atë kohë mund të thuhet se u zhvillua një jetë intelektuale e krijuese me
një lartësi dhe shkëlqim të tillë që nuk kishte ndodh asnjëherë më parë në
historinë arbërore. Në atë kohë Arbëria kishte
astronom,humanist,shkrimtar,studiues,shkencëtar dhe Universitet që kishte
partneritet me Universitete tjera të Europës, përfaqësohej diplomatikisht në
shumë vende europiane të kohës etj.
Përfaqësuesi
i parë i madh i rrugës sonë europiane ishte Gjergj Kastrioti.
Ai
u bë flamurtar i Europës në kohën e tij dhe mbrojtës i civilizimit të
përbashkët të familjes europiane.
Gjergj
Kastrioti(Skënderbeu) ishte ylli i agimit të artë, Lajmëtari i një dite të madhe
dhe të ndritshme, ditës së lirisë dhe pavarësisë së Arbërisë dhe ai që e ngriti
dhe e zbuloi i pari flamurin e tij që më pas u bë flamur themeltar i përbashkët
i kombit tonë.
Emri
i tij është gdhendur përgjithmonë në historinë arbërore, europiane dhe botërore.


