Florim Zeqa: Zgjedhjet pa ndryshim, abuzim politik për mashtrimin e qytetarëve!
Zgjedhjet pa ndryshim, abuzim politik për mashtrimin e qytetarëve!

Kur
gjedhjet shfrytëzohen për të ardhur në pushtet, dhunohet shteti dhe shkelen
interesat e qytetarëve. Politikanët mashtrues pa fije turpi e shkatërrojnë të
ardhmen e shoqërisë, bashkë me këtë po e rrënojnë imazhin e shtetit dhe besimi
e qytetarëve në institucionet shtetërore!
Kush nuk di me qeverisë kthehet në
uzurpator të institucioneve
Këtë po e bën një klasë e
papërgjegjshme politike e cila në vijimësi po arrin t'i mashtroj qytetarët me
kauza të rrejshme, me premtime megalomane dhe të parealizueshme në praktikë, të
cilët ndryshe thonë para zgjedhjeve, e krejt ndryshe veprojnë pas tyre!
Kjo
qasje e gabuar e politikës ka shkaktuar pakënaqësi dhe zhgënjim tek qytetarët!
Si pasojë e kësaj kemi rënje të daljes së elektoratit të zgjedhje, gjë e cila e
vë në pikëpyetje legjitimitetin qeverisës në vendin tonë!
Kjo
klasë politike çdo ditë e më shumë po e dëshmonë vetën se nuk është e aftë të
qeverisë me vendin!
Kush
nuk di me qeverisë kthehet në uzurpator të institucioneve shtetërore dhe
shkatërrues të jetës së qytetarëve, bashkë me këtë edhe i vrasjes së ardhmërisë
së brezave në shtetin e lirë dhe sovran, të fituar më gjak, mund dhe sakrifica
të panumërta.
Ata
që nuk i mbajnë premtimet elektorale, përveqse mashtrues janë egoist të
papërmirësueshëm, të cilët e bëjnë luftën vetëm për pushtet dhe privilegje
personale.
Karrieristët
mendojnë vetëm për poste e privilegje pushtetore, por jo edhe për mirëqenjen e
qytetarëve, e cila tashmë është kthyer në mbijetesë kundrejt luksit përrallor
që e shijojnë familjet e politikanëve dhe oligarkëve ekonomik (beglerëve) të
shekullit 21.
Pasuria milionëshe e politikanëve në
kundërshtimm me interesat e qytetarëve
Politikanët mashtrues dhe uzurpatorë të
institucioneve, përmes rrugëve antiligjore arrijnë në majat e shtetit, duke i
harruar të gjitha premtimet elektorale dhe sillen me arrgancë ndaj qytetarëve,
duke u dëshmuar paturpërisht para tyre se janë mbi gjithçka dhe mbi secilin në
këtë vend!
Ata
që e mendojnë se janë bërë 'mbretër' dhe 'Zot' i qytetarëve vlejnë më pak se
njerëz, janë specie antinjerëzore që jetojnë mbi kurrizin e njerëzve të
ndershëm të këtij vendi!
Të
tillë në këto vitet e lirisë dhe pavarësisë janë bërë me bollëk në vendin tonë!
Këta
demon dhe matrapaz të politikës shkelin ligjet dhe Kushtetutën, pasi nuk ia
kanë frikën drejtësisë dhe bëjnë çfarë të donë në këtë vend!
Mungesa
e barazisë ligjore i ka bërë të fuqishëm shkelësit e ligjeve, kurse pasuria e
paligjshme i ka bërë të papërfillshëm ndaj shtresave të ulëta të shooqërisë,
duke e ndjerë vetëm mbi gjithçka dhe mbi secilin në këtë vend!
Nuk
ka dhe nuk mund të ketë pasurim të shpejtë në mënyrë të ndershme dhe ligjore! E
gjithë pasuria milionëshe e politikanëve është e paligjshme, pasi ajo është
ndërtuar në kundërshtim me barazinë ligjore dhe në kundërshtim me interesat e
qytetarëve.
Zgjedhjeve u ka humbur kuptimi! Ato
përveqse të shpeshta, janë kthyer në maskarada politike të cilat e kanë zbehur
në masë të madhe besimin e qytetarëve! Kur zgjedhjet nuk sjelllin zgjidhje dhe
ndryshim kthehen në abuzim politik për mashtrimin e qytetarëve.


