Isuf B. Bajrami: Kufijtë ndajnë shtetet, jo kombin
Kufijtë ndajnë shtetet, jo kombin

Patriotizmi
nuk ndërtohet duke i përçarë shqiptarët.
Lexova
një opinion që u drejtohej shqiptarëve të Kosovës me një mesazh të qartë:
"Qëndroni në vendin tuaj. Mos u merrni me Shqipërinë."
Nuk
më shqetësoi vetëm përmbajtja e tij. Më shqetësoi fryma.
Sepse
sa herë që dikush përpiqet t'i ndajë shqiptarët në "tanët" dhe
"ata", në "këtej kufirit" dhe "andej kufirit", ai
nuk po mbron Shqipërinë. Po ringjall një plagë që historia na e ka lënë
mjaftueshëm të thellë.
Nuk
ka shqiptarë të dorës së parë dhe shqiptarë të dorës së dytë.
Nuk
ka shqiptarë "më të pastër" vetëm sepse kanë lindur në një anë të
kufirit.
Kufijtë
shtetërorë janë vendosur nga historia. Përkatësia kombëtare nuk është vendosur
kurrë prej tyre.
Ajo
jeton në gjuhë, në kujtesë, në kulturë dhe në ndërgjegjen e njerëzve.
Është
e dhimbshme të dëgjosh se shqiptarëve të Kosovës u thuhet, hapur ose
tërthorazi: "Mos e doni Shqipërinë. Mos flisni për të. Mos protestoni për
të."
Po
cili shqiptar ka të drejtë t'i thotë një shqiptari tjetër se sa duhet ta dojë
Shqipërinë?
Kush
e mat patriotizmin?
Me
adresën?
Me
vendlindjen?
Me
pasaportën?
Apo
me bindjen politike?
Shqipëria
nuk është pronë e askujt.
Nuk
është pronë e një partie.
Nuk
është pronë e një qeverie.
Nuk
është pronë e një ideologjie.
Ajo
është shtëpia shpirtërore e miliona shqiptarëve, kudo që jetojnë.
Për
shqiptarët e Kosovës, Shqipëria nuk ka qenë vetëm një shtet fqinj.
Ka
qenë simbol.
Ka
qenë shpresë.
Ka
qenë emri që pëshëritej fshehurazi, kur liria ishte ende një ëndërr.
Ka
qenë flamuri që mbahej në zemër edhe atëherë kur nuk mund të valëvitej në shesh.
Për
dekada me radhë, ata jetuan nën shtypje, diskriminim dhe dhunë.
U
larguan nga vendet e punës.
U
burgosën.
U
rrahën.
U
vranë.
U
dëbuan nga shtëpitë e tyre.
Fëmijët
mësonin në shkolla paralele.
Studentët
dilnin në demonstrata pa e ditur nëse do të ktheheshin më në shtëpi.
Në
ato vite, Shqipëria ishte më shumë se një hartë.
Ishte
një premtim.
Sot
Kosova është shtet i pavarur, dhe kjo është një fitore historike e vetë
shqiptarëve.
Por
pavarësia nuk e zhbën historinë.
As
nuk e shuan lidhjen shpirtërore mes shqiptarëve.
Dy
shtete nuk nënkuptojnë dy kombe.
As
dy dashuri të ndryshme për të njëjtin identitet.
Është
paradoksale të flitet për bashkim kombëtar kur kjo i shërben një kauze
politike, bur të kujtohen kufijtë sapo një shqiptar nga Kosova shpreh mendim
për Shqipërinë.
Kur
na leverdis, jemi një komb.
Kur
nuk na leverdis, na kujtohet se qenkan dy shtete.
Ky
nuk është parim.
Ky
është standard i dyfishtë.
Dhe
standardi i dyfishtë nuk ka qenë kurrë atdhetari.
Le
të jemi të sinqertë.
Shqiptarët
nuk kanë qenë kurrë armiqtë e njëri-tjetrit.
Armiku
ynë më i madh ka qenë gjithmonë përçarja.
Pikërisht
ajo na ka kushtuar territore.
Na
ka kushtuar jetë.
Na
ka kushtuar dekada mosbesimi.
Na
ka kushtuar plagë që ende nuk janë mbyllur.
Asnjë
komb nuk bëhet më i fortë duke ngritur mure mes bijve të vet.
Asnjë
flamur nuk valëvitet më lart duke ulur dinjitetin e atyre që e ndjejnë po aq të
shenjtë.
Nëse
nuk pajtohesh me Edi Ramën, kritikoje.
Nëse
nuk pajtohesh me Albin Kurtin, kritikoje.
Por
mos i gjyko shqiptarët sipas vendit ku kanë lindur.
Politikanët
zëvendësohen.
Qeveritë
ndryshojnë.
Kufijtë
mund të ndryshojnë.
Por
gjaku, gjuha, kujtesa dhe historia nuk ndryshojnë med ciklet zgjedhore.
Patriotizmi
nuk është garë.
Nuk
është monopol.
Nuk
është licencë për të përjashtuar.
Patriotizmi
është përgjegjësi.
Është
respekt.
Është
kujtesë.
Është
dinjitet.
Historia
na ndau me kufij.
Më
pas na ndau me sisteme politike.
Na
ndau me tela me gjemba.
Na
ndau me luftëra.
Megjithatë,
shqiptarët nuk hoqën dorë nga njëri-tjetri.
Do
të ishte tragjike që sot, kur kufijtë janë më të hapur se kurrë, të fillonim të
ndërtonim kufij të rinj me fjalë.
Sepse
fjalët nuk janë të pafajshme.
Ato
krijojnë klimë.
Klima
krijon mosbesim.
Mosbesimi
ushqen urrejtjen.
Dhe
urrejtja nuk ka ndërtuar kurrë as Shqipërinë, as Kosovën.
Në
fund mbetet vetëm një pyetje:
Kujt
i shërben përçarja mes shqiptarëve?
Sigurisht
jo shqiptarëve.
Prandaj,
para se ta pyesim njëri-tjetrin se në cilën anë të kufirit kemi lindur, le të
pyesim veten në cilën anë të historisë duam të qëndrojmë.
Në
anën e atyre që ndërtojnë ura?
Apo
në anën e atyre që ngrejnë mure?
Sepse
kufijtë mund të ndajnë shtetet.
Por
nuk duhet të ndajnë kurrë zemrat e një kombi.
Nuk
ka shqiptarë të tepërt.
Ka
vetëm shqiptarë që meritojnë të respektohen njësoj, në Tiranë e në Prishtinë,
në Shkodër e në Gjakovë, në Tetovë, Ulqin, Preshevë, Prevezë apo në mërgatë.
Kombi
ynë nuk bëhet më i fortë duke përjashtuar bijtë e vet.
Bëhet
më i fortë vetëm kur, pavarësisht dallimeve, kujton se mbi çdo kufi, mbi çdo
qeveri dhe mbi çdo përplasje politike, ekziston diçka që nuk duhet të zbehet
kurrë: vetëdija se jemi një popull me një histori të përbashkët dhe me një
përgjegjësi të përbashkët për të mos e kthyer njëri-tjetrin në të huaj.
Vendi i Lekës,
15.07.2026


