Gjon Keka: Harmonia ndërfetare ka qenë një fasadë, u dëshmua në momentin e parë të lirisë

2h më parë

Harmonia ndërfetare ka qenë një fasadë, u dëshmua në momentin e parë të lirisë

Nga Gjon Keka

A mund të na thonë këta të grupit të "intelektualëve"(në lidhje me letrën e tyre publike) se ku ishin kur sulmohej dhe njollosej figura e Kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit, humanistes sonë Nënë Terezës, eruditit dardan Pjetër Bogdanit, heroit tonë Idriz Seferit etj?

Pse atëherë nuk dëgjohej asnjë zë, kur ishte tepër i domosdoshëm zëri kundër kësaj të keqeje të radikalizmit islamik, renegatëve dhe haxhiqamilëve.

Sot u paska rënë në mend dhe sa interesante tani që u qenkan hapur sytë dhe qenka zgjuar ose ndezur drita e arsyes.

Harmonia ndërfetare te shqiptarët shpesh ka qenë thjesht një fasadë, gjë që u dëshmua qartë pas fitimit të lirisë dhe pavarësimit të Kosovës me ndihmën e SHBA-së dhe vendeve mike europiane. Po të ekzistonte një tolerancë e mirëfilltë, ajo nuk do të lëkundej në momentin e parë të lirisë. Në vend të diskutimit për tolerancë, një komb me rrënjë dhe gjak të përbashkët duhet të synojë prosperitetin dhe përparimin drejt familjes europiane. Gjergj Kastrioti dhe kombi përfaqësojnë shtyllat tona kryesore, ndërsa besimi fetar ose mosbesimi duhet të mbetet një zgjedhje strikte individuale, e cila nuk guxon ta zbehë apo ta diktojë frymën e përbashkët Skënderbegiane.

Edhe reagimi i tyre duket qesharak, sepse është i mjegullt dhe hipokrit, duke i futur të gjithë në një thes në vend që t'i qasen direkt problemit dhe së keqes, të ndajnë dritën nga errësira, në vend që t'i fusin të dyja në një thes.