Eduard A. Skufi: Një jetë në shërbim të jetës… e këputur nga Covidi

02.09.2026, 06:59 PM (GMT+1)

NJË  JETË  NË  SHËRBIM  TË  JETËS... NGA  COVIDI  KËPUTUR

Kujtime

NGA DR. EDUARD A. SKUFI, ATHINË

Ka njerëz që largohen, mes një heshtjeje, si një  dritë që shuhet paritmas në horizont. Por shkëlqimi i tyre mbetet gjatë, në sytë dhe në shpirtrat e atyre, që patën fatin t’i njohin, si bashkëudhëtarë në rrugëtimin e tyre. Ato ikona, mbeten    kujtesën e  atyre    prekën, në mirënjohjen  e  pacientëve    u  dhanë  jetë, në  fjalët  e  njerëzve    i  aq  shumë  i  deshën  dhe,  mbi    gjitha, në     atë  gjurmë  të padukshme, të  pashuar, që vetëm  shpirtrat  e  mëdhenj, dinë të lënë pas. Ai ishte, një  prej  tyre...    Mjek i talentuar, i  përkushtuar deri    përulësi,  ndaj  dijes  dhe  jetës, por  mbi  të gjitha  njeri i ndjeshëm, i dhembshur, nga humanizmi qëndisur. Një shpirt artistik që  dhimbjet e  të sëmurve, i vuante  në ekstrem. Në mendjen e  tij, mjekësia  nuk  ishte vetëm  profesion; ishte  një mënyrë  për t'u  gjendur,  pranë  dhimbjes  njerëzore, për    dhënë shpresë, kur ajo dukej se po shuhej...    dhe për t'i kujtuar çdo të sëmuri se, përtej  sëmundjes, ekzistonte  ende një  zemër, një  shpirt    e  ndjente dhe  e  kuptonte. Këtë ja edukoi origjina fisnike e një familjeje gjirokastrite, ku njerëzit mateshin jo nga pasuria apo emri, por nga vlerat, virtytet dhe fisnikëria  e  shpirtit. Ishte një djalosh i brishtë, me një portret të ëmbël, fëminor, flokë kaçurrela dhe mollëza të kuqërremta, mbi të cilat  shndrisnin  dy  sy plot dritë.


Bexheti në fëmijëri

Kishte një buzëqeshje të përmbajtur dhe fliste pak, me fjalë të matura, duke përcjellë një natyrë    qetë  e  flegmatike. Kjo ishte e dukshmja, ndërsa në thellësinë e saj, fshihej një shpirt i ndjeshëm, i mbushur me emocione të heshtura dhe dëshira të fjetura, që prisnin çastin të  shpërthenin. Quhesh Bexhet Drasa. Ai djalosh që dikur shkëlqente, me rezultatet e tij në mësime, nuk do të mbetej vetëm një nxënës i dalluar.Talenti i tij për matematikën, do të merrte një tjetër dimension, kur ai, si në shkollën shtatëvjeçare, ashtu edhe më vonë në gjimnaz, do të fitonte konkursin e matematikës në shkallë republike. Ishte një mendje e mprehtë, e etur për të zbuluar, për të kuptuar e  për  të shkuar  gjithnjë  një  hap më  përpara. Por, përtej formulave, numrave dhe zgjidhjeve të sakta, në zemrën e tij kishte nisur të rritej një tjetër ëndërr: muzika. Dhe një ditë, me atë guximin e bukur që lind, vetëm kur një ëndërr bëhet pasion, ai mori nismën për të ndjekur kursin e fizarmonikës, në Shtëpinë e Pionierit. Para se të hidhte këtë hap, kërkoi miratimin e të atit, njeriut që adhuronte dhe që për të ishte një figurë e shtrenjtë, një pikë mbështetjeje në  çdo udhëkryq të  jetës dhe për arsyen se u qëndronin sipër si hije, “njollat në biografi”.Kështu nisi rrugëtimi i tij në muzikë. Mësuesi i tij ishte muzikanti i shquar, Mishel Lako. Që në fillim, ai pa tek djaloshi diçka, që shkonte përtej dëshirës së zakonshme të një fëmije, për të mësuar një instrument. Dalloi talentin, ndjeshmërinë dhe një prirje të veçantë për muzikën. Prandaj, ndryshe nga shokët e tij, e mori nën një kujdes të  posaçëm, duke i dhënë edhe mësime të veçanta. Ndoshta aty, mes tastierës së fizarmonikës dhe tingujve të parë, nisi të marrë formë, një tjetër pjesë e fatit të tij.Një djalosh që kishte shkëlqyer me mendjen në matematikë, po zbulonte se kishte edhe një gjuhë  tjetër për të shprehur  veten: gjuhën e muzikës. Aty e njoha; një ditë rastësisht, kur tingujtë e fizarmonikës më çuan, tek një derë gjysëm e hapur, ku ai gati në ëndërrim performonte, mbeta atje duke e dëgjuar. Pas pak, mbasi e përfundoi interpretimin, më afroi me dashamirësi, e qysh atëherë u bëmë miq dhe për shkak të miqësisë së hershme, mes familjeve tona. Megjithëse isha rreth katër vjet, më i vogël se ai, diferenca e moshës nuk u bë kurrë pengesë, për  miqësinë tonë. Më bënte  përshtypje pjekuria e tij e parakohshme dhe mënyra e matur, me të cilën përballej dhe trajtonte problemet. Ndërkaq, njoha dhe vëllanë e tij më të vogël, po aq interesant, Netin. Një mbrëmje, ndërsa shëtisnim së bashku, na tërhoqi një melodi e ëmbël, që vinte nga  “Bar Lulishtja” aty pranë. Kur u afruam, u befasuam: në fizarmonikë, mes orkestrantëve me përvojë, performonte djaloshi Bexhet. “Mesa duket, kur fizarmonicisti dhe pedagogu i tij mungonte, thërrisnin Bexhetin për ta zëvendësuar. Por babait nuk i pëlqen”, na shpjegoi Neti. Ndoshta për të, muzika ishte një dashuri që duhej mbajtur fshehur, një kënaqësi e vogël që i ndriçonte mbrëmjet. Sapo na pa, Bexheti na buzëqeshi dhe na shkeli syrin, pa e ndërprerë për asnjë çast melodinë. Ishte i vogël në moshë, por i madh në sigurinë me të cilën prekte tastet dhe i jepte jetë fizarmonikës.


Maturanti  ekselent

Në atë çast, pranë tij kaloi një shitëse ambulante, e shoqëruar nga një fëmijë i vogël. Ajo shiste bajame me kripë. Bexheti, edhe pse vazhdonte të luante, i kërkoi dy fishekë me bajame. I pagoi dhe, me një përkëdhelje të butë, përshëndeti vogëlushin. Kur gruaja u kthye t’i jepte kusurin, Bexheti e mori dhe ia la në dorë fëmijës. Pastaj na bëri shenjë të afroheshim. Me një buzëqeshje të çiltër, na dha neve bajamet, sikur donte të ndante me ne jo vetëm atë shije të vogël, por edhe gëzimin e asaj mbrëmjeje. Muzika vazhdonte të rridhte. Çiftet vallëzonin nën ndriçimin e hënës, ndërsa ne qëndronim pranë dhe dëgjonim me ëndje.

...Në verë kishim zënë një kabinë në Plazhin e Ri. Çdo mëngjes, hapësira para kabinave, zgjohej si një park lojërash. Dikush humbiste në faqet e një libri, disa loznin me topthin e pingpongut, të tjerë mblidheshin rreth letrave apo tavllës, si Vaso Suli me shokë. Por më shumë se të gjitha, njerëzit i tërhiqte shahu. Për orë të tëra, mbi formatin bardhë e zi, ndesheshin Bexheti,ekselenti rival Daver Çanua, violinisti Shpëtim Mezini,e Leonidha Bezhani. Përreth tyre mblidheshin sytë e kureshtarëve, ndërsa Perlat Xhiku, me seriozitetin e një arbitri, mbante rregullin dhe nuk lejonte asnjë ndërhyrje. Nga moli vinte zhurma e detit, e përzier me thirrjet e Roberto Italianit, Liros, Elios Hebreut dhe Acos, që luanin vaterpol. Unë lëvizja mes dy botëve: herë qëndroja pranë shahut, duke ndjekur lëvizjet e Bexhetit, herë ngjitesha te moli, në atë “galeri” të  improvizuar, për të  parë vaterpolon  e  miqve    mi. Sot, gjithçka duket sikur ka mbetur atje, në atë verë të largët: zërat, lojërat, fytyrat, deti dhe mëngjeset romantike. Janë pasazhe të vogla jete, të ruajtura diku në kujtesë, që mbeten dhe koha nuk i fshin... 

Një pasdite po luanim basket në sheshin tonë, të Kateqit, (ai shesh që, me kalimin e viteve, ishte bërë thuajse legjendar për intelektualët, mjekët dhe artistët që kishte nxjerrë nga gjiri i vet). Ne kishim sajuar një kosh, më shumë për t’u argëtuar sesa për të luajtur seriozisht. Papritur, nga dera e madhe e Sorrajve, u shfaqën me libra në dorë, Aco Flloko dhe Bexheti. Ata nuk ndaheshin kurrë; ishin si dy pjesë të së njëjtës qenie, siamezë në miqësi dhe në humor.

- Ku je o Alain Delon? — iu drejtova Acos, duke përshëndetur Bexhetin. Aco më pa me atë buzëqeshjen e tij karakteristike.

- Po Bexheti, çfarë është? Mendje shahisti, si Mihal Tal apo Bobby Fischer,  i thashë,  ose mbreti i akordeonit, Ramón Ayala. Ata u shkrinë së qeshuri. E qeshura e tyre u përhap në shesh, duke e bërë atë pasdite edhe më të paharrueshme. Pastaj Acua, pa e humbur toruan, më hodhi një vështrim nga koka te këmbët dhe tha:- Ndërsa ti Edi, je versioni i Maurice Ronet! Dhe shpërtheu përsëri në të qeshura. Por, siç i kishte hije një njeriu që nuk e humbiste kurrë rastin për të treguar vlerat, Aco nuk e la humorin t’i merrte gjithë skenën. Mori topin, u afrua te koshi dhe, me një qetësi prej  artisti, e gjuajti. Në atë çast, sheshi, ne femijët, të qeshurat dhe kujtimet u bënë, si skenë e tërë, në një nga ato pasditet e vogla që, shumë vite më vonë, kthehen në kujtime të mëdha.


Aco Flloko e  Bexhet Drasa, dy siamezë  të vërtetë

Kur vajti në gjimnaz, pata mundësinë ta takoja në disa evente, pasi nëna ime, mësuese metodiste, ishte caktuar në gjimnazin “Halim Xhelo”, i cili në ato vite përfshinte edhe shkollën unike, pra arsimin shtatëvjeçar. Më kujtohet një mbrëmje e Vitit të Ri, në një nga ato organizime të bukura që mbeteshin gjatë në kujtesë. Nxënësit më të dalluar, si Bexheti, Eleni, Daveri, Sofika,Acua,Peri e të tjerë, pasi u dhurohej  nga një pako e vogël, recitonin fragmente nga veprat e shkrimtarëve të huaj, të shquar. Në sallë ndërthureshin këngë, kërcime, të qeshura dhe kartolina që ndërroheshin mes shakave e anekdotave. Në një çast, nga salla u dëgjua kërkesa, që Bexheti të merrte fizarmonikën. Ai nuk ua prishi qejfin. E mori instrumentin dhe, me një natyrshmëri të admirueshme, nisi të luante melodi të ndryshme. Ishin vitet kur ende mbërrinte tek ne, si një jehonë e largët dhe e ëmbël, romantizmi i melodive të “Mbrëmjeve të Moskës” dhe i valëve “Detit të Zi”. Ishin kohë kur Tolstoi, Pushkini e Dostojevski nuk ishin ende lidhur me zinxhirë, por jetonin mes nesh si shpirtra të lirë, si zëra të mëdhenj që na mësonin të ëndërronim. Ishin vite kur muzika vinte nga larg, përtej kufijve dhe heshtjeve, dhe në mbrëmjet tona sillte një copëz dashurie, një mall, një brengë, një botë më të gjerë se ajo që shihnim çdo ditë. Në tingujt e saj kishte diçka që na prekte thellë, si një fllad nga brigjet e largëta që sillte kujtime.Tingujt u përhapën në sallë dhe, për pak çaste, gjithçka u bë më e gjallë. Ishte sikur fizarmonika të sillte me vete një dritë të ngrohtë, një gëzim që i bashkonte të gjithë. Dhe pikërisht në ato tinguj kishte diçka që nuk harrohet lehtë: një copëz rinie, një mbrëmje e bukur dhe një kujtim që, edhe  pas shumë  vitesh, vazhdon    tingëllojë  brenda  nesh. Ditët e gjimnazit po perëndonin dalëngadalë, duke lënë pas kujtime të paharrueshme dhe një rrugëtim të kurorëzuar, me rezultate të shkëlqyera. Por, bashkë me to, po vinte edhe ora e ndarjes, ajo ndarje e heshtur dhe e dhimbshme nga shokët, me të cilët kishte ndarë vite, ëndrra, të qeshura  e brenga. Në atë çast, mes krenarisë për gjithçka kishte arritur dhe trishtimit që i rëndonte në zemër, mbeti pezull një pyetje e madhe, e cila nuk i ndahej: A do t’i jepej e drejta për të vazhduar studimet? Dhe, nëse po, ku do ta çonte fati, hapin e saj të parë drejt së ardhmes? Kjo pikëpyetje i rëndonte më shumë se çdo fjalë lamtumire, sepse pas derës së gjimnazit nuk hapej vetëm një rrugë e re, hapej një botë e panjohur, e ardhmja, ku ëndrrat  dhe pasiguritë  do të përballeshin. Ai kishte kërkuar degën e matematikës dhe të fizikës, por kërkesa iu refuzua. Me këmbënguljen e të atit, iu dha e drejta për të ndjekur mjekësinë. Nuk e kundërshtoi; e pranoi, ndonëse e ndiente se ajo degë, ishte larg natyrës së tij. Nuk mund të kishte surprizë më të bukur për mua sesa takimi me të, në Fakultetin e Mjekësisë. U gjendëm bashkëstudentë, ndonëse ai tashmë ishte drejt diplomimit. Bashkë me ne ishte edhe Apostol Thansko. Të dy më këshilluan për studimet dhe më folën për veçoritë e tyre. Bexheti, me atë përpikërinë e tij, më porositi t’i ndiqja leksionet me kujdes dhe të mbaja shënime, sepse ato, më vonë, do të bëheshin një ndihmë e çmuar në përvetësimin e dijeve. Por këshilla që më mbeti më thellë në shpirt, ishte ajo për anatominë në kadavër. Bexheti, më i ndjeshëm e më njerëzor, më paralajmëroi të isha i përgatitur        për përballjen me kufomat. “Një pamje mëse e kobshme e traumatike, por njëkohësisht ngjallte një dhimbje të thellë e respekt, sepse ato trupa të pajetë mbanin në ballë nga një vrimë plumbi, dëshmi të heshtura të një tragjedie që vdekja, nuk e kishte fshirë. Ajo përvojë më tronditi aq shumë, sa për rreth një muaj nuk munda të vija mish në gojë. Më dukej sikur, pas asaj salle të ftohtë anatomie, çdo ind mbarte ende një jehonë të jetës së  tyre të dikurshme”. Pas diplomimit, u emërua mjek patolog në spitalin e Vlorës. Por fillimi i karrierës së tij u përball, me një goditje të papritur: një intrigë e sajuar, që do ta dëshpëronte thellësisht dhe do t’i hidhte hije mbi hapat e parë të profesionit. I zhgënjyer dhe i tronditur nga kjo padrejtësi, ai kërkoi transferimin në një rreth tjetër. Kërkesa iu miratua dhe ai u transferua në Spitalin e Sarandës, duke  nisur  një  kapitull  të ri    karrierën  e  tij. Aty, përveç aftësive të tij të rralla profesionale, binte në sy edhe për mirësinë, humanizmin dhe ngrohtësinë njerëzore. Me kolegët ishte i dashur e i respektuar; me pacientët, më shumë se një mjek, ishte një shpresë. Simpatia dhe admirimi që kishte fituar nisën të krijonin zhurmë rreth emrit të tij. Dhe, siç ndodh shpesh kur drita bëhet e padëshiruar, u gjet mënyra për ta larguar nga paraskena.

E transferuan larg familjes, si mjek në minierën e kripës së gurit në Dhrovjan.Ishte një ndryshim i dhimbshëm: nga zhurma e spitalit dhe njerëzit e shumtë, në heshtjen e thellë të një vendi të largët, mes kripës së gurit dhe vetmisë. Punonte me orë të gjata, urgjencat ishin të shpeshta dhe rastet e rënda nuk i linin  hapësirë veç lodhjes. Megjithatë, ai nuk u thye. Në vend që të dorëzohej përballë fatit, u mbështet  edhe më fort pas dijes. Kur puna mbaronte dhe nata binte mbi Dhrovjan, ai gjente strehë te librat. Lexonte literaturë mjekësore, por edhe letërsi, sikur nëpër faqet e tyre kërkonte një  botë tjetër, më të gjërë, se  ajo që   e rrethonte...


Me Vullnetin, vëllanë  e  tij

Vetmia dhe pasiguria, megjithatë, i sollën një shok të padëshiruar: duhanin. Ishte një shoqëri e hidhur, e heshtur, që ia mbushte çastet bosh, por nuk mund t’ia mbushte zbrazëtinë e shpirtit.Në meditim, ai e mbante shikimin e humbur mbi pikturën në mur, një peizazh i heshtur nga deti i Vlorës. Shpesh i dukej se e humbiste ndjesinë, e të qenit përballë saj; piktura nuk ishte më përpara syve, por brenda tij. Ajo e pushtonte ngadalë, bëhej një me të, e shtrinte mbi dallgët e kaltra, e ledhatonte me aromën e tij. I dukej sikur po largohej nga vetja dhe po tretej në atë horizont të pafund, ku qielli puthte detin dhe era sillte nga larg një jehonë të ëmbël lirie. Ishte një romantikë e zhvendosur, një ëndërr pa kufij, ku realiteti zbehej dhe mbetej vetëm ajo, deti dhe një ndjenjë e pamatshme malli. Romantikë e zhvendosur, mendoi, ndërsa shikimi  i tij vazhdonte    tretej    dallgët  e  detit...


Pamje nga miniera e kripës së  gurit

Jashtë, errësira e kobshme e minierës kishte mbështjellë gjithçka, e thellë dhe e rëndë si  një  natë, që  s’kishte  njohur  kurrë  dritën. Në sfondin e errët të minierës, fekste një dritë e ftohtë, e zbehtë si akulli, që hidhte mbi të një pamje të zymtë, gati tragjike. Ai i kuptonte punëtorët e ngratë, e ndiente thellë vuajtjen e tyre dhe përpiqej t’ua lehtësonte, sa mundte dhimbjet e trupit, por jo aq  peshën e  rëndë,  të dhimbjes  së tyre shpirtërore. Edhe aty, ai nuk pushoi së kërkuari dritë. Meqë banorët e zonës ishin minoritarë grekë, iu përkushtua mësimit të gjuhës greke. Dhe kjo gjuhë e pasur, i hapi një dritare drejt një bote të lashtë e magjike. Përkrah librave në italisht, frëngjisht dhe anglisht, tashmë në duart e tij erdhën edhe veprat e antikitetit helen. Kështu, në një vend ku e kishin dërguar për ta larguar nga vëmendja, ai zbuloi një tjetër mënyrë për të mos u humbur, për të mbijetuar: të jetonte përmes dijes, librave dhe kulturës. Ishte i vetëm, mes kripës së gurit, errësirës së minierës, por mendimet e udhëtonin larg; megjithëse  i mbyllur në  një skaj të harruar,  shpirti i tij kishte filluar të fliste me Homerin, Eskilin dhe botën e lashtë greke. Ndoshta fati e kishte larguar nga skena, por nuk mund ta largonte dot nga drita  që mbante  brenda  vetes. Me propozimin dhe mbështetjen e banorëve, iu dha e drejta për të ndjekur specializimin si patolog-terapist në Klinikën Universitare. Ishin tre vite të mbushura me përkushtim, dije e sakrifica, të cilat i përfundoi me sukses. Njëkohësisht ai ishte caktuar nga ministria, si kordinator në ambasadat, për diagnozën e pacientëve. Pas tyre, u rikthye në Spitalin e Sarandës, për të vazhduar misionin e tij si mjek. Por, edhe pse profesioni e riçoi larg, zemra nuk u largua kurrë nga Vlora. Ajo mbeti atje,  mes  njerëzve, rrugicave, dhe kujtimeve,  që i kishin lënë  gjurmë në  shpirt. Vlora ishte  një  copëz e pandarë e qënies së tij, një mall që koha nuk e zbehte dot...

Takimi im i fundit me Bexhetin ishte në Vlorë, në pranverën e vitit 1990. Një pranverë, që sot më vjen ndër mend si një stinë e largët, e mbështjellë me mall, e me dritën e kujtimeve. Po dilja nga poliklinika kur e pashë, bashkë me Dr.Apostolin. U përqafuam gjatë, me  atë  mall që  vetëm  miqësitë  e vjetra, dinë  ta  mbajnë. -Kam dëgjuar fjalët më të mira nga disa pacientë nga Saranda, që i ke operuar në sy, por edhe nga im atë, më tha Bexheti. Xha Nuriu, është një tip më vete. E kam takuar disa herë teksa zbriste shkallët e “Kuzum Babait”, ku shkonte për    kryer  ritualin e  tij, shtova unë. Nuk  e humbte kurrë mirësinë, as fjalën e ngrohtë. Më puthte në ballë dhe më thoshte: “ Sa herë    shikoj, kujtoj Bexhetin, që  e  kam  larg. Më ngjan  shumë  me  të”... Mandej largohej  i përlotur, duke marrë me  vete  emocionin. Atë  çast  ndërhyri  Apostoli: “E  kemi artist Edin, por më duket se do të na iki”...Unë nuk fola. Ndoshta sepse disa fjalë, kur prekin të ardhmen, mund të shqetësojnë, por dhe heshtja fshihte një parandjenjë. Deti valëzonte aty, i qetë, dhe qyteti vazhdonte jetën e vet, pa e ditur se për mua ato ditë do të  mbeteshin përgjithmonë, një prag: mes një takimi dhe një lamtumire, mes asaj që kishim ende  për  të thënë dhe  asaj që  nuk do ta  thoshim kurrë. Disa njerëz nuk  largohen  menjëherë  nga  jeta jonë, ata mbeten në një fjalë të ngrohtë, në një bisedë, mbeten në heshtjen tonë. Dhe ndoshta pikërisht për këtë, takimi im i fundit me Bexhetin nuk mu  duk  kurrë,  si  një fund. Më dukej si një pranverë, që vazhdon akoma të lulëzojë brenda  kujtesës.

Një mëngjes shkurti të vitit 2019, sapo po bëhej gati të nisej për në klinikë, një telefonatë e shtangu. Në anën tjetër të receptorit ishte Giti, bashkëshortja e mikut të tij, Aco Fllokos. Zëri i saj i dridhur, i mbytur në lot, mezi mundi të shqiptonte lajmin makabër: “Aco ishte ndarë papritur nga jeta”... Për disa çaste, fjalët i mbetën në gojë. Nuk mundi të thoshte asgjë. Dora i rrëshqiti nga receptori, ndërsa lajmi i rëndë i ra mbi shpirt, si një goditje e befasishme. Telefonoi për taksi dhe u nis menjëherë drejt Tiranës. Ishte një goditje  e fortë emocionale, një sizmikë shpirtërore që i tronditi themelet e qënies. Nuk po përballej thjesht me humbjen e një miku, por  shkëputjen nga njeriu, me të cilin kishte ndarë një pjesë të pazëvendësueshme të jetës. Aco ishte miku i tij “siamez”, ai që e kishte ndjerë pranë në gëzime e në vështirësi, në heshtje e në fjalë. Dhe tani, gjithçka kishte marrë fund papritur. Rruga drejt Tiranës iu duk e pafund. Në mendje i kalonin njëri pas tjetrit kujtimet, bisedat, gëzimet, çastet e bukura të përbashkëta. Sa më shumë afrohej, aq  më e  pamundur i dukej ta pranonte realitetin. Ishte sikur po ndahej diçka brenda tij. Sikur po i këputej një pjesë e shpirtit. Sepse disa miqësi nuk mbeten thjesht miqësi; ato bëhen pjesë e qënies tonë. Por jeta na servir, të papritura të ndryshme. Nuk kishin kaluar as dy vjet, Covid-i trokiti në dyert e miliona njerëzve dhe, në mënyrë të pamëshirshme, rrëmbeu prej nesh edhe atë, që kishte zgjedhur gjithë jetën t'u qëndronte pranë të tjerëve, në çastet e tyre më të vështira...Doktori u kthye nga spitali, mbasi kishte ofruar kontributin e tij mjekësor  pa kushte, megjithëse në pension, por nuk ndihej mirë.Të jetë lodhje apo fillimi i një drame, mendoi. Njeriu  ecën  dhe  kur  diçka  mundohet  ta ndal, ecën në mendime. Disa ditë më parë kishte bërë dhe dozën  e  dytë të vaksinës. Si “rastësisht”, i filloi në mbrëmje një dhimbje gjoksi    në anën e majtë, kollë me vështirësi në frymëmarje, me një temperaturë që nuk i binte. Vendosi stetoskopin në gjoks, të vizitonte veten, ishte here e parë që ndjehej doktor – pacient. Dëgjonte mushkërinë që gulçonte, me tinguj të zhurmushëm, si dallgë deti,...kakofoni, pëshpëriti E nuhati menjëherë diagnozën, pneumoni intersticiale, por po më ngacmon zemrën, aritmi, pëshpëriti gati me vetveten. U vërejt në fytyrë, sytë ju mbushën me lot, parashikoi të ardhmen, prognozën...Mori në dorë  fotografinë e  djalit dhe e ledhatonte, por askujt nuk i tha gjë. Shikoi për pak detin nga dritarja, që Nëndori e kishte egërsuar. Dallgët përplaseshin në shkëmbinjtë, si të donin të çanin heshtjen përreth. Jashtë, rruga ishte bosh. Asnjë  njeri, asnjë  zë...

Vetëm deti dhe një qiell i rënduar, ndërsa bota dukej sikur kishte mbetur pezull, në një heshtje të madhe, të frikshme, plot pikëpyetje. Me vështirësi mori fizarmonikën.E mbajti pak në duar, e përkëdheli si një mik të vjetër, si të donte t’i besonte asaj gjithçka, që nuk mund ta thoshte me fjalë. Dhe filloi të luante. “Adios Nonino” e Astor Piazzollës u përhap ngadalë në dhomë, ajo elegji e dhimbshme, e fuqishme, si një mesazh lamtumire, vinte nga  thellësia e shpirtit. Çdo tingull dukej si një kujtim.Çdo akord, një përshëndetje. Çdo frymëmarje e fizarmonikës, një copëzim shpirti, që po ndahej nga kjo botë. Ai shikoi edhe një herë fotografinë e djalit, e  shtrëngoi  fort në dorë, pastaj mbylli ngadalë sytë. Dhe gishti i mbeti i ngrirë mbi një akord La minor, dhe   melodia  u  këput. Bashke  me  këngën, po  këputej  një  jetë!Në dhomë mbeti vetëm heshtja. Dhe larg, përtej dritares, dallgët vazhdonin të përplaseshin, deti që e rriti, atë shtator të 2021, po e vajtonte...

Ironia e dhimbshme e fatit ishte se, ai që kishte luftuar për jetën e të tjerëve, nuk mundi ta  fitonte  betejën, për të vetën. Por vdekja nuk mundi  ta  mposhtë  një  jetë të tillë. Sepse disa njerëz nuk maten me vitet që jetuan, por me  jetët që prekën. Dhe ai la pas shumë më tepër se kujtimin e një mjeku të sakrifikuar: la kujtimin e një njeriu të mirë, të një shpirti të ndjeshëm, të një zemre që dinte të  dhuronte, pa  kërkuar asgjë    këmbim.


Mes  pasioneve të  universit    tij...

Ndoshta kjo  është mënyra më e bukur, për të mos e lënë, askush të vdesë: ta  mbajmë  gjallë    mbijetesë, në  fjalë, në kujtime, në dashuri. Dhe këto vargje lindën pikërisht për këtë, që ai të vazhdojë të jetojë aty, ku vdekja nuk mund të hyjë: në zemrat e  atyre, që e  njohën, atyre  që e  donin  dhe e  respektonin !