Florim Zeqa: Me besim në Zot dhe elektorat për ringritjen e partisë!
Me besim në Zot dhe elektorat për ringritjen e partisë!

LDK
dikur ishte krenaria, shpresa dhe besimi i qytetarëve të Kosovës, tani është
kthyer në farsë politike të cilës nuk i beson më askush në Kosovë! Si t'i
besohet një subjekti politik që mbahet peng nga klanet dhe grupet e interesit,
të cilat po e dëmtojnë të ardhmen e shtetit!
Iniciatorët
e 'votëbesimit' janë mbështetësit më besnik të kryetarit dështak të partisë
Pengmbajtësit,
të ndarë dhe përqarë për ambicie personale po e rrënojnë pamëshirshëm në
themelet e saj LDK-në e liderit historik, Ibrahim Rugova!
LDK-ja përveqse amanet i Rugovës, është
amanet politik i mijëra aktivistëve dhe veprimtarëve të orëve të para që
sakrifikuan në kohët më të vështira për Kosovën.
Mirëpo, drejtuesit post-rugovian, po e
trajtojnë LDK-në si plaçkë lufte dhe si mjet për arritjen interesave personale.
Garën e ndershme dhe demokratike e kanë
kthyer në maskaradë zgjedhore brenda partisë!
Votën e lirë e kanë kthyer në aklamacion,
kurse rivalitetin politik e kanë kthyer në luftë klasash brenda partisë!
Degradimi e arriti kulmin kur dorëheqja e
kryetarit humbës të zgjedhjeve u kthye në 'votëbesim' (uzurpim të partisë)!
Klanorët gjedhjet e brendshme i kanë
zëvendësuar me 'mocione votëbesimi' për kryetarin sa për të justifikuar pazaret
politike për poste të larta në parti!
Iniciatorët e 'votëbesimit' janë
mbështetësit më besnik të kryetarit të partisë!
'Votëbesimi' është loja më e pandershme
që ka ndodhur ndonjëherë në LDK nga themelimi e deri në ditët e sotme!
Kjo lojë është e organizuar nga klani i
Isa Mustafës për ta mbrojtur produktin e tij-Lumir Abdixhiku!
Në fakt, që pas vdekjes së liderit
historik, LDK është në kërkim të një lideri karizmatik, por ndodhet shumë largë
atij qëllimi, për shkak të largimit të figurave markante dhe themeltarët nga
klanorët aktualë!
Beteja politike mes klaneve për kapjen e
partisë e ka dobësuar aq shumë LDK-në, saqë vetëm një figurë e re mund ta bëjë
kthesën e madhe në këtë subjekt politik!
Liderët lindin, ata nuk krijohen me stimulime
dhe ndarje të partisë!
Partia nuk bashkohet me fjalë por më
vepra!
Aktivistët dhe veprimtarët që i qëndruan
besnik idealit të tyre, që dhanë gjithçka për LDK-në, nuk iu besojnë më klaneve
dhe grupeve të interesit që e ndanë dhe përqanë partinë!
Ata që i dhanë shtëpisë emër nuk janë më
pjesë e saj, vendet e tyre i zunë matrapazët dhe mercenarët, parashutistët dhe
të ricikluarit politikë! Ata që sot e kërkojnë besimin në LDK janë njerëz pa
themel dhe pa asnjë gjurmë rugoviane në LDK!
Ka
ardhur koha që Lidhjen Demokratike të Kosovës ta udhëheqë një intelektual i
kalibrit nga mërgata. Lideri i LDK-së duhet të jetë i vendosur dhe i guximshëm,
përbashkues dhe unifikues i vlerave rugoviane i cili nuk është pjesë e klaneve
dhe grupeve të interesit në LDK.
I
tillë jam unë, e kam dijen, dëshirën, vullnetin, vendosmërinë dhe guximin për
reformimin e thellë të LDK-së pa asnjë ambicie personale, me forcën dhe
qëllimin hyjnor, me besim në Zot dhe elektorat për ringritjen e partisë.
Florim
Zeqa, kandidat për kryetar të LDK-së!
Orsago (Itali), 17.07.2026


