Refik Hasani: Reagim mbi deklaratën e Snezhana Paunoviq, ministre në Qeverinë e Serbisë
Reagim nga Refik Hasani, publicist dhe veprimtar,
mbi deklaratën Snezhana Paunoviq,
Ministre në Qeverinë e Serbisë

Nga
Bashkësia Ndërkombëtare, pres me të
drejt se BE-ja, do të duhej, të denon përmes një Rezolute detyruese lidhur me
deklaratën e Snezhana Paunoviq, Ministre në Qeverin e Serbisë, BE-ja, do të duhej të kërkon zyrtarisht nga Serbia,
që Parlamenti dhe Qeveria të distancohen
nga kjo deklaratë. Nëse, Parlamenti dhe Qeveria e Serbisë nuk distancohen nga kjo deklaratë, Serbia do të
duhej të sanksionohet në baza financiare dhe sanksionohet në aspektin
diplomatik. Është momenti i fundit që BE-ja
për deklaratën e Snezhana
Paunoviq, të detyroj duke kërkuar të
ndiqet penalisht Snezhana Paunoviq, Ministre në Qeverin e Serbisë,si: Për
thirrje publike në pastrim etik, për luftë nxitje, urrejtje, racizëm dhe
ksenofobi. Po ashtu Bashkësia Ndërkombëtare,
do të duhej shpallte non grata në
gjithë shtetet anëtare veqë e veqë të BE-së dhe nga vetë instancat e BE-së dhe SHBA-ja.
***
Sipas
të drejtës ndërkombëtare, bazuar në gjitha
aktet, konventat dhe traktate, si instrumente ndalojn çdo propagandë për
luftë, ndalon çdo thirrje për urrejtje kombëtare, racore ose fetare që përbën
nxitje për diskriminim, armiqësi ose dhunë. Serbia kështu vazhdon të promovon
përhapjen e ideve të bazuara në superioritetin racor, nxitjen e urrejtjes
racore dhe nxitjen e dhunës kundër grupeve racore ose etnike.BE-ja dhe SHBA-të
do të duhej të ndalin çdo kapitull për hyrje të Serbisë në BE. Bashkësia
Ndërkombëtare, si ka mundësi nga
Republika e Kosovës të kërkoj të rifilloj të ulët në një tavolinë, pa u denuar
deklarata nxitëse nga Snezhana Paunoviq, Ministre në Qeverin e Serbisë.
Deklarata e Snezhana Paunoviq, Ministre e Serbisë, më së rëndi përjetohet tek
shqiptarët etnik e autokton në Krahinën e Luginës së Preshevës
Deklarata e Snezhana Paunoviq, Ministre e Serbisë, deklarata e më hershme nga Ana Brnabiq, aktualisht Kryetare e Parlamentit të Serbisë,
si dhe mbishkrimet, pankaratat ''Vdekje shqiptarëve", shqiptarët etnik e
autokton në Krahinën e Luginës së Preshevës, që përfshin Preshevë,
Medvegjë dhe Bujanoc, mendoj përjetohet shumë rëndë.Se nëse pastrimi etnik ''po të kishte qenë në vendin e Sllobodan
Millosheviqit në vitin 1998-1999, do ta pastronte etnikisht Kosovën'', e lexojm
pasi Serbia nuk arriti të realizoj në vitin 1998-1999, ky është një mesazh se
Serbia do të realizoj pikërisht në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, sikurse që e
realizoi në Sanxhakun e Nishit, para më shumë se një shekull, me dëbim, pastrim
etnik e gjenocid.
Kjo
është droja e madhe që dominon pasi vazhdohet se statusi politik i Krahinës shqiptare, të mbetur
padrejtësisht nën administrimin e Serbisë,
nuk është zgjidhur ende, përkundër vullnetit plebishitar të kësaj
Krahine, Referendumin e datës 1 e 2 Mars
1992,dhe kryengritjes së armatosur UÇPMB-ës, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe
identitetin e kësaj Krahine, por edhe
arritjes së Marrëveshjes së Konçulit. Kjo deklaratë e Snezhana Paunoviq,
Ministre e Serbisë,në mesin e qytetarëve të kësaj krahine, instalon një
pasiguri të plotë, kështu mbjellë frikë,e një psikozë të bazuar.
Deklarata
e rritë pasigurin në mesin e qytetarëve të kësaj krahine, e shton panikun dhe dron, kjo prodhon efekte tepër negative posaqërisht
tek shqiptarët, në Serbi jetojn në kushte diskriminimit klasik, është demotivim për rini dhe kuadrot
e shkolluara, duke ju ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca
të vazhdueshme për shpërngulje, migrim e
asimilim.
Me
një fjalë shqiptarët Etnik e Autokton në
Krahinën e Luginës së Preshevës, jan
ndier të lën pas dore dhe të diskriminuar, pas kësaj deklaratë edhe më të
rënduar.
Pas
kësaj deklarate nga një Ministre e Serbisë,do të duhej të alarmohen dhe të jetë
një paralajmërim shumë serioz, është
më
se e domosdoshme të shtohet prezenca dhe monitorimi, nga ndërkombëtarët,në
Rajonin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Serbia po zbaton pa zhurmë dhe
krejt në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrit të
shpopullojë zytarisht Preshevën, Medvegjën, e Bujanocin, pasivizimi i adresave
që njëmendë është pastrim i organizuar shtetëror Etnik.


