Gjon Keka: Dje populli ynë mbante flamurin e qytetërimit europian, sot mban flamur ideologjik fetar të huaj

1h më parë

Dje populli ynë mbante flamurin e qytetërimit europian, sot mban flamur ideologjik fetar të huaj

Nga Gjon Keka

Duke parë prapa në rrjedhën e gjatë të historisë sonë, mësojmë se kombi ynë ia detyron ruajtjen e tij Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) dhe arbërorëve të tij besnikë, sepse në atë kohë ishte Arbëria në krye me Gjergj Kastriotin që mbajti flamurin e qytetërimit europian.

Sot, sidomos në Kosovë, pushtetarët, ashtu edhe disa individë e grupe ideologjike fetare, po mbajnë flamuj fetarë dhe mbrojnë iluzione ideologjike fetare të huaja, që jo vetëm se dëmtojnë kombin tonë nga brenda, por edhe ia prishin imazhin e tij kudo në botën e qytetëruar.

Pra, thënë më saktë, dje populli ynë fisnik, populli i Gjergj Kastriotit, mbante flamurin e qytetërimit europian dhe e mbronte atë duke u bërë mburojë e pakalueshme, ndërsa sot mban flamur ideologjik fetar islamik të pushtuesve dhe e mbron atë sikur të ishte vendi i lindjes së kësaj ideologjie fetare të huaj.