Gjon Keka: Afër statujës së Skënderbeut në Prishtinë të ndërtohet një monument falënderimi për SHBA-në dhe Austrinë

1h më parë

Afër statujës së Skënderbeut në Prishtinë të ndërtohet një monument falënderimi për SHBA-në dhe Austrinë

Nga Gjon Keka

Ne si popull, komb e shtet, duhet që ShBA-s dhe Austrisë në shenjë mirënjohje e falënderimi për ndihmën e tyre ndaj kombit tonë, t'i ndërtohet një monument simbolik falenderimi në mes të Prishtinës, pikërisht aty afër statujës së kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit (Skënderbeut)...

Ashtu që jo vetëm ne sot, por edhe brezat që do të vijnë ta kenë të pastërt pasqyrën e historisë së shpëtimit të kombit tonë, se kush ishin miqtë tanë në kohërat e vështira dhe kush ishin armiqtë tanë që donin të na zhduknin jo vetëm nga trojet tona, gjuhën tonë, besimin tonë, familjen tonë kombëtare e europiane, por edhe nga faqja e dheut.