Florim Zeqa: Mos e humbni trenin e fundit për shpëtim?!
Mos e humbni trenin e fundit për shpëtim?!

Pas shpalljes së
kandidaturës time për kryetar të LDK-së, me të drejt familjarët e mi dhe miqtë
e ngushtë kanë filluar të shqetësohen për fatin tim, shkaku i kërcënimeve dhe
shantazheve që më vijnë nga individ të caktuar, të cilët për qëllim e kanë
ndalimin e misionit tim fisnik!
Pa dashuri nuk bëhen punët e mira për vendin
Siq më njohin lexuesit e rregullt dhe elektorati i
LDK-së, unë në shkrimet e mia flas me gjuhën e zemrës, asnjëherë nuk udhëhiqem
nga mënia apo inatet personale, por nga dashuria që kam ndaj atdheut tim të
shenjt-Kosovës dhe bashkombasve në Kosovë dhe në mërgatën tonë.
Unë asnjëherë
deri më sot, nuk e kam mbështetur keq-qeverisjen e vendit pavarësisht kush ka
qënë në pushtet, sikurse që nuk i kam mbështetur pazaret e pista politike për
interesa personale të kujtdo qofshin ato.
Si rezultat i
kastës së dështuar politike LDK-ja ka rrëshqitur në vendin e tretë dhe me
tendencë të rënjes edhe më poshtë se kaq!
Në ndërkohë
elektorati i saj po lëvizë pandalshëm drejt partive tjera, kurse qyetarët e
vendit dita-ditës janë duke e braktisur vendin, jo shkaku i dhunës dhe
represionit të pushtuesve serb, por shkaku i keq-qeverisjeve të njëpasnjëshme!
Ashtu siq e
ceka në fillim të këtij shkrimi, nuk kam asgjë personale me kryetarin aktual
dhe as me drejtuesit e partisë, qofshin ata deputet, asambleist apo kryetar
komunash, por, problemin e kam me keq-menagjimin e partisë!
Trajtimi i
partisë si pronë private e ka sjellur LDK-në këtë gjendje mjeruese dhe
konfliktuoze, shkaku i luftës së ashpër në mes të klaneve dhe grupeve të
interesit për marrjen e primatit të "Rugovizmit" në parti!
Klanorët antipod të LDK-së rugoviane
Përderisa dashuria dhe dhimbja janë në të njëjtët
binarë, krenaria dhe zhgënimi mbajnë të njëjtën rrugë!
Dhimbja dhe
zhgënjimi më bëjnë akoma më të fortë dhe më të qëndrueshëm në rrugëtimin tim
dhe në përballje me sfidat e kohës!
Iluzionistët e
ringjalljes së LDK-së përmes klaneve dhe grupeve të interesit do të mashtrohen
keq, ashtu siq u zhgënjyen nga "Rruga e Re" dhe nga "Bashkimi i
të djathtës shqiptare"!
Drejtuesit e
LDK-së post-Rugoviane për dy dekada rresht nuk i sollën asnjë fitore LDK-së në
zgjedhjet parlamentare!
Vërtetë 9 palë
zgjedhje të humbura rresht nuk janë pak, e dhjeta do të jetë e tepërt...!
Klanorët po
mundohen t'ia shesin 'sapunin për djath' elektoratit përmes të ashtuquqjturit
"Kuvend i Jashtëzakonshëm Zgjedhor", të cilat do të jenë mashtrime të
kriposura plot hipokrizi siq ishte "dorëheqja" e Abdixhikut pas
zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar!
Klanorët garën
e ndershme dhe demokratike e kanë kthyer në maskaradë zgjedhore brenda partisë!
Votën e lirë e
kanë kthyer në aklamacion, kurse rivalitetin politik e kanë kthyer në luftë
klasash brenda partisë!
Degradimi e
arriti kulmin kur dorëheqja e kryetarit humbës të zgjedhjeve u kthye në
'votëbesim' (uzurpim të partisë)!
Vetëm
vendimarrja tek elektorati përmes Referendumit mund ta nxjerrë liderin
unifikues të partisë, kurse maskaradat zgjedhore do ta përcaktojnë fundin e
LDK-së!
Dikur
rugovizmi ishte krenari dhe sfidë njëkohësisht, sot është bërë spot politik pa
pagesë dhe biznes në të njëjtën kohë!
LDK-ja e sotme
nën tutelën e klaneve dhe grupeve të interesit jo vetëm që nuk ka gjë të
përbashkët me të kaluarën e saj, është kthyer në antipod të LDK-së rugoviane!
Antirugovistët
e mbështjellur me flamur dardan e kanë e kanë bërë të neveritshëm rugovizmin në
LDK!
Treni i fundit për shpëtim
Cilido kandidat që zgjedhet Kryetarë i LDK-së
përmes Referendumit do të jetë i pranueshëm për të gjithë dhe i suksesshëm në
ringritjen e partisë.
Nëse
elektorati më ngarkon me besim për drejtimin e LDK-së, unë do ta shpërblejë me
ringritje në vendin e dytë pas zgjedhjeve të dhjetorit, kurse në zonjë të
skenës politike kosovare dhe mbretëreshë të qeverisjes së vendit pas zgjedhjeve
të rregullta parlamentare!
I tillë do të
mbetëm, përherë ushtarë besnik i atdheut dhe gardian i interesave të
bashkombasve të mi dhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi.
Unë biri yt,
që lutem e punojë ditë e natë për ty Kosovë, edhe përkundër kërcënimeve dhe
shantazheve nuk do të ndalem për asnjë çast së punuari dhe vepruari për të
mirën e vendit dhe qytetarëve të vendit tim për t'i dalë zot shtetit dhe
interesave të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve në mërgim.
Për këtë e kam
dijen, dëshirën, vullnetin, vendosmërinë dhe guximin për reformimin e thellë të
LDK-së pa asnjë ambicie personale, me forcën dhe qëllimin hyjnor, me besim në
Zot dhe elektorat për ringritjen e LDK-së. Përveç
çelësit në dorën time, unë jam treni i fundit për shpëtimin e LDK-së nga
katandisja në humnerën e pakthim!
I bëjë thirrje
nga shpirti elektoratit të LDK-së: Mos e humbni trenin e fundit për shpëtim!
Nëse krerët
LDK-së nuk hapin rrugë dhe nuk e pranojnë efertën e shpëtimit, do të
ballafaqohen me ndëshkimin e elektoratit në zgjedhjet e dimrit të këtij viti, i
cili për LDK-në do të jetë dimri më i acart në historikun 38 vjeçar të saj!"
Megjithatë, unë me ndihmën e qytetarëve do ta gjejë
mënyrën dhe rrugën e veprimit, do ta gjejë alternativën e veprimit politik për
ta bërë ndryshimin epokal dhe kthimin e shpresës së qytetarëve për jetë në
vendin më të bukur në botë-Dardaninë tonë antike.
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!
Zoti i bekoftë qytetarët e vendit tim!
Florim Zeqa, kandidat për kryetar
të LDK-së!
Orsago (Itali), 25.07.2026


