Petrit Dibrani: Pse duhet shqiptarët të bashkohen dhe në një "Shqipëri të Bashkuar Natyrale" të fuqizohen?
Pse duhet shqiptarët të bashkohen dhe në një "Shqipëri të Bashkuar Natyrale" të fuqizohen?

Sepse:
është Dëshmi dhe Porosi e Hyjnorit tim personal, GJERGJ KASTRIOTI, përbashkues
i të gjithë (princave arbëror) dhe Simbol e Shpëtimtar i Arbërisë tonë.
–
Shqiptarët kanë një gjak.
–
Shqiptarët kanë një gjuhë.
–
Shqiptarët kanë një traditë e kulturë dhe
–
Shqiptarët e kanë një Flamur.
Jemi
ne të gjithë bashkë.
*Kombi
është zjarri i dashurisë për atdheun, që vlon në gjakun tonë të lidhur me fise!
*Gjuha
e jonë Shqipe, që kuptohet vetëm me "Mitologjinë tonë Historike",
është Identiteti ynë kudo që jetojmë.
*Atdheu
është kurdo e kudo që jemi, është brenda nesh, ose në asnjë vend, ngase nga
dashuria për shtëpinë ku kanë lindur të parët tanë, buron edhe dashuria për
atdheun.
*Simbolet
janë të trashëguara nga paraardhësit tanë, që i mbajmë në djep nga lindja e
deri në vdekje që mbulohemi, edhe pranë n'çdo varr.
*Tradita
e Kultura janë shtylla kurrizore e dinjitetit, identitetit dhe udhërrëfyes, që
i lidh brezat përmes vlerave të trashëguara, duke e ruajtur dhe mbajtur gjallë
shpirtin e popullit tonë.
Dhe
kur t'gjitha këto "fakte kombëtare" të Hsitorisë sonë të lavdishme,
me shumë gjak e lotë dhe sakrificë, ruhen e mbrohen dhe kultivohen që të trashëgohen
për pasardhësit tanë, e tregojnë shkallën e Kombësisë Shqiptare të
Shqipërisimit e të Shqiptarësisë së qëndrueshme dhe stabile.


